Category: Uncategorized

  • Grabitet taksisti! Si pasagjeri i vodhi 400 mijë lekë në mes të rrugës

    Grabitet taksisti! Si pasagjeri i vodhi 400 mijë lekë në mes të rrugës

    Ngjarja ka ndodhur pranë autosradës, një pasagjer pasi ka marre një taksi, për të udhëtuar në drejtim të Veriut të vendit, në Fushë Mamurras.

    Pasagjeri i ka kërkuar taksixhiut të devijonte drejtimin e rruges, për në fshatin Fushë Mamurras.

    Pasi ka udhëtuar pak metra, pasagjeri jo vetëm që nuk ka paguar udhëtimin por i ka grabitur dhe një shumë prej 400 mijë lekë të vjetra.

    Drejtuesi i taksisë ka bërë denoncim në komisariatin e policisë së Kurbinit, ndërsa po punohet për të zbuluar autorin e kësaj grabitje.

  • Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

    Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

    Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave që qarkulluan për prishjen e marrëdhënies së tij me këngëtaren Egli Tako.

    Dyshja krijuan një lidhje të afërt brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, ku ndanë edhe momente intime si puthje në buzë, duke i dhënë publikisht emër romancës së tyre

    Gjatë kohës në shtëpi, lidhja e tyre u komentua shumë për afrimitetin, por edhe për ulje-ngritjet e shumta. Pas përfundimit të spektaklit, u përhapën lajme se Gjesti dhe Egli ishin ndarë dhe secili kishte marrë rrugën e vet.

    Madje burime të ndryshme aluduan për një përfundim të papritur të romancës, ndërsa vetë çifti qëndroi në heshtje… deri më sot.

    Gjesti publikoi sot projektin e tij më të ri muzikor me titull “Veshu ndrequ”, një këngë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, jo vetëm për melodinë por edhe për tekstin me mesazhe të forta personale.

    Në një nga vargjet, ai këndon:

    “Kush ka thënë që bashkë nuk jena mo?”

    Ky varg është marrë si një deklaratë indirekte për të sqaruar statusin e marrëdhënies me Eglin, duke lënë të nënkuptohet se lidhja e tyre vazhdon edhe pas daljes nga BBVA.

  • 💍 “E njoha 36 vjeç… dhe sot martohemi!” – Aurela Gaçe emocionon publikun,bashkëshorti i saj i këndoi live një dedikim dashurie në studio

    💍 “E njoha 36 vjeç… dhe sot martohemi!” – Aurela Gaçe emocionon publikun,bashkëshorti i saj i këndoi live një dedikim dashurie në studio

    Një moment i rrallë, i sinqertë dhe i mbushur me ndjenja!

    Këngëtarja e madhe Aurela Gaçe ka prekur zemrat e publikut gjatë një interviste në AG Show në Top Channel, ku ndau historinë e dashurisë së jetës së saj – dhe e finalizoi me kurorëzimin në martesë!

    🗣️ “E kam njohur në moshën 36-vjeçare… dhe sot, ai është burri i jetës sime,” – tha Aurela me zërin që i dridhej nga emocionet.

    Por momenti më magjik erdhi kur bashkëshorti i saj i këndoi live një dedikim dashurie në studio, duke lënë pa fjalë jo vetëm Aurelën, por edhe të gjithë të pranishmit. Një dasmë simbolike, e papritur dhe e paharrueshme, që u transmetua direkt në zemrat e publikut.

    ❤️ Dashuri, muzikë dhe emocion – një dasmë si nga këngët e saj më të bukura!

    Fansat shpërthyen në komente:

    “Kjo është dashuri e vërtetë!”

    “Aurela na mbushi sytë me lot e zemrën me shpresë!”

    Momenti emocionues i Aurela Gaçe me Bashkeshortin

  • 💉 Blero i ri – pa rrudha, pa mimika? Rrjeti “çmendet” pas fytyrës së re të këngëtarit: “E pashë dy herë me u siguru a është ai!” 😳

    💉 Blero i ri – pa rrudha, pa mimika? Rrjeti “çmendet” pas fytyrës së re të këngëtarit: “E pashë dy herë me u siguru a është ai!” 😳

    Publiku nuk po e njeh më!

    Këngëtari i njohur Blero ka shkaktuar stuhi në rrjete sociale pas paraqitjes së tij të fundit në një emision televiziv, ku fytyra e tij duket ndjeshëm më e lëmuar, më e tendosur dhe… thuajse pa rrudha!

    Fansat kanë shpërthyer me komente:

    “Për besë dy herë e kum pa me u siguru a është Blero!”

    “Ju paskan humb rrudhat krejt, shyqyr që s’të humbi identiteti!”

    Disa ndjekës madje janë të bindur se këngëtari ka përdorur silikon ose botoks, duke komentuar:

    “U tranun njerëzit mas silikonit, e kuku për ne!”

    🧴 A është kjo fytyra e re e showbizit shqiptar?

    Blero nuk ka konfirmuar asgjë zyrtarisht, por një gjë është e sigurt:

    rrjeti është më i ndarë se kurrë mes atyre që e duan “Bleron e vjetër” dhe atyre që thonë “mirë ja bëri!”

  • 🔥 “JE VAMPIR I NDYRË, NUK JE BURRË!” – Përplasja SHPËRTHEN në Kuvend, Grida Duma i kthehet Çupit me fjalë që nuk i fal as Netflix-i! 😳💥

    🔥 “JE VAMPIR I NDYRË, NUK JE BURRË!” – Përplasja SHPËRTHEN në Kuvend, Grida Duma i kthehet Çupit me fjalë që nuk i fal as Netflix-i! 😳💥

    Një debat që filloi si politik, përfundoi si serial dramatik live nga Top Channel .

    Moderatoeja , Grida Duma, shpërtheu ndaj ish kolegut të saj Çupi, duke e quajtur:

    👉 “Vampir i ndyrë, llum që nuk i meriton as thinjat!”

    👉 “Nuk je burrë, por këllirë!”

    Toni i saj shpërtheu si rrallëherë në një përplasje verbale që la pa fjalë jo vetëm deputetët, por edhe gjithë rrjetin.

    Nëse dikush kërkonte debat politik, mori një episod të plotë të “House of Albanian Cards” – dhe Grida ishte protagoniste absolute.

    🗯️ Çfarë e ndezi këtë shpërthim?

    Burime nga salla e Kuvendit thonë se debati u ndez nga komentet personale të Çupit, që Duma i konsideroi si poshtëruese dhe të patolerueshme.

    Ndërkohë, rrjetet sociale janë ndezur me video e meme:

    “Grida nuk foli, Grida goditi!”

    Ktu gjeni videon e plote ⬇️⬇️

  • Erion Isai bëhet VIRAL në Bruksel me anglishten e tij unike! 😂🌍 ( Video)

    Erion Isai bëhet VIRAL në Bruksel me anglishten e tij unike! 😂🌍 ( Video)

    Në vend që të fliste për Kolonjën, ai bëri të gjithë Europën të flasë për… anglishten e tij!

    Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, është bërë virale në rrjetet sociale, pasi gjatë fjalës së tij në takimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ BE–Shqipëri, në Bruksel, spikati jo vetëm për mesazhin e tij për integrimin europian, por edhe për mënyrën krejt origjinale se si e artikuloi atë – në gjuhën angleze.

    Nga përmendja e Donald Trump, te klima, GDP-ja dhe balanca europiane, Isai u përpoq të japë mesazhe me peshë. Por ajo që rrëmbeu publikun nuk ishte përmbajtja, por prononcimi “alla kolonjarçe” në anglisht, që shumë e cilësuan si një “masterclass në diplomaci… me theks lokal.”

    👉 Videot e fjalimit janë kthyer në memes virale, me ndjekës që komentojnë:

    “Ku ishte kjo anglishte gjatë Brexit-it?”

    “Shqipëria nuk ka nevojë për përkthyes, kemi Isain!”

    📲 Në fund të ditës, një gjë është e sigurt:

    Erion Isai e tha fjalën e tij në Bruksel… dhe e dëgjoi gjithë TikTok-u!

  • “BOMBA E VERËS: Cristiano Ronaldo në bisedime për të bashkuar forcat me Messin… apo për ta sfiduar në shtëpinë e tij te Inter Miami?!”

    “BOMBA E VERËS: Cristiano Ronaldo në bisedime për të bashkuar forcat me Messin… apo për ta sfiduar në shtëpinë e tij te Inter Miami?!”

    Në një zhvillim që po trondit botën e futbollit, burime pranë klubit amerikan Inter Miami kanë zbuluar se Cristiano Ronaldo është në bisedime të avancuara për një transferim surprizë në SHBA – vetëm pak muaj para Kupës së Botës për Klube 2025 që do zhvillohet pikërisht në Amerikë.

    Por ajo që e bën këtë lajm tronditës nuk është vetëm transferimi në MLS… por emri që e pret aty: Lionel Messi!

    A është ky rivali më i madh i Ronaldos, apo partneri i ardhshëm në një super-dyshe që do elektrizojë futbollin amerikan?

    Sipas raportimeve, Inter Miami ka kontaktuar kampin e Ronaldos me një ofertë që do thyente çdo rekord në historinë e klubit, ndërsa vetë ylli portugez duket i joshur nga ideja për të mbyllur karrierën me një kapitull të ri historik – ose si bashkëpunëtor, ose si sfidues direkt i Messit në të njëjtin kampionat.

    👉 A do të ribashkohen dy legjendat për herë të parë në një skuadër?

    👉 Apo ky do jetë dueli i fundit, aty ku futbolli dhe spektakli bashkohen?

    💥 Përgatituni për verën më të nxehtë në historinë e futbollit… sepse nëse Ronaldo zbarkon në Miami, bota ndalon së rrahuri për një sekondë!

  • Rikthehet Covid-19/ Të njëjtat simptoma, përhapje më e shpejtë, çfarë dimë për variantin e ri

    Rikthehet Covid-19/ Të njëjtat simptoma, përhapje më e shpejtë, çfarë dimë për variantin e ri

    Një variant i ri i Covid i njohur si NB.1.8.1 është përhapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në krahasim me variantin që dominon aktualisht në SHBA (LP.8.1) mediat amerikane shkruajnë se NB.1.8.1 ka një numër të vogël mutacionesh të reja në proteinën spike që mund të rrisin aftësinë e tij për t’u lidhur me qelizat tona.

    Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dyshon se këto mutacione do të rrisin transmetueshmërinë e virusit dhe do të zvogëlojnë efektivitetin e antitrupave neutralizues që parandalojnë patogjenët të kapen në qelizat tona. Studimet thonë mediat amerikane sugjerojnë se varianti mund të jetë I aftë të shmangë disa prej mbrojtjeve imune.

    Ndërkohë shenjat e NB.1.8.1 sipas një eksperti për sëmundjet infektive dhe studiuesi të lartë në Qendrën për Sigurinë Shëndetësore të Universitetit Johns Hopkins janë pak a shumë të njëjta me ato që shihen me variantet e tjera të Sars CoV 2. Dy më kryesoret janë një kollë e thatë e lehtë, por e vazhdueshme dhe bllokim hundësh. Shumë njerëz që preken nga COVID preken gjithashtu nga lodhja dhe rraskapitja. Simptoma të tjera të zakonshme përfshijnë ethe, të dridhura, dhimbje fyti dhe dhimbje muskujsh.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk ka prova që sugjerojnë se varianti shkakton sëmundje më të rëndë ose një rritje të shtrimeve në spital ose vdekjeve . Sa i përket efektivitetit të vaksinave sipas specialisteve është ende herët për të folur pasi varianti është ende i ri dhe studimet janë të kufizuara. Megjithatë shkencëtarët sipas medias amerikane presin që vaksinat të reagojnë mirë dhe ndaj NB.1.8.1.

  • VIDEO/ I plasën ujërat në mes të edicionit informativ, bëhet virale momenti kur moderatorja prezanton lajmet teksa ishte duke lindur

    VIDEO/ I plasën ujërat në mes të edicionit informativ, bëhet virale momenti kur moderatorja prezanton lajmet teksa ishte duke lindur

    Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale në mbarë botën, pasi një prezantuese lajmesh në ShBA, Olivia Jaquith, vazhdoi të prezantonte lajmet live për tre orë, edhe pasi i kishin plasur ujerat pak minuta para fillimit të emisionit.

    Ngjarja ndodhi në stacionin televiziv CBS6 Albany, ku Jaquith ishte në detyrë si prezantuese e mëngjesit. Ajo filloi të ndiente kontraksione dhe më pas kuptoi se i kishte plasur uji, por zgjodhi të qëndronte në studio dhe të vazhdonte transmetimin informativ, duke informuar audiencën për lajmet e ditës dhe njëkohësisht, për situatën e saj personale.

    Jam mirë dhe do të qëndroj në tavolinë sa të mundem, por nëse papritur largohem… e dini se çfarë po ndodh,” u shpreh Olivia me qetësi dhe humor gjatë transmetimit live.

    Ngjarja u komentua edhe nga kolegia e saj, Julia Dunn, e cila në hapje të emisionit tha:

    “Kemi disa lajme të rëndësishme këtë mëngjes, në kuptimin e plotë të fjalës. Olivias i plasën ujrat dhe aktualisht është duke prezantuar lajmet në mes të lindjes.”

    Jaquith tha për gazetën Times-Union se kishte pasur mundësinë të shkonte menjëherë në spital, por vendosi të qëndronte në punë për të kaluar kohën më lehtë:

    Të kisha përkrah gjithë ekipin që bënte humor më ndihmoi të përballoja më lehtë kontraksionet.”

    Ajo mendoi fillimisht se bëhej fjalë për kontraksione të rreme, por më pas e kuptoi se lindja kishte nisur vërtet.

    Pas përfundimit të edicionit të mëngjesit, Olivia u largua për në spital bashkë me bashkëshortin e saj dhe më pak se 24 orë më vonë solli në jetë djalin e saj, Quincy. Tashmë, vogëlushi është bërë një emër i njohur në rrjet, ndërsa momenti kur nëna e tij përjetoi nisjen e lindjes “live” ka bërë xhiron e botës.

    “Ishte dashuri me shikim të parë,” u shpreh Olivia për momentin kur takoi për herë të parë të birin.

  • Nëse nuk reagohet deri në shtator…”, shtang Artan Hoxha: Ja cfare pritet ta shk*terroje Edi Ramën

    Nëse nuk reagohet deri në shtator…”, shtang Artan Hoxha: Ja cfare pritet ta shk*terroje Edi Ramën

    Shqipëria ka nevojë për një goditje të fortë, tektonike nga SHBA që këtu të ketë një efekt konkret.

    Deklarata u bë nga gazetari Artan Hoxha në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ku u diskutua për mesazhin e Ambasadës së SHBA-së, për farsën zgjedhore të 11 majit. Urimi në vitin 2021 ishte faks, ndërsa i tanishmi një telegram që i kanë numëruar dhe shkronjat.

    Artan Hoxha: Në këto zgjedhje, i vetmi rivalitet për mua, që kishte interes për tu ndjekur kush ishte? Ishte rivaliteti mes kandidatëve ministra dhe kandidatëve që ishin nga bota e nëndheshme.

    Vetëm ata luftuan për të thyer rekordet.

    Tre ministrat e fuqishëm që kishin gjithë atë industri elektorale nga mbrapa dhe kjo pjesa tjetër që ka filluar lajme përditë tani, sepse SPAK do të sjellë lajme të pafundme këto kohë

    Dega amerikane është prerë, nuk ekziston më. Edhe Edi Rama nuk e përmend më, as në fushatë nuk i përmendi. Shiko vetëm artikulimin e Ramës, për të kuptuar se ka ndodhur një zhvendosje goxha e madhe.

    Ajo që ka ndodhur këtu, ka filluar të demaskohet. E thonë mediat ndërkombëtare. Ne na duhet një goditje tektonike më e fortë, për të patur një efekt konkret. Në mënyrë që të shikojmë realisht, ta ndjejmë këtë ndryshim situate dhe këtë erë të re që ka filluar të fryjë nga Oqeani Atlantik drejt gadishullit Ballkanik.

    Shqipëria sot kërkon një reagim të drejtpërdrejtë. Kohë nuk ka më, duke i lënë kohë, thjeshtë i le kohë atij se si të përgatisë sistemin për të marrë zgjedhjet lokale.

    Nëse nuk reagohet deri në shtator, sa të bëhet qeveria e re, ai i gjen të gjitha mundësitë për të zbutuar, lëshuar, se i ka të gjitha në dorë dhe nuk ka asgjë që e pengon.

    Ne sot na intereson fati i Shqipërisë. Shqipëria nuk pret. Puna e Ramës mbase dhe pret, por ne na duhet Shqipëria.