Category: Uncategorized

  • 2 motrat e famshme“ngatërrojnë” rrjetin me maskat në fytyrë! A po rikthehet COVID?

    2 motrat e famshme“ngatërrojnë” rrjetin me maskat në fytyrë! A po rikthehet COVID?

    Dy motrat e famshme, Kendall dhe Kylie Jenner, janë fotografuar së fundmi duke dalë nga një seancë palestër, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje sesa veshja sportive apo fiziku i tonifikuar, janë… maskat e fytyrës.

    Pamja e tyre me maska në qershor të 2025-ës ka ngjallur reagime të menjëhershme në rrjet, duke ngritur pyetje dhe teori të shumta nga ndjekësit.

    Pse me maska?”, pyet një komentues.
    “Maska? A dinë diçka që ne nuk e dime”, shton një tjetër.
    “Eshte rikthyer Corona??”, shkruan dikush mes konfuzionit të përgjithshëm.

    Ka edhe nga ata që mendojnë se maskat përdoren për arsye estetike:

    “Fresh lip filler = mask 😂”, thuhet në komentin më të pëlqyer.

    Nuk dihet nëse përdorimi i maskave nga motrat Jenner është për të fshehur ndonjë trajtim estetik të fundit, për të shmangur vëmendjen e paparacëve apo për arsye shëndetësore, por një gjë është e sigurt: interneti është çoroditur dhe pyetjet nuk po ndalen.

  • Gerta Daka zhvishet si kurrë më parë – ja sa kushton t’i shohësh videot!”

    Gerta Daka zhvishet si kurrë më parë – ja sa kushton t’i shohësh videot!”

    Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Gerta Daka, ka marrë vëmendje të madhe së fundmi, pasi ka hapur një llogari në platformën OnlyFans. E njohur për videot provokuese që postonte në Instagram, ku shfaqte trupin në momente mjaft “hot”, Gerta tani ofron përmbajtje ekskluzive për ndjekësit që janë të gatshëm të paguajnë.

    Abonimi për një muaj kushton 15 euro, ndërsa për një periudhë 6-mujore çmimi është 58 euro – një ofertë që sipas saj do të “kënaqë sytë e të gjithëve”. Me këtë hap, Gerta i bashkohet listës së vajzave të ekranit që zgjedhin të monetizojnë popullaritetin e tyre përmes përmbajtjes së rritur.

    Në Instagramin e saj, ku ndan shpesh pamje provokuese në bikini ose të brendshme, ajo ka njoftuar ndjekësit se mund të klikojnë në linkun në profil për të parë më shumë.

    Ketu keni only fans te Gertes ⬇️

  • Tetë vite pas, çifti i njohur i shoubizit i jep fund lidhjes

    Tetë vite pas, çifti i njohur i shoubizit i jep fund lidhjes

    Aktorja Dakota Johnson dhe këngëtari i Coldplay, Chris Martin, janë ndarë pas një marrëdhënieje që zgjati gati tetë vjet. Sipas burimeve të ndryshme, kjo ndarje duket të jetë përfundimtare këtë herë.

    Çifti filloi lidhjen në vitin 2017 dhe ishin të njohur për ruajtjen e privatësisë së marrëdhënies së tyre, duke shmangur daljet publike dhe duke mbajtur detajet personale larg syrit të medias.

    Burime pranë çiftit sugjerojnë se dy çështje kryesore çuan në ndarjen e tyre: diferenca në pikëpamjet për martesën dhe dëshira e ndryshme për të pasur fëmijë. Johnson kishte shprehur dëshirën për të qenë nënë, ndërsa Martin, i cili ka dy fëmijë nga martesa e mëparshme me Gwyneth Paltrow, ishte më pak i prirur drejt kësaj.

    Pavarësisht ndarjes, të dy pritet të vazhdojnë karrierat e tyre përkatëse. Johnson është duke promovuar filmin e saj të ri “Materialists”, ndërsa Martin vazhdon turneun me grupin Coldplay.

    Asnjëri prej tyre nuk ka bërë komente publike mbi ndarjen, duke ruajtur diskrecionin që ka karakterizuar marrëdhënien e tyre që nga fillimi.

  • Tentativë rrëmbimi në Tiranë/ Vajza 6-vjeçare e detektives Shkënda Lili bëhet shënjestër e një gruaje misterioze

    Tentativë rrëmbimi në Tiranë/ Vajza 6-vjeçare e detektives Shkënda Lili bëhet shënjestër e një gruaje misterioze

    Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në zonën e Astirit, Tiranë, ku një vajzë 6-vjeçare është bërë objekt i një tentative rrëmbimi. Vajza është e bija e detektives private Shkënda Lili, dhe incidenti ka ndodhur pranë kompleksit të banimit ku jeton familja.

    Sipas burimeve nga vendngjarja, një grua rreth të 55-ave, e veshur me syze dhe sjellje të dyshimta, ishte parë disa ditë më parë duke vëzhguar vajzën në zonë. Mëngjesin e djeshëm, ajo iu afrua të miturës në hyrje të pallatit dhe tentoi ta joshtë me çokollata e karamele, për ta tërhequr më pas me forcë.

    Fati i mirë ishte ndërhyrja e disa fqinjëve të cilët, duke parë situatën nga një lokal aty pranë, ngritën zërin dhe alarmuan autoren. Gruaja u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga policia.

    Pamjet filmike të zonës janë sekuestruar për të identifikuar autoren. Burime konfidenciale nuk përjashtojnë mundësinë që kjo të jetë më shumë se një tentativë rrëmbimi, ekzistojnë dyshime se pas kësaj mund të fshihet një grup i strukturuar kriminal dhe se ngjarja mund të ketë lidhje me profesionin delikat të Lilit.

    Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autoritetet nuk kanë dalë ende me një deklaratë zyrtare.

    Ngjarja tronditëse në Astir duhet të jetë një sinjal alarmi për të gjithë prindërit.

    Jetojmë në një kohë kur as ambientet pranë shtëpisë nuk janë më të sigurta si dikur. Fëmijët janë të pafajshëm dhe të lehtë për t’u manipuluar, sidomos kur përballen me një të panjohur që u ofron diçka tërheqëse si çokollata apo lodra.

    Prindër, mos e lini asnjëherë fëmijën të jetë i pavëzhguar, edhe për pak minuta. Edukoni ata që të mos flasin me të panjohur dhe të refuzojnë çdo dhuratë që nuk vjen nga familja. Rrënjosini idenë që “mirësia” nuk vjen gjithmonë me qëllime të mira.

    Sepse edhe një moment i vogël pakujdesie… mund të sjellë pasoja të mëdha.

  • Nuk jetohet dot me vjehrritë: Orinda Huta e thote troç, Ja çfarè më kanë bërë mua

    Nuk jetohet dot me vjehrritë: Orinda Huta e thote troç, Ja çfarè më kanë bërë mua

    Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë prej vitesh bashkë dhe konsiderohen si një nga çiftet më të dashura në botën e showbiz-it shqiptar. Ata janë bërë prindër të një vajze që e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Atara, duke tërhequr vëmendjen e publikut edhe për jetën e tyre familjare.

    Kohët e fundit, Orinda ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre kanë treguar interes për jetën e saj personale dhe për përditshmërinë që ndan me bashkëshortin dhe vajzën.

    Një nga pyetjet që ka tërhequr vëmendjen kishte të bënte me një temë mjaft të diskutuar në shoqërinë shqiptare: bashkëjetesa me vjehrrën. Një ndjekës e ka pyetur se çfarë mendimi ka ajo për këtë çështje.

    Orinda ka treguar qartë se është kundër idesë që dy breza të jetojnë në të njëjtën shtëpi. Ajo është shprehur se edhe vetë vjehrra e saj ndan të njëjtin mendim. Sipas saj, secili duhet të ketë hapësirën dhe qetësinë e vet.

    Ajo ka theksuar se marrëdhënia që gëzon me nënën e bashkëshortit është shumë e mirë dhe e harmonishme, por kjo nuk do të thotë që bashkëjetesa do t’i shërbente dikujt. Të dyja palët ndihen më rehat në ambientin e vet.

  • Luizi ndez rrjetin: “(S)’presim Djalë” – Konfirmim për bebin e dytë apo tallje me ndjekësit? 😱🍼

    Luizi ndez rrjetin: “(S)’presim Djalë” – Konfirmim për bebin e dytë apo tallje me ndjekësit? 😱🍼

    Pas thashethemeve të fundit se Luizi dhe Kiara janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, këngëtari i njohur ka “shpërthyer” me një postim epik në Instagram. I veshur me kostum tradicional dhe duke kënduar një këngë me titullin “(S)’presim Djalë”, Luizi ka trazuar fansat dhe mediat rozë.

