Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me aktet e dhunës që u regjistruan ditën e djehsme në protestën e opozitës.
Boçi ka deklaruar se Sali Berisha është goditur me spraj paralizues, që sipas tij është një armë luftarake.
“Kur donim të dilnim te selia e Partisë Demokratike, ka pasur bllokim nga policia. Është goditur edhe zoti Berisha, bashkë me një pjesë të deputetëve. Berisha është goditur me spraj paralizues, ajo është armë luftarake. Një polic mund ta përdorë për vetëmbrojtje, por nuk e sulmoi zoti Berisha. Sali Berisha ishte i targetuar”, deklaroi Boçi.
