Romanca mes Gjestit dhe Eglit po bëhet gjithnjë e më e fortë brenda “Big Brother VIP Albania”. Që prej momentit kur zyrtarizuan lidhjen e tyre, Gjesti nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla për partneren e tij.
Gjatë një interviste në “Big Brother Radio”, ai u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë që tërhoqi vëmendjen e publikut, shkruan Indeksonline.
“Çfarë është Egli për ty?”, ishte pyetja që iu drejtua.
Me një buzëqeshje të qartë dhe pa asnjë dyshim, Gjesti u përgjigj:
“Gjithçka, më ka qëndruar pranë…”
Një deklaratë që jo vetëm tregoi thellësinë e ndjenjave të tij, por edhe forcoi bindjen se lidhja e tyre është shumë më tepër se një strategji loje.
Klilo poshte për të parë videon:
https://www.instagram.com/reel/DIZJAT_MXhw/?igsh=M3FlMHcxOGxkOTB3