    Nëse është shaka apo një mënyrë unike për të konfirmuar lajmin, ende nuk është e qartë. Komenti “(S)’presim Djalë” ka lënë ndjekësit të hutuar – a është thjesht humor, apo mënyra e tij për të dhënë lajmin e madh?

    Me mijëra komente dhe qindra ndjekës që pyesin “A është kjo mënyra që Luizi konfirmon se do bëhet baba për herë të dytë?”, një gjë është e sigurt – ai di si ta mbajë publikun në pritje!

    https://www.instagram.com/reel/DKhmDnkIQ8K/?igsh=dWh6cmEzYWlueHE5

  • Elisa Spiropali sulmon kolegët e Parlamentit Europian

    Elisa Spiropali sulmon kolegët e Parlamentit Europian

    Për herë të parë, kryetarja e një parlamenti shqiptar sulmoi kolegët e Parlamentit Europian, të cilët në një raport final damkosën qeverisjen e Edi Ramës dhe farsën zgjedhore të 11 Majit.

    Elisa Spiropali doli me urgjencë sot në një konferencë për shtyp për të sulmuar homologët e tempullit të demokracisë evropiane.

    Ajo tha se ata po dëmtojnë imazhin e vendit.

    “Dua të ndalem edhe lidhur me një fenomen të cilin edhe duke u përmbajtur, po e cilësoj njollë të zezë, dënoj me forcë përpjekjet e atyre që nuk po lënë gur pa lëvizur, për të dëmtuar imazhin e vendit. E kam fjalën për misionarët që pasi kanë shkatërruar gjithçka rreth vetes, janë rikthyer me vrull të paparë për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe për përdhosjen e emrit të Shqipërisë, reputacionit të tokës tonë të përbashkët me teori komploti, me të pavërteta të shpikura, si përpjekje për mbijetesë politike”, tha ajo.

    Reagimi i Spiropalit vjen pasi Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian diskutoi me urgjencë për Shqipërinë, duke paralajmëruar edhe një mision faktmbledhës.

    Eurodeputetët u shprehën të alarmuar për zgjedhjet, krimin e organizuar, korrupsionin, kapjen e drejtësisë, lirinë e medias, etj.

    Në veçanti, vëzhguesi i Parlamentit Europian për zgjedhjet e 11 Majit, Michael Gahler ishte i ashpër kur deklaroi se pushtetin e Edi Ramës në Shqipëri e mbajnë në këmbë strukturat kriminale, që nuk lejojnë ndryshim të situatës.

  • Mos ma prek Valbonën”, Çfarë nënkupton Laert Vasili?

    Mos ma prek Valbonën”, Çfarë nënkupton Laert Vasili?

    Nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi në profilin e tij në Instagram, aktori i njohur njëkohësisht dhe ish-banori i “BBVA4”, Laert Vasili i bafasoi të gjithë me lëvizjen e tij.

    Bëhet fjalë për një foto ku ai shfaqet pranë një makinë, në targat e së cilës shkruhej: Mos ma prek Valbonën.

    Në rrjet u përfol shumë se ky mund të jetë një dedikim për gazetaren e njohur, Valbona Mhilli, me të cilën Laerti përjetoi një romancë gjatë rrugëtimit të tyre në “BBVA4”.

    Mirëpo aludohet se ky postim mund të mbetet një kunjë ndaj gazetares, pasi pas përfudnimit të rrugëtimit të tyre në spektaklin në fjalë, marrëdhënia mes dyshes u ftoh goxha. Të dy ata janë shprehur se nuk ka falje për palën tjetër.

    E mesa duket, teksa ndodhet në pjesën veriore të Shqipërisë, shumë pranë fshatit turistik, Valbonë, Laerti ka gjetur rastin për të tërhequr vëmendjen e saj me një foto të tillë.

    Nga ana e gazetares nuk ka patur ndonjë reagim në lidhje me postimin e bërë. Por para 4 ditësh dhe ajo ka postuar në një zonë malore.

    Nuk dihet nëse ata janë apo kanë qenë bashkë. Kjo pritet për t’u parë me kalimin e kohës.

  • E trishtë! Parashqevia e p*son sërish nga shqiptarët, ja cfare po ndodh

    E trishtë! Parashqevia e p*son sërish nga shqiptarët, ja cfare po ndodh

    Pas muajsh të tërë harrese Parashqevi Simaku u shfaq sërish javën e kaluar në media dhe në rrjetet sociale. Shkak u bë një intervistë e Fevziut, marrë në New York.

