Pas largimit nga “Big Brother VIP”, Egli Tako nuk ka humbur kohë! Ajo është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore me këngën e saj më të re, të titulluar “Jetë”, dhe fjalët e saj në emisionin “Goca dhe Gra” kanë nxitur shumë reagime.
Egli tregoi se muzika nuk është thjesht një pasion i momentit, por një pjesë e rrënjosur thellë në jetën e saj.
“Unë nuk jetoj dot pa muzikë! Nuk ka qenë rastësi kjo këngë. Kam ndjekur shkollë arti dhe kam pasur pesë këngë gati që më parë. Muzika ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë.”
Por nuk është vetëm muzika në planet e saj! Egli u shpreh se është plotësisht e hapur për role në filma dhe projekte kinematografike – një dëshirë që e ka shprehur edhe brenda shtëpisë së BBV.
Ndërkohë, kur u pyet nëse kënga “Jetë” është një dedikim për dikë të veçantë, ajo u tregua e sinqertë:
“Nuk do ta lidhja konkretisht me asgjë. Nuk është dedikim i drejtpërdrejtë. Arti është shumë personal dhe subjektiv. Dua që secili ta ndjejë vetë, të gjejë veten në të. Krijimet e mia janë pjesë e shpirtit tim.”
Me këtë deklaratë, Egli i ka bërë të qartë fansave se ky është vetëm fillimi – dhe ndoshta, projektet e radhës do të jenë edhe më personale dhe emocionale.