Monday, March 9, 2026
HomeALBDel foto dhe emri i personit që qëlloi me armë në Shkodër

Del foto dhe emri i personit që qëlloi me armë në Shkodër

Një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri në lagjen Kiras, Shkodër, gjatë një operacioni policor për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë.

Sipas burimeve të policisë, bëhet fjalë për shtetasin Barush Bregu, i cili është në kërkim edhe për vepra të tjera penale. Në momentin që efektivët e policisë kanë tentuar ndalimin, Bregu ka qëlluar një herë në ajër dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Dhjetra efektivë të policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke vendosur masa të rrepta sigurie. Operacioni vijon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 15:10 gjatë patrullimit në lagjen Guerrile, Shkodër, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me dy persona. Drejtuesi i automjetit nuk iu bind urdhrit dhe shtoi shpejtësinë, duke kryer manovra të rrezikshme, çka çoi në ndjekje nga efektivët. Gjatë ndjekjes, pasagjeri ka qëlluar një herë në ajër dhe më pas është larguar, ndërsa drejtuesi i automjetit u kap nga policia.

Grupi hetimor, në drejtim të Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:10, gjatë patrullimit në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, një automjeti me të cilin lëviznin 2 shtetas, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes dhe ka kryer manovra të rrezikshme me automjet.

Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit. Gjatë ndjekjes, dyshohet se pasagjeri në këtë automjet, duke u larguar ka qëlluar një herë, në ajër, me armë zjarri, dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë kanë kapur drejtuesin e automjetit, inicialet e të cilit nuk bëhen të ditura për momentin, për shkak të konfidencialitetit të hetimit.

Ndërkaq, vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit në këtë automjet. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments