Category: Uncategorized

  • Ilir Vrenozi pas humbjes katastrofë të PD: S’mban më ujë pilafi! Futuni në…

    Ilir Vrenozi pas humbjes katastrofë të PD: S’mban më ujë pilafi! Futuni në…

    Demokrati i njohur nga Korça, Ilir Vrenozi u shpreh i ashpër ndaj drejtuesve të Partisë Demokratike, duke thënë se kanë hyrë në zgjedhjet e 11 majit duke ditur që do t’i humbnin.

    “E dinin që do humbnin zgjedhjet. Po kur e dini që do i humbni, pse hyni në zgjedhje?”, tha i revoltuar Vrenozi.

    Vrenozi pati një thirrje të drejtpërdrejtë për deputetët e rinj të dalë nga këto zgjedhje që ata të hyjnë në grevë urie. Sipas tij, është e papranueshme që PD të vijojë me të njëjtën sjellje politike ndërkohë që mbështetësit demokratë mbeten “rrugëve”.

    “Tani këta do thonë: na i vodhën, na i bënë. Po pastaj do hyjnë në Parlament të marrin rrogën? Jo! Të hyjnë në grevë urie aty! Ta shohim sa…! Boll populli demokrat mbeti rrugëve, rrugëve, rrugëve… nuk mban më ujë pilafi. Të hyjnë në grevë urie”, deklaroi Vrenozi.

  • “Nuk i mbajti dot lotët!” – Gjesti ndalet në mes të koncertit për këtë djalë të veçantë 😢❤️

    “Nuk i mbajti dot lotët!” – Gjesti ndalet në mes të koncertit për këtë djalë të veçantë 😢❤️

    Momente që të prekin zemrën në koncertin e Gjesti!

    Një djalë me aftësi ndryshe u afrua në skenë gjatë performancës së artistit. Reagimi i Gjesti ishte i jashtëzakonshëm – ai e përqafoi ngrohtësisht dhe nuk i mbajti dot lotët. Emocioni pushtoi skenën, ndërsa publiku shpërtheu në duartrokitje.

    Ky gjest i sinqertë tregon fuqinë e muzikës dhe shpirtit njerëzor. Një moment që nuk harrohet lehtë.

    Kliko Linkun qe te shofesh videon ⬇️

    Momenti kur gjesti e perqafon dhe e puth djalin me nevoja te veçanta ❤️

  • Upss!! Tuna   gjatë ngjitjes në skenë ( video )

    Upss!! Tuna gjatë ngjitjes në skenë ( video )

    Këngëtarja Tuna, ka përjetuar një incident të vogël gjatë një performance.

    Teksa po ngjitej në skenë, ajo ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në gjunjë, duke marrë në thua para publikut.

    Ngjarja është kapur nga kamerat dhe videoja është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke u shpërndarë gjerësisht mes fansave dhe mediave online.

  • “E kapa duke me tradhtuar me..”, Bujar Qamili ne lot rrëfen zhgënjimin e jetës

    “E kapa duke me tradhtuar me..”, Bujar Qamili ne lot rrëfen zhgënjimin e jetës

    Bujar Qamili, së fundmi ka rrëfyer një histori të pa treguar më parë të jetës së tij private.

    I ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, këngëtari i mirënjohur shkodran, zbuloi për moderatoren Ester Bylyku, se shumë vite më parë u zhgënjye kur kapi mat ish të dashurën në krahët e një djali tjetër.

    Ester Bylyku: A je zhgënjyer ndonjëherë nga ndonjë person që ti e ke dashur shumë?

    Bujar Qamili: Kam patur dikur një të dashur, dhe e pash me dikë tjetër. Më zhgënjeu. Kam thënë: ” Si e bëri kjo këtë punë?”

  • “Pas shumë thashethemeve… Loredana Brati thyen heshtjen për martesën me Jozin !

    “Pas shumë thashethemeve… Loredana Brati thyen heshtjen për martesën me Jozin !

    Loredana Brati ka zbuluar sonte ne ‘Goca dhe Gra’ se është zyrtarisht “single”, pasi ka përfunduar një martesë që kishte zgjatur tre vite, raport i krijuar për letrat italiane.

    “Po, sapo jam divorcuar. Martesa ishte për letra, zgjati tre vjet dhe javën e kaluar i dhashë fund,”- ka pohuar Loredana me sinqeritet.

    Loredana Brati jep Lajmin per Jozin

  • Zbulim i ri kundër kancerit! Ilaçi eksperimental dyfishon mbijetesën për pacientët e prekur

    Zbulim i ri kundër kancerit! Ilaçi eksperimental dyfishon mbijetesën për pacientët e prekur

    Një ilaç i ri imunoterapie kundër kancerit ka ndihmuar pacientët me kancer në kokë dhe qafë të jetojnë dyfish më gjatë pa u rikthyer sëmundja.

    Studiuesit e përshkruajnë këtë si përparimin më të madh në trajtimin e këtij lloji të kancerit në 20 vitet e fundit. Mijëra pacientë në mbarë botën mund të përfitojnë nga kjo terapi, e cila potencialisht do të ndryshojë rrënjësisht qasjen ndaj një sëmundjeje që deri më tani ka qenë tepër e vështirë për t’u trajtuar, shkruan BBC

    Laura Marston, 45 vjeç, nga Derbyshire në Angli, është një nga mbi 350 pacientët që morën pjesë në provën klinike. Pas diagnostikimit me kancer të avancuar në vitin 2019, mjekët i dhanë vetëm 30% shanse për të mbijetuar pesë vitet e ardhshme. Sot, gjashtë vjet më vonë, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe vazhdon punën me kohë të plotë.

    “Jam e habitur që jam ende gjallë,” – thotë Laura. “Kjo terapi më ka rikthyer jetën.”

    Laura iu nënshtrua trajtimit me ‘pembrolizumab’, një ilaç imunoterapie që iu dha para dhe pas operacionit. Qëllimi ishte të aktivizohej sistemi imunitar që të njohë dhe luftojë kancerin në rast se ai rikthehet.

    Rezultate që ndryshojnë jetën

    Krahasuar me trajtimin standard, pacientët që morën pembrolizumab para dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale jetuan, mesatarisht, pesë vjet pa rikthim të kancerit, krahasuar me vetëm 2.5 vjet tek grupi tjetër.

    Gjithashtu, pas tre vitesh, rreziku për përhapjen e sëmundjes në pjesë të tjera të trupit u ul me 10%.

    Profesor Kevin Harrington, udhëheqësi i studimit në Mbretërinë e Bashkuar, tha se “ilaçi ndihmon trupin të zhvillojë një reagim të fuqishëm imunitar kundër tumoreve, dhe e mban atë reagim aktiv edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale.”

    “Ky trajtim mund të ndryshojë rrënjësisht trajtimin e pacientëve me kancer në kokë dhe qafë. Ai e zvogëlon ndjeshëm rrezikun e përhapjes së sëmundjes, që është faza më e rrezikshme për jetën e pacientëve,” – tha Harrington.

    Ilaçi që ‘i trajnon’ qelizat e trupit

    Sekreti i suksesit, sipas studiuesve, është dhënia e ilaçit para operacionit, në mënyrë që sistemi imunitar të “shohë” tumorin dhe të mësojë ta sulmojë në të ardhmen.

    Laura, e cila humbi gjuhën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, por rifitoi aftësinë për të folur e ngrënë falë një ndërhyrjeje rindërtuese, thotë se imunoterapia ka qenë “fenomenale”. “Nuk besoja se do të isha këtu për të treguar historinë time,” shton ajo.

    Të dhënat nga studimi

    Studimi klinik Keynote përfshiu 192 spitale në 24 vende, dhe u drejtua nga Universiteti i Uashingtonit në ShBA. Ai u financua nga kompania farmaceutike MSD.

    Rezultatet do të prezantohen në Kongresin vjetor të Shoqatës Amerikane për Onkologjinë Klinike (ASCO).

    Rreth 12,800 raste të reja me kancer në kokë dhe qafë diagnostikohen çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar.

  • 🧨 “Mashtrimi i madh zbulohet?! Livia dhe Mevlani bashkë sërish – Shtatzënia ishte sa për show?!”

    🧨 “Mashtrimi i madh zbulohet?! Livia dhe Mevlani bashkë sërish – Shtatzënia ishte sa për show?!”

    Historia e tyre nisi në reality show-n Për’puthen, ku Livia dhe Mevlani u shndërruan në një nga çiftet më të komentuar. Pas një romance të shpejtë dhe një ndarjeje që tronditi fansat, dyshja mori rrugë të ndara – por drama nuk përfundoi aty.

    Pak kohë më vonë, Mevlani hyri në shtëpinë e Big Brother VIP, ku ndodhi një kthesë e papritur: iu tregua brenda shtëpisë se e dashura e tij jashtë ishte shtatzënë. Lajmi bëri bujë, por publiku nuk mori asnjë konfirmim, asnjë detaj, dhe më pas… heshtje totale.

    ❗️Asnjë foto, asnjë postim, asnjë informacion për beben apo nënën e saj.

    Por ja ku vjen befasia e madhe: Livia, pas shumë kohësh larg vëmendjes, hedh një foto të ëmbël në rrjetet sociale ku falënderon… Mevlanin!

    Fansat e çiftit të dikurshëm kanë shpërthyer në komente, duke aluduar se dyshja janë rikthyer bashkë.

    💬 “Kjo do të thotë që shtatzënia ishte vetëm për skenar televiziv?”

    💬 “Mashtrimi më i madh për famë?”

    💬 “Si ka mundësi që pas gjithë asaj drame, janë sërish bashkë?”

    Të gjitha rrugët çojnë në një përfundim: dikush ka gënjyer, dhe tashmë gënjeshtra po del në dritë.

    🕵️‍♀️ A ishte shtatzënia një sajesë për vëmendje? A ka Mevlani lënë gjithçka pas për të nisur nga e para me Livian? Apo është kjo një tjetër lojë për show?

    Koha do ta tregojë, por për një gjë jemi të sigurt: drama sapo ka nisur sërish.

    Ktu eshte momenti qe mer vesh qe ngjasme do behet baba !
    Ktu eshte momenti qe mer vesh gjinine e femijes

    Por sot asnje lajm nga Mevlani , klan Kosova ne bashkpunim me Mevlanin kan ber mashtrimin e shekullit

  • Tronditet Italia/ Vajza e Giorgia Melonit kërcënohet me jetë: Të urojmë të njëjtin fund si…

    Tronditet Italia/ Vajza e Giorgia Melonit kërcënohet me jetë: Të urojmë të njëjtin fund si…

    Një postim i bërë në rrjetet sociale, i cili përmbante kërcënime të rënda ndaj vajzës së Kryeministres Giorgia Meloni, ka tronditur opinionin publik dhe ka nxitur reagime të ashpra në të gjithë spektrin politik italian.

    Një përdorues i Instagramit, i cili pretendohet se është punonjës i Ministrisë së Arsimit dhe Meritës (MIM), ka shkruar një mesazh ku i uron vajzës së vogël të Melonit “të njëjtin fat si Martina Carbonaro”, një vajzë nga Afragola që ndërroi jetë në rrethana tragjike.

    Ky mesazh u shpërnda dhe u denoncua nga partia Fratelli d’Italia, e cila e cilësoi postimin si “të frikshëm dhe të papranueshëm”.

    Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi ashpër, duke e cilësuar incidentin si një tregues të “një urrejtjeje ideologjike të errët, që i ka kaluar të gjitha kufijtë”.

    Ajo shtoi: “Nuk është më thjesht një përplasje politike. Është një klimë dhune që synon edhe fëmijët për të goditur prindërit. Politika duhet të bashkohet për ta ndalur këtë.”

    Ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara, ka urdhëruar kontrolle për të zbuluar identitetin e autorit të postimit dhe ka premtuar masa shembullore: “Asnjë tolerancë për dhunën,” tha ai.

    Arianna Meloni, motra e Kryeministres dhe drejtuesja e sekretariatit të Fratelli d’Italia, reagoi me zemërim në rrjetet sociale: “Sa larg duhet të shkojmë? Dënimi duhet të jetë i fuqishëm dhe unanim. Motrës sime Giorgia dhe mbesës sime, përqafimi im më i ngrohtë.”

    Reagime të forta kanë ardhur edhe nga figura të tjera politike: Galeazzo Bignami, president i deputetëve të FdI, kërkoi një “përgjigje shembullore”; Presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, theksoi se “shprehja e urrejtjes ndaj një fëmije ofendon ndërgjegjen”; Ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, kërkoi “vigjilencë dhe censurë nga të gjitha institucionet”.

    Solidaritet me Melonin shprehën edhe përfaqësues të opozitës. Simona Malpezzi, senatore e Partisë Demokratike, tha: “Është e pabesueshme që dikush ngacmon një fëmijë për të sulmuar politikisht nënën e saj.” Ndërsa Pierferdinando Casini shtoi: “Solidariteti për vajzën e Kryeministres nuk duhet të jetë lajm – duhet të jetë një normë njerëzore.”

    Michaela Biancofiore, senatore e grupit centrist në Senat, theksoi se “është frikacakëri të sulmosh një fëmijë dhe t’i urosh vdekjen me fjalë që nuk duhet të mendohen kurrë”.

    Ngjarja ka ringjallur debatet mbi gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale dhe mbi përgjegjësinë e institucioneve për të mbrojtur jo vetëm zyrtarët e lartë, por edhe familjet e tyre nga sulme të tilla të ulëta dhe të rrezikshme.

  • 🔥 Milaim Zeka “shpërthen” në Facebook – Nuk përmbahet ndaj komentuesve: “Të q* nënën!”**

    🔥 Milaim Zeka “shpërthen” në Facebook – Nuk përmbahet ndaj komentuesve: “Të q* nënën!”**

    I njohur për temperamentin e tij të fortë dhe fjalorin pa filtra, Milaim Zeka ka shpërthyer sërish në rrjetet sociale – këtë herë, në seksionin e komenteve në Facebook.

    Në një postim që ngjalli shumë reagime, një komentues i drejtohet Zekës me fjalë fyese, por nuk e kishte llogaritur që gazetari dhe ish-deputeti nuk është nga ata që i kalon gjërat lehtë.

    Pa shumë diplomaci, Milaimi ja kthen komentuesit me një shprehje që bëri xhiron e rrjetit:

    🗣️ “Të q* nënën!”**

    Komenti i tij u shpërnda me shpejtësi, duke shkaktuar reagime të shumta. Disa ndjekës e mbrojtën, duke thënë se “e ka vendin përgjigjja, kur s’të lënë rehat”, ndërsa të tjerë e kritikuan për fjalorin e rëndë publik.

    Por kjo nuk është hera e parë që Zeka shpërthen në këtë mënyrë. Ai njihet për përballjet e drejtpërdrejta me kritikët, qofshin ata në studio apo në rrjete sociale. Këtë herë, duket se kupën ia mbushën komentet personale.

    💬 “Mos e prekni me fjalë të ulëta, se do merrni përgjigje si burrat,” shkroi një komentues në mbështetje.

    Milaim Zeka ende nuk ka bërë ndonjë reagim zyrtar pas viralizimit të komenteve, por një gjë është e sigurt: ai nuk është nga ata që hesht – dhe as nuk harron.

  • Përplasje në studio: Andi Lila Xheloz ndaj ish shikut te kombetares se pse po flet ai më shumë ! ( video )

    Përplasje në studio: Andi Lila Xheloz ndaj ish shikut te kombetares se pse po flet ai më shumë ! ( video )

    Një moment tensioni dhe nervozizmi ka ndodhur së fundmi në një emision sportiv, ku i ftuar ishte ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Andi Lila. Debati nisi kur një tjetër i ftuar, gjithashtu ish-lojtar i kombëtares, po fliste më gjatë se të tjerët. Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak Lilës, i cili e ndërpreu bisedën dhe shpërtheu në tone të larta.

    🗣️ “Duket sikur keni bërë emision vetëm për të,” – tha Lila me nervozizëm, duke lënë të kuptohet një lloj mllefi apo xhelozie për hapësirën që po i jepej tjetrit në studio.

    Në atë moment, Ervin Bulku – gjithashtu i pranishëm – filloi të qeshte, por kjo vetëm sa e acaroi më shumë situatën. Lila iu drejtua menjëherë Bulkut:

    “Pse qesh? Serioz jam!” – duke e bërë atmosferën edhe më të tensionuar.

    🎤 Kulmi i situatës erdhi kur Lila deklaroi me vendosmëri:

    “Hera e fundit që shkel këtu!”

    Ky shpërthim i papritur ka ndezur rrjetin, ku shumë komentues e shohin si shenjë xhelozie, ndërsa të tjerë thonë se Lila thjesht nuk pranon të injorohet. Nuk dihet ende nëse kjo përplasje do të ndikojë në raportet personale të ish-lojtarëve të kombëtares, por një gjë është e sigurt: emocionet dhe egot e vjetra janë ende shumë të gjalla.