    Një nga synimet dukej se ishte sensibilizimi i opinionit për fatin e mëtejshëm të këngëtares. Aktualisht jeton me paret e dhëna nga një biznesmen shqiptaro-amerikan, por koha rrjedh dhe rreziku, që këngëtarja të mbetet pa mjete jetese dhe t’i kthehet jetës së endacakes mbi një gur në Times Square, po bëhet përditë e më i pranishëm.

    Thirrja, qoftë dhe e tërthortë, për bamirësi ose për ndihmë nga shteti është krejt e justifikuar në raste të tilla. Duke pohuar këtë e duke i uruar këngëtares një zgjidhje sa më të mirë, nuk bën të lemë në harresë disa probleme që, megjithëse lidhen me rastin e saj, janë të interesit të përgjithshëm.

    Specialistë të IT thonë se, po të ishte shfrytëzuar si duhet interesimi jashtëzakonisht i madh që ngjalli në rrjet, dhjetorin e kaluar, lajmi se ikona e këngës shqiptare bënte jetën e endacakut, mund të ishin bërë disa qindra mijëra euro, të mjaftueshme që këngëtarja t’i rikthehej një jete normale, mbase edhe produktive. Të mendosh rrugë të tilla pa ia lënë gjithçka shtetit e bamirësisë, do të thotë të jetosh me kohën, të jesh modern në kuptimin më të mirë të kësaj fjale.

    Të dhenë pas dalldisë emocionale që ngjalli zbulimi i hidhur i dhjetorit të kaluar, harruam se çaste të tilla janë shumë të favorshme për të diskutuar publikisht probleme të mprehta dhe sidomos për të krijuar opinion të shëndoshë publik rreth tyre.

    Mund të ishin diskutuar psh probleme të të drejtës së autorit: nëse këngët e Parashqevi Simakut do të qarkullonin në një treg të rregulluar dhe nuk do përdoreshin piratçe nga kushdo që mundet, artistja do kishte mjaftueshëm mjete financiare për të përballuar jetesën, kurimin etj. Nëpërkëmbja e të drejtës së autorit, jo vetëm për trashëgiminë por edhe për krijimtarinë korrente, dëshmon se çfarë vendi u lemë vlerave në një kohë që gjysmën e ditës dëgjojmë e flasim për krime e kriminelë gjithfarë llojesh.

    Mund të ishin diskutuar pastaj edhe një varg problemesh që lidhen me bamirësinë duke filluar nga fakti që kjo ngjan me një bimë e cila s’para rritet në anët tona, duke vazhduar me bamirësinë para kamerës dmth bamirësi ku bamirësi këlthet ‘shikoni se ç’po bëj unë’. Dhe kështu, duke nxjerrë veten në plan të parë, s’na lë të mendojmë për fatkeqin a për problemet që lidhen me të e që duan vëmendje e veprim.

    Mund të diskutoheshin edhe probleme që kanë të bëjnë me komunitetet e emigrantëve tanë. Pse edhe pas kaq dekadash organizatat e mërgimtarëve shqiptarë janë pothuajse inekzistente e formale dhe hallexhinjtë mes tyre shpesh e kanë më të lehtë që të gjejnë ndihmë e mbështetje tek organizatat greke, hebreje etj. sesa t’u drejtohen bashkëkombësve.

    Mund të diskutoheshin probleme të shëndetit mendor dhe sidomos prirja për t’i fshehur nga publiku, për t’i kthyer ose në tabu ose në objektiv stigmatizimi, përbuzjeje e diskriminimi. Lidhur ngushtë me këtë mund të diskutoheshin ndërhyrjet brutale të medias në jetën private të fatkeqëve që bëhen sensacion pas ndonjë krimi në familje.

    Të gjitha këto, ose një pjesë e tyre mund të diskutoheshin publikisht dhe, duke shfrytëzuar rastin, meqë vëmendja ishte në kulm, të bëhej diçka minimumi për të krijuar një opinion të shëndoshë, maksimumi për të ndryshuar ndonjë gjë sipas motos ‘gur gur bëhet mur’.

    Nuk e bëmë dhe tani, kur këngëtarja ikonë rishfaqet në jetën publike falë një interviste, shohim se vemendja për të dhe për fatin e saj nuk është më ajo e dhjetorit të kaluar. Duke lenë të na ikin duarsh raste të tilla, duke i lenë ato të shfrytëzohen vetëm për sensacione e emocione, për lot e qyrra do thoshte i moçmi, e kthejmë ligjërimin publik në një ofshamje tribale a në një lloj përralle që, në këtë rast do mbante titullin: Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri në harresa….

