Të paktën 34 persona kanë vdekur në rajonin verilindor të Indisë, pasi përmbytjet e mëdha shkaktuan rrëshqitje dheu gjatë katër ditëve të fundit, thanë autoritetet, ndërsa departamenti i motit parashikoi më shumë shira të rrëmbyeshëm.
Më shumë se një mijë turistë të bllokuar në shtetin himalajan të Sikkimit po evakuoheshin të hënën, thuhet në një deklaratë qeveritare, dhe ekipet e shpëtimit të ushtrisë u vunë në shërbim në shtetin Meghalaya për të shpëtuar më shumë se 500 njerëz të bllokuar në zonat e përmbytura. Në Bangladeshin fqinj, të paktën katër anëtarë të një familjeje u vranë në një rrëshqitje dheu në rrethin verilindor të Sylhet, ndërsa qindra strehimore janë hapur në rrethet kodrinore të Rangamati, Bandarban dhe Khagrachhari të dielën.
Autoritetet kanë paralajmëruar për rrëshqitje të mëtejshme të dheut dhe përmbytje të menjëhershme, duke u bërë thirrje banorëve në zonat e cenueshme të qëndrojnë vigjilentë.
Verilindja e Indisë dhe Bangladeshi janë të prirura për t’u prekur nga shira të rrëmbyeshëm që shkaktojnë rrëshqitje dheu vdekjeprurëse dhe përmbytje të menjëhershme, duke prekur miliona njerëz çdo vit.
Rrugët dhe shtëpitë në qytetin Silchar të Assamit u përmbytën dhe pemët e rrëzuara kishin mbushur rrugët.
“Po përballemi me shumë sfida. Kam një fëmijë, shtrati i të cilit është i zhytur në ujë. Çfarë do të bëjmë në një situatë të tillë? Ne qëndrojmë zgjuar gjatë gjithë natës”, tha Sonu Devi, një banor i Silchar.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë i shkallës Rihter goditi natën mes ishullit të Rodosit dhe bregdetit të Turqisë, duke shkaktuar panik dhe dëme materiale. Lëkundjet u ndjenë rreth orës 02:17 dhe zgjatën për disa sekonda, ndërsa mediat greke raportojnë se nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëmtime të vogla në infrastrukturë.
anorët dhe turistët në Rodos u alarmuan nga lëkundjet e forta dhe dolën nga hotelet për t’u siguruar. Ndërkohë, autoritetet lokale kryen kontrolle të shpejta në zona të ndryshme për të vlerësuar situatën.
Në Turqi situata ka qenë më e rëndë. Tërmeti i fuqishëm u ndje në qytete si Mugla, Izmir, Antalia dhe Manisa, duke shkaktuar panik masiv. Një vajzë 14-vjeçare humbi jetën nga një sulm paniku, ndërsa 69 persona të tjerë u plagosën duke u hedhur nga ndërtesat në frikë për jetën e tyre.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, shprehu ngushëllimet për viktimat dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit në këto momente të vështira.
Tërmeti ka tronditur fort zonën, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë kontrollet dhe ndihmën për banorët e prekur.
Xheneta Fetahu, tashmë e njohur edhe si opinioniste në emisionin “E Diell” në Top Channel, ka ndarë një rrëfim personal që ngjalli interes dhe diskutim në studio, raportin e saj me ish-vjehrrën.
Modelja shqiptare tregoi se ka qenë e fejuar për pesë vite dhe gjatë një periudhe të marrëdhënies, ka bashkëjetuar me partnerin dhe familjen e tij. Pikërisht gjatë kësaj kohe, sipas saj, lindën përplasjet me nënën e partnerit.
Vjehrra ime e kishte shumë të vështirë të pranonte që dashuria për një grua nuk e zëvendëson dashurinë për nënën. Ishte xheloze për gjënë më të vogël,” tha Fetahu me sinqeritet, duke theksuar se për ish-partnerin situata ishte e vështirë, pasi ndodhej gjithnjë mes dy zjarreve.
Megjithatë, jo çdo marrëdhënie në atë familje ka qenë e ftohtë. Ajo tregoi me respekt të madh raportin me ish-vjehrrin, të cilin e konsideron një njeri me vlera: “Me të kam pasur gjithmonë një raport shumë të mirë. Edhe sot, nëse takohemi rastësisht, flasim dhe sillemi si njerëz që kanë respekt për njëri-tjetrin.”
Xheneta zbuloi gjithashtu se ish-familja e partnerit ishte me origjinë turke, dhe sipas saj, kjo solli disa paragjykime që e bënë edhe më të vështirë mirëkuptimin mes tyre.
Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, një nga çiftet më të komentuar të “Ferma VIP 2”, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pse rrugëtimi i tyre në reality show ka përfunduar.
Pas thashethemeve të shumta në rrjet rreth marrëdhënies së tyre, nëse janë ende bashkë apo jo duket se dilema mori fund gjatë mbrëmjes së së hënës, në programin “Ferma VIP”.
Teksa po flitej për ecurinë e lojës, moderatorja Luana Vjollca e pyeti Albën nëse Limi e lejon të ndjekë programin. Me një buzëqeshje të lehtë dhe pa shumë zhurmë, Alba la të kuptohet se jo vetëm që janë ende bashkë, por edhe që e ndjekin fermën së bashku nga jashtë.
Po, e ndjekim bashkë”, tha ajo, duke qartësuar statusin e marrëdhënies së tyre dhe duke i dhënë ndjekësve një përgjigje që kishin kohë që e prisnin.
Laert Vasili, aktori që kurrë nuk ndalet së habituri publikun, ka lëshuar një perlë televizive në emisionin “Andale” duke u përgjigjur pa filtra në një nga pyetjet më të sikletshme:
🗣️ “Do të pranoje ndonjëherë një rol në filma për të rritur?”
Përgjigja e tij? “Jo… nuk kam përmasat e duhura për atë lloj industrie!”
Deklarata shkaktoi shok dhe të qeshura në studio, por edhe një valë reagimesh në rrjete sociale. Dhe si për ta konfirmuar këtë rrëfim të sinqertë – publiku shqiptar nuk ka nevojë të imagjinojë shumë:
Laerti është zhveshur të paktën dy herë në Big Brother VIP Albania, ku kamera ka kapur më shumë sesa pritej… dhe po, ndjekësit në rrjet kanë bërë tashmë “vlerësimet” e tyre.
💬 “Të paktën është i ndershëm!” – shkruajnë komentuesit, ndërsa të tjerë thonë me humor:
“E kemi parë me sytë tanë – s’e kemi parë në kinema, por në Prime po!”
Me këtë deklaratë, Vasili rikthen vëmendjen tek vetja si një showman që nuk ka tabu dhe që e thotë atë që shumë të tjerë s’e guxojnë dot.
Kiara dhe Luizi këtë radhë rikthehen në ekran së bashku, por jo në ekranin e televizorit por në një ekran të madh, atë të kinemasë.
Çifti i lidhur në martesë pas njohjes në Big Brother VIP Albania do jenë protagonistë të një filmi
Projekti është në fazë krijimi dhe po bëhet gati skenari dhe elementë të tjera si fotografia, kasti aktorëve dhe vendxhirimi. Luizi vjen pas përvojës së filmit “Në kuadër të dashurisë” në krah të Olta Gixharit, Ndriçim Xhepës dhe aktorëve të tjerë me emër. Filmi i çiftit do vijë në bashkëpunim me kompaninë Papadhimitri Film Production.
Pas një mungese të gjatë prej më shumë se një viti, influencerja e njohur Tea Trifoni është rikthyer më në fund në rrjetet sociale.
Me një postim të befasishëm në Instagram, Tea ka zgjuar menjëherë interesin dhe emocionin e ndjekësve të saj të shumtë, të cilët dukshëm kanë pritur rikthimin e saj me padurim.
Në postimin e saj, Tea shfaqet e qeshur dhe pozitive, duke lënë të kuptohet se është gati të ndajë sërish momente nga jeta e saj me publikun. Komentet e shumta nën postim e dëshmojnë më së miri mungesën që ndjekësit kanë ndjerë për të. “Më ka marrë malli për ju sa kam qenë larg”, ka shkruar ajo shkurtimisht në përshkrimin e fotos, ndërsa fansat janë vërshuar me komente mirëseardhjeje dhe dashurie.
Rikthimi i Teas ngjall kuriozitet për planet e saj të ardhshme dhe çfarë do të sjellë në vijim. Kujtojmë që muajin që lamë pas, Tea ka hapur një sallon bukurie, duke i hyrë kështu fuqishëm botës së biznesit.
Ajo mbetet një nga figurat më të dashura për publikun, dhe padyshim çdo lëvizje e saj do të vazhdojë të komentohet gjerësisht në rrjet
Një mesazh i ndarë nga opinionistja Neda Balluku ka ndezur një debat të fortë në rrjetet sociale. Ajo, përmes një videoje të realizuar nga Parku i Liqenit në Tiranë, u shpreh e revoltuar ndaj prindërve të rinj që ua besojnë rritjen e fëmijëve gjyshërve të tyre.
“A ka mundësi të mos ia lini prindërve tuaj kalamajtë se ua nxitë jetën?”, tha Neda. “Po ua merrni edhe ato pak vite që iu kanë ngelur për të jetuar sepse kanë vuajtur me prindërit e tyre, familjet e tyre, të gjithë të varfër, pa asnjë lloj mundësie.”
Deklarata u shpërnda me shpejtësi në rrjet dhe në llogarinë zyrtare të Prive në Instagram, duke ndarë publikun në dy kampe. Shumë komentues e mbështetën Nedën për sinqeritetin dhe guximin, por po aq të shumtë ishin edhe ata që e konsideruan këtë qasje të shkëputur nga realiteti i përditshëm i shumicës së familjeve shqiptare.
Në këtë polemikë është përfshirë edhe gazetarja e njohur Sonila Meço, e cila ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe prekës, ku rrëfen përvojën e saj si nënë, gazetare dhe pjesë e një sistemi që – siç thotë ajo – ka privatizuar plotësisht barrën e prindërimit.
“Fëmija është një pasuri publike, por rritja e tij është lënë si një ‘ndëshkim’ privat”, shkruan Meço. “Tepër cinike të shohësh të panjohur në rrugë e t’i përcaktosh si gjyshër ‘të dënuar’ me rritje nipërish e mbesash.”
Ajo thekson se shumë prindër nuk kanë luksin të zgjedhin ndryshe: “Shumë nuk i lejon jeta. Ose më saktë: nuk i lejon sistemi. Nuk është e drejtë të masim të gjithë me të njëjtën kut morali, kur rrugët që ndjekim janë kaq të ndryshme.”
Gazetarja rikujton edhe kohën kur, për shkak të profesionit në media, ishte e detyruar të punonte pa orar dhe pa ndihmë: “E kam provuar mbi shpinë, kur puna në media më mbante pa orar… Prindërit e tim shoqi ishin shpëtimi për një familje të re, që vajza të rritej me dashuri e kujdes.”
Sipas saj, realiteti i shumë familjeve është i vështirë, madje i pamëshirshëm. “Kur punon nga mëngjesi në darkë, për një rrogë që nuk mjafton, kur çerdhja është plot, dadoja e papërballueshme dhe shteti nuk ekziston… çfarë bën? U thua gjyshërve: ‘Ma mbani dhe kësaj here!’ Dhe ata i mbajnë.”
Meço pranon që gjyshërit janë të lodhur, por thekson se problemi nuk është tek prindërit, por tek shteti: “Jam dakord se gjyshërit janë të lodhur, por jo vetëm nga rritja e detyruar e nipërve dhe mbesave, por nga një sistem që i trajton si barrë dhe jo si pasuri.”
Ajo kritikon mungesën e politikave sociale për familjen dhe fëmijët, duke shtuar: “Shteti s’ofron kujdes real për fëmijët e vegjël. Çerdhet dhe kopshtet publike nuk i përmbushin nevojat, janë të mbipopulluara, ndërsa ato private janë të papërballueshme për shumicën.”
Në fund të reagimit të saj, Meço sjell një reflektim të fortë:
“Nuk ka politika që ndihmojnë me strehimin, kujdesin ndaj fëmijës, përkrahjen psikologjike apo fleksibilitetin në punë. Të bëhesh prind sot është një barrë private në një shtet që s’ka asnjë përgjegjësi publike.”
Reagimi i saj u mirëprit gjerësisht nga ndjekës të shumtë që ndihen të përfaqësuar në këtë realitet të vështirë social dhe ekonomik, ku gjyshërit shpesh janë hallka e vetme që mban të qëndrueshme një familje të re.
Po ju, çfarë mendoni? Është mungesë përgjegjësie ndaj brezit të vjetër, apo mungesë përkrahjeje ndaj brezit të ri? Na tregoni mendimin tuaj në komente. te Shqiperia sot ⬇️
Pas publikimit të projektit të saj më të fundit, Original, që shënoi rikthimin e saj në skenën muzikore me një klip provokues dhe skena të nxehta eksplicite, Enca ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur kritikëve.
Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ajo ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë:
“Më falni, por unë s’bëj muzikë për femra të zakonshme dhe humbësa. Vetëm për Tipa Kardinale. Lidhu me programin, b.”
Në një tjetër reagim, Enca ka theksuar rolin që ajo mendon se ka pasur në skenën muzikore dhe ndikimin tek vajzat shqiptare:
“Unë rrita një gjeneratë të tërë të vajzave të forta shqiptare dhe tani do të rris të radhës. Dhe e vetmja gjë që mund të bëni ju, është të shikoni.”
Deklaratat vijnë në një moment kur projekti Originalka ndarë ndjekësit në dy grupe: ata që e vlerësojnë si një hap të guximshëm artistik dhe ata që e shohin si provokim të tepruar.
Enca, si gjithmonë, mbetet e pandikuar nga zhurma — dhe në stilin e saj të njohur, u kujdes që këtë herë të fliste pa filtra.
Opinionistja Neda Balluku ka ‘goditur’ një fenomen social ditën e sotme përmes rrjeteve sociale.
Nga parku i Liqenit, ku e ka nisur javën, ajo ka folur mbi tendencën që prindërit e rinj t’i lënë fëmijët tek prindërit e tyre.
“A ka mundësi të mos ia lini prindërve tuaj kalamajtë se ua nxitë jetën. Po ua merrni edhe ato pak vite që iu kanë ngelur për të jetuar sepse kanë vuajtur me prindërit e tyre, familjet e tyre, të gjithë të varfër, pa asnjë lloj mundësie. U ka dalë shpirti t’iu rrisë ju tani duhet t’ua rrisë dhe kalamajtë tu”, dëgjohet ajo mes tjerash në videon e ndarë.
Shumica dërmuese e komentuesve tek Prive.LibertaSpahiu në Instagram e kanë mbështetur Nedën në konstatimin e saj mirëpo ka pasur edhe të tjerë që i kanë thënë “të zbresë në realitet” meqë kushtet ekonomike dhe detyrimi për të mbajtur disa puna po i lë prindërit pa alternativë tjetër përpos që të lënë fëmijët e tyre tek gjyshërit.
Po ju si mendoni, ka të drejtë Neda në këtë gjë që po e thotë?