Sa herë ka ndonjë festë, në Përmet papritur lokalet rrisin çmimet.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe “Ditën e Verës”.
Por jo vetëm kaq.
Bashkësia Përmet ka denoncuar një tjetër fenomen, që ndodhi më 14 mars.
Dhe kjo, nën praninë e ministres së Turizmit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro.
“Dje keni lenë nam, dje mes alegrisë së festës ju pronarët e lokaleve kishit fikur qysh në mëngjes ekspresët dhe nuk shërbenit kafe.
Dje keni lenë nam duke u hequr të drejtën klientëve të porosisin kafe, kakao,salep, çaj.
Dje keni lenë nam duke i shtuar një njollë të zezë turizmit që po përpiqemi ta ngremë me aq mund.
Nga sot e tutje cili lokal bën dallavere do demaskohet publikisht e do u bëjmë antireklamë”, shkruan faqja e njohur Bashkësia Përmet