  • Fëmijë me Porosi: Si Teknologjia po Lejon Prindërit të Zgjedhin Inteligjencën, Pamjen dhe Jetëgjatësinë”

    Fëmijë me Porosi: Si Teknologjia po Lejon Prindërit të Zgjedhin Inteligjencën, Pamjen dhe Jetëgjatësinë”

    Në një hap që ndan historinë e riprodhimit njerëzor në “para” dhe “pas”, një teknologji e re po sjell atë që deri dje dukej si skenar i një filmi fantastiko-shkencor.

    Kompania amerikane Nucleus Genomics ka krijuar një sistem që u jep prindërve mundësinë të analizojnë dhe të zgjedhin embrionin më të “përsosur” sipas një game të gjerë karakteristikash gjenetike, duke përfshirë jetëgjatësinë e parashikuar, rrezikun për sëmundje si kanceri apo Alzheimer, nivelin e inteligjencës, gjatësinë, ngjyrën e syve dhe më shumë.

    Shërbimi kushton 5,999 dollarë dhe përfshin analizimin e deri në 20 embrioneve të krijuara përmes fertilizimit in vitro (IVF). Ajo që e bën këtë teknologji revolucionare është se nuk kufizohet vetëm në identifikimin e sëmundjeve të njohura të trashëgueshme, siç ndodhte deri më sot me testet tradicionale të gjenetikës.

    Në vend të kësaj, Nucleus përdor analizë poligjenike, e cila vlerëson mijëra gjene në të njëjtën kohë për të dhënë një pamje të përgjithshme mbi rrezikun, potencialin dhe karakteristikat fizike dhe kognitive të çdo embrioni.

    Prindërit marrin akses në një panel dixhital, ku secili embrion renditet në bazë të pikëve të marra për faktorë të ndryshëm. Për shembull, embrioni X mund të ketë rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës, jetëgjatësi të projektuar më të lartë dhe IQ mbi mesataren.

    Ky “ranking” gjenetik u jep prindërve mundësinë të zgjedhin, jo më thjesht një jetë të mundshme, por një jetë që, teorikisht, ka avantazhe të dukshme biologjike ndaj të tjerëve.

    Sipas informacioneve zyrtare, mbi 120,000 embrionejanë analizuar tashmë përmes partneritetit të Nucleus me laboratorin Genomic Prediction, i cili bashkëpunon drejtpërdrejt me klinikat IVF në SHBA. Prindërit mund të kërkojnë të dhënat gjenetike të embrioneve nga klinika ku po trajtohen dhe t’i ngarkojnë në platformën e Nucleus për analizë të mëtejshme.

    Ky shërbim i ri është një përmbysje e mënyrës se si kemi konceptuar shtatzëninë, lindjen dhe fatin gjenetik deri tani. Aty ku më parë përzgjedhja e embrioneve kufizohej në eliminimin e sëmundjeve të rënda si sindroma Down apo sëmundja Tay-Sachs, tani kemi të bëjmë me përzgjedhje aktive të potencialit gjenetik, bazuar në algoritme që parashikojnë tipare të ndërlikuara si performanca mendore, prirja ndaj sëmundjeve kronike, gjatësia dhe jetëgjatësia.

    Sigurisht që kjo nuk është një shkencë perfekte. Parashikimet janë probabilistike, jo të sigurta, dhe saktësia ndryshon nga një tipar në tjetrin. Megjithatë, gjithçka në mjekësi funksionon mbi bazën e probabiliteteve. Ajo që ofron Nucleus nuk është garancia e përsosmërisë, por një kontroll i ri dhe i pashembullt mbi të ardhmen biologjike të pasardhësve tanë.

    Por me këtë avancim ngrihen edhe pikëpyetje të mëdha etike: A po hyjmë në një botë ku fëmijët nuk janë më të papërcaktuar, por të përzgjedhur në mënyrë inteligjente për të qenë më të shëndetshëm, më të gjatë, më të mençur? A po nisim një garë të re biologjike ku “zgjedhja e embrionit” bëhet pjesë e strategjisë për mbijetesë sociale dhe konkurrencë njerëzore?

    Një nga komentet më të fuqishme që po qarkullon në rrjet është ky:

    “Nuk je i detyruar të zgjedhësