Saturday, March 14, 2026
HomeALBdhimbshme! Policia jep detaje për foshnjën 2-muajshe që përfundoi në spital, nga...

dhimbshme! Policia jep detaje për foshnjën 2-muajshe që përfundoi në spital, nga Korça në Tiranë!

Policia e Korçës ka dhënë sot detajet e para hetimore për ngjarjen e ndodhur dje, ku një foshnjë e sapolindur, vetëm 2-muajshe u dërgua fillimisht në Pediatrinë e Spitalit të Korçës në gjendje të rëndë dhe më pas u nis drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Burime zyrtare sqaruan se familjarët nga një fshat i devollit e sollën me urgjencë për trajtim në gjendje të rëndë fëmijën, teksa nga verifikimet dhe marrja në pyetje e mjekëve rezultoi se foshnja kishte lindur para kohe.

Kjo i ka shkaktuar edhe simptoma shëndetësore, kryesisht në organet e frymëmarrjes, në probleme respiratorë.

“Më 13 mars, në spitalin Pediatrik Korçë, i shoqëruar nga prindërit ka shkuar për mjekim në gjendje të rëndë shëndetësore, një foshnjë 2-muajshe, banues në një fshat të rrethit Devoll. Nga veprimet e kryera dhe deklarimet e familjarëve, rezulton se foshnja ka lindur para kohe dhe me probleme respiratorë”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar sot (14 mars).

Më tej sqarohet se “pas trajtimit në spitalin Pediatrik të Korçës, u dërgua në Tiranë, për mjekim të specializuar”.

Hetimet vijojnë bashkë me prokurorinë vendore, për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Aktualisht fëmija vijon të mbahet nën kujdes intensiv nga mjekët pediatër të kryeqytetit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments