“Çfarë po ndodh mes BBV dhe politikës? Rama ‘godet’ me një mesazh 

by orgest · April 15, 2025

Një zhvillim surprizë ka tërhequr vëmendjen në prag të zgjedhjeve të 11 majit: tre ish-banorë të “Big Brother VIP Albania” – Armaldo Kllogjeri, Fotini Derxho dhe Jetmir Salaj – do të jenë pjesë e garës për një vend në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky fakt nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së Kryeministrit Edi Rama, i cili me një koment thumbues dhe me nota ironie, e krahasoi realitetin politik me popullaritetin e spektaklit televiziv.

“Njësoj si ata të shkretët, njerëzit e kënetës që u futën me kokë në primare dhe si përfundim, nxori më shumë Big Brother-i kandidatë në listat e kënetës sesa ç’nxorën primaret. Më vjen shumë keq, por ato sondazhet janë të vërteta,” – u shpreh Rama.

Kjo deklaratë ka hapur debat në rrjete sociale, ndërkohë që pjesëmarrja e personazheve televizivë në politikë duket se po bëhet pjesë e realitetit të ri shqiptar – ku fama, ndjekësit dhe votat po ndërthuren gjithnjë e më shumë.

You may also like