DEBATE TE “LIGJET”/ “E bëri PD”, Kaso – Lamallarit: Mashtrove publikisht për ligjin 7501, kërko ndjesë publike (VIDEO)

Një deklaratë e bërë nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, në Kuvend, sipas së cilës ligji 7501 u miratua nga Partia Demokratike, ka shkaktuar debat të fortë në Komisionin e Ligjeve.

Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, tha se Lamallari duhej të fillonte fjalimin e tij me një ndjesë publike, duke e akuzuar atë për dezinformim.

“Ministri ka pretenduar se ligji 7501 është miratuar nga PD, dhe kjo nuk është e vërtetë. Përfaqësimi i tij si ministër e bën këtë deklaratë të rëndësishme për opinionin publik,” tha Kaso.

Lamallari e justifikoi mashtrimin duke thënë që e kam dëgjuar në media.