Wednesday, March 18, 2026
HomeALBDel lista, vipat që do hynë në Ferma Vip

Del lista, vipat që do hynë në Ferma Vip

Ethet e reality show-t po rikthehen, këtë herë jo në një shtëpi luksoze, por në fshat.

Edicioni i tretë i “Ferma VIP” pritet të startojë rreth datës 20 Mars, dhe ndërsa sinjalet për Arbanën si moderatore po shtohen, kurioziteti maksimal është për banorët.

Një listë me emra mjaft të njohur të ekranit dhe muzikës tashmë po qarkullon, e ndarë mes aludimeve dhe konfirmimeve jozyrtare.

Emrat që përfliten fuqishëm për të veshur çizmet e fermerit janë ikona e stilit Jonida Maliqi, aktori i humorit Romir Zalla, poetja ekstravagante Mimoza Ahmeti, si dhe Akil Varfi, Ledian Agallijaj dhe Indri Shiroka mendohet per Noizy dhe Encen por te presim se ca do ndodh .

Megjithatë, gazetari Andi Vrapi ka dhënë si “informacion të sigurt” dy emra që pritet të garantojnë dinamika të forta: reperin e njohur Fero dhe ish-banoren shpërthyese, Ermiona Lekbello.

Përveç kastit, surpriza ka edhe në rolet e tjera të formatit. Inida Gjata (Zhaku) përflitet se do të jetë në pozicionin e opinionistes, ndërsa balerini dhe fituesi i BBV1, Ilir Shaqiri, pritet të marrë rolin autoritar të “Kryeplakut” të Fermës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments