Dasma e shumëpërfolur e Mateos dhe Brikenës vazhdon të prodhojë momente dhe reagime që po bëjnë xhiron e rrjetit.
Gjatë ceremonisë, Brikena ka ngritur një pyetje që nuk kaloi pa u vënë re: “Pse nuk erdhi Iliri në dasmë?”. Nga ana tjetër, Mateo u përpoq ta justifikonte mungesën duke thënë se ndoshta bëhej fjalë për largësinë apo rrugën.

Por situata mori tjetër drejtim pas reagimit të vetë Ilirit në rrjetet sociale. Ai u shpreh se arsyeja e mungesës së tij ishte fakti që nuk ishte ftuar nga “vëllai i madh”, duke lënë të kuptohet se gjithçka lidhet me një mosftesë dhe jo me distancën.
Ky reagim ka ndezur menjëherë debat mes ndjekësve, duke shtuar dyshimet për marrëdhëniet mes tyre dhe duke e kthyer këtë moment në një nga më të komentuarit pas dasmës.
