Thursday, March 19, 2026
HomeALBDalin detajet për lirimin e Gjestit

Dalin detajet për lirimin e Gjestit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dalë me një njoftim zyrtar këtë të enjte, duke konfirmuar lirimin e këngëtarit të njohur Besart Kelmendi, i dashur për publikun si “Gjesti”.

Sipas informacioneve të fundit, artisti është lënë i lirë pasi ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ligjor me Prokurorin e Shtetit, duke marrë përsipër përgjegjësitë e tij rreth situatës së ndodhur.

“Ju njoftojmë se i pandehuri, pasi ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorin e Shtetit lidhur me veprat penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ‘Kanosja’ dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’, ndaj të njëjtit kanë pushuar arsyet ligjore për të cilat ka qenë nën masën e paraburgimit. Andaj, prokurori i shtetit pranë gjykatës kompetente ka bërë kërkesë për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj tij”, ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments