Shtëpia e ”Big Brother Kosova VIP 4” është tronditur mbrëmjen e sotme nga mbërritja e zarfit të zi.
Një moment që gjithmonë paralajmëron zhvillime të papritura dhe vendime të rëndësishme për banorët.
Teksa atmosfera në shtëpi ishte e tensionuar pas debateve të fundit, Vëllai i Madh njoftoi përmes një sinjali të papritur ardhjen e zarfit të zi.
Banorët u mblodhën menjëherë në dhomën e ndenjës, ku me emocione dhe ankth pritën leximin e mesazhit.
