Të gjithë sytë janë drejt spektaklit më të madh të vitit – finales së “Big Brother VIP Albania 4”. Teksa numërojmë orët e fundit për të zbuluar se kush do të fitojë çmimin e madh, atmosfera është elektrizuese, jo vetëm në skenë, por edhe në Tapetin e Kuq, ku Top Albania Radio është duke raportuar live çdo moment, intervistë dhe detaj.
Në një lidhje direkte, ish-banorja Ola befasoi me deklaratën e saj të papritur, duke u shprehur:
“Jam shumë e qetë dhe nga ana emocionale. Është ende herët për t’u prononcuar.”
Por ishte pyetja e drejtpërdrejtë e Ronaldo Sharkës që e vuri në qendër të vëmendjes:
“Marrëdhënie seksuale ke kryer?”
Ola, pa u stepur, u përgjigj: “Jo. Unë jam e virgjër.”
Një deklaratë që ndezi menjëherë reagime në rrjet, duke i dhënë kështu një tjetër kthesë surprizuese mbrëmjes finale të BBV.