Tuesday, February 10, 2026
HomeALBÇfarë po ndodh në Fier? ‘Shqiponjat’ nxjerrin me forcë një person nga...

Çfarë po ndodh në Fier? ‘Shqiponjat’ nxjerrin me forcë një person nga makina

Një aksion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Fierit, ku një person është ndaluar dhe shoqëruar nga Forcat “Shqiponja”.

Sipas raportimeve të mediave, personi është nxjerrë me forcë nga automjeti i tij dhe është futur në furgonin e policisë.

Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm dhjetëra efektivë policie, ende nuk dihen arsyet e ndërhyrjes së policisë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments