Pas largimit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” pak para finales së madhe, Stenaldo ka folur për këtë eksperiencë televizive.
Për të, pjesëmarrja në këtë format nuk përfaqësonte thjesht një garë për të fituar çmimin e madh, por një provë të vërtetë karakteri përballë presionit publik.
Gjatë rrëfimit të tij, ai ka theksuar se ruajtja e integritetit dhe e standardeve personale ka qenë parësore gjatë gjithë rrugëtimit.
Stenaldo ka argumentuar se dëshira për të ecur përpara në lojë nuk duhet të justifikojë fyerjet apo denigrimin e kundërshtarëve. Sipas tij, vëmendja e madhe e publikut ishte një mundësi për të treguar pjekuri dhe për t’i qëndruar besnik vlerave të tij dhe ndershmërisë.
Pavarësisht se nuk arriti të prekë finalen, ish-konkurrenti është shprehur krenar për lojën që ka zhvilluar, një qëndrim i cili ka gjetur mbështetje dhe vlerësim edhe nga ndjekësit e programit për shkak të natyrës së tij të matur.
Kujtojmë se Stenaldo përfundoi rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri pas një televotimi të ngushtë me Maeton, duke lënë garën vetëm pak javë përpara përfundimit të këtij edicioni.
Ndersa sot ai ka falenderuar per supprtin dhe po pi kafen me Luiz Ejllin

