Një moment i ndjeshëm është regjistruar së fundmi në shtëpinë e Big Brother, ku Mateo është parë i vetëm dhe në lot, duke ngritur pikëpyetje te publiku për gjendjen e tij emocionale.
Pas një sërë debatesh të forta gjatë ditëve të fundit, duket se presioni ka filluar të ndikojë tek ai. Banori, i cili shpesh është konsideruar si një nga më aktivët dhe që “mban lojën gjallë”, këtë herë është shfaqur i thyer emocionalisht.
Situata u tensionua edhe më shumë pas një përplasjeje me Brikenën. Gjatë një debati, ajo ndërhyri duke i thënë “mos, mos, ”, gjë që duket se nuk është pritur mirë nga Mateo. Më pas, mes tyre pati shkëmbime fjalësh që agravuan situatën.
Ky moment ka prekur edhe fansat, të cilët kanë reaguar menjëherë në rrjet, duke e mbështetur por edhe duke komentuar sjelljen e tij në lojë.
👉 A do të ndikojë kjo situatë në rrugëtimin e Mateos në shtëpi? Mbetet për t’u parë…
