Pas një daljeje të bujshme dhe jashtë çdo parashikimi nga Big Brother VIP Albania, emri i Joz Markut është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes. Fansat janë në pritje për të mësuar se çfarë po ndodh me këngëtarin dhe cili është hapi i tij i radhës.
Së fundmi, një foto e publikuar nga producenti i emisionit investigativ “Piranjat”, Vojo Bregu, ka ndezur rrjetin. Në imazh, ai shfaqet krah Jozit brenda ambienteve të zyrave të “Piranjave”, gjë që ka ngritur menjëherë një sërë pyetjesh dhe spekulimesh.
Pse ndodhet Jozi në zyrat e këtij emisioni? A do të bëjë një denoncim? Apo mos vallë po përgatitet të zbulojë prapaskena të forta që publiku ende nuk i di?
Çdo gjë mbetet për t’u zbuluar në ditët në vijim, por duket se Jozi ka ende shumë për të thënë.