Një moment që po bën xhiron e rrjeteve sociale ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku banori Mateo mori një mesazh surprizë nga jashtë.
Në ekran u shfaq një mesazh humoristik ku thuhej:
“Ndaje këtë çokollatë me Brikenën, çmimin e madh mbaje vetë, të urojmë fitoren – Çunat e Kthesës së Kamzës.”

Ky mesazh u interpretua nga fansat si një formë mbështetjeje për Mateon, sidomos pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga Edisa, e cila tha:
“Do e pimë kafen te kthesa e Kamzës dhe do e shohim kush është më i fortë, unë apo ti.”
Pas shfaqjes së mesazhit, Mateo dhe Brikena reaguan me të qeshura dhe duartrokitje, ndërsa momenti u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.
Fansat kanë reaguar menjëherë në komente, ku shumë prej tyre e kanë marrë me humor situatën dhe e kanë cilësuar mesazhin si një “kundërpërgjigje epike” për deklaratën e Edisës.
