Deklaratat e fundit të moderatorit Ledion Liço gjatë spektaklit “Big Brother VIP” kanë ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale. Komentet e tij lidhur me prindërit që braktisin familjen janë interpretuar nga shumë ndjekës si një mesazh i drejtpërdrejtë për ish-partneren e tij, Sara Hoxha.
Gjatë diskutimit në spektakël, Ledioni u shpreh se nuk justifikon në asnjë mënyrë prindërit që largohen nga fëmijët e tyre. Ai theksoi se një vendim i tillë nuk është i pranueshëm, pasi sipas tij, kur një person zgjedh të bëhet prind, merr një përgjegjësi që nuk mund ta lërë pas.
“Unë jam i pari që nuk justifikoj asnjë prind që braktis fëmijën e vet, përkundrazi e gjykoj me forcë të madhe”, u shpreh ai ndër të tjera.
Kjo deklaratë u komentua gjerësisht në rrjet, sidomos në një moment kur prej kohësh qarkullojnë lajme për ndarjen e tij me Sara Hoxhën dhe për nisjen e një romance të re të saj me partnerin Erion Gina.
Deri më tani, Sara Hoxha nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me këto komente apo me interpretimet që po bëhen në rrjet.
Kujtojmë se Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë prindër të tre fëmijëve: dy djemve London dhe Roman, si dhe vajzës së tyre Ruya Roe. Ndërkohë, deklarata e moderatorit vazhdon të diskutohet gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e shohin si një mesazh me nëntekst.
