Saturday, February 14, 2026
HomeALBCikloni godet Italinë, por sa rrezikohet Shqipëria? Ja çfarë thotë sinoptikania…

Cikloni godet Italinë, por sa rrezikohet Shqipëria? Ja çfarë thotë sinoptikania…

Cikloni i fuqishëm ka goditur zonat jugore të Italisë, por Shqipëria mbetet jashtë zonës së ndikimit të tij.

Sinoptikania Lajda Porja, ka dhënë detaje mbi situatën e motit në vend dhe efektet e ciklonit që ka goditur Italinë.

Fatmirësisht për territorin shqiptar, i cili ndodhet krejtësisht në periferi, reshjet kanë qenë me intensitet të ulët dhe mesatar. Vendi ynë nuk preket nga ky ciklon” tha Porja.

KUJDES TË MËRKURËN!

Pas shqetësimeve për ndikimin e mundshëm të ciklonit ‘Leoni 2’ në Ballkan, meteorologia Lajda Porja sqaron se territori shqiptar është prekur vetëm në periferi.

Intensiteti i reshjeve do të ulet gjatë ditës së martë, por pritet një përkeqësim i përkohshëm ditën e mërkurë”, tha sinoptikania.

Sipas Porjas, problemi kryesor nuk do të jenë përmbytjet masive, por era e fortë.

Ditën e mërkurë, sidomos në zonat bregdetare dhe qarkun e Vlorës, shpejtësia e erës mund të kalojë 80 km/h, duke shkaktuar probleme në trafikun detar dhe duke kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët pranë pemëve të vjetra apo objekteve të pasigurta. Nga e enjtja pritet sërish ulje e intensitetit të erës”, bëri me dije Porja.

A RREZIKOJMË PËRMBYTJE TË TJERA?

Muaji Janar po mbyllet si një muaj i lagësht, ku në shumë zona të Shqipërisë janë tejkaluar kuotat mujore të reshjeve me 40 deri në 60 mm mbi normën.

Lajda Porja parashikon që edhe muaji Shkurt do të nisë me të njëjtën paqëndrueshmëri, duke alternuar reshjet me kthjellime, pa ndonjë shkëputje të theksuar me ditë të gjata me diell.

Lidhur me rrezikun e përmbytjeve, meteorologia qetëson qytetarët duke thënë se nuk priten situata alarmante, si ato në Itali apo përmbytje masive të lumenjve të mëdhenj.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments