Rey Manaj u gjend në qendër të vëmendjes pas humbjes së penalltisë në ndeshjen dramatike ndaj Serbisë. Por mbështetja nuk i ka munguar, madje as nga personazhe të njohur të rrjeteve sociale.
Cllevio Serbiano, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë, ka ndarë publikisht mesazhin e tij drejtuar Reyt, duke e inkurajuar pas momentit të vështirë:
“Vllai, e di se si ndihesh për humbjen e penalltisë, por ky është futbolli. Historia ka treguar nga Platini, Baggio deri te Messi apo Ronaldo. Ti je djalë me karakter të fortë dhe kam besim se do ta kalosh shpejt këtë presion.”
Mesazhi përfundon me shprehjen “Love u Rei Ganggo”.
Ky reagim njerëzor i Cllevios vjen si një kujtesë se edhe yjet gabojnë, por ajo që ka rëndësi është mbështetja në ditët më të vështira.