Sot shënohet dita më e ftohtë e muajit janar në Shqipëri.
Meteorologia Tanja Porja bëri të ditur se moti do të jetë i kthjellër por me temperatura ekstremisht të ulëta në të gjithë vendin. Sipas meteorologes, dita e sotme (e hënë) do të jetë dita më e ftohtë e janarit dhe ndoshta e gjithë dimrit 2025–2026, nëse shkurti nuk sjell masa ajrore më të ftohta.
Sipas saj në zonat malore, temperaturat minimale kanë zbritur deri në -15°C, ndërsa vlera negative janë regjistruar edhe në zonat qendrore dhe pjesën më të madhe të bregdetit.
Sipas meteorologes era do të fryjë mesatare deri herë pas here e fortë, nga veriu dhe verilindja, duke e bërë ndjesinë e të ftohtit edhe më të fortë.
