Saturday, February 14, 2026
HomeALBDeklarimi i pasurive për herë të parë, befasohuni nga “skeda” e deputetes...

Deklarimi i pasurive për herë të parë, befasohuni nga “skeda” e deputetes Zegjine Çaushi…

Deputetët që janë futur për herë të parë në Kuvend kanë dorëzuar deklaratat e detyrueshme të pasurive që zotërojnë.

Vërehet se pjesa më e madhe e tyre kanë në pronësi kryesisht apartamente dhe prona të tjera të patundshme si dhe llogari bankare në lekë, euro dhe dollarë. Burimi i deklaruar i tyre është kryesisht kursime dhe trashëgimi.

Në këtë speciale, “RILINDJE.info” ju sjell deklaratat e pasurive të analizuara për të gjithë deputetët që e dorëzuan atë për herë të parë.

Vlen të theksojmë që deputetja e Fierit, Zegjine Çaushi nuk figuron me prona të patundshme në emrin e saj.

Deputetja e re socialiate deklaron 4 llogari bankare, një prej të cilave pa asgjë, një me afro 15 mijë euro dhe 2 të tjera me total gati 500 mijë lekë të reja ose 5 milionë lekë të vjetra.

Çaushi deklaron 244 mijë lekë te reja pagë për 9 muaj të 2025.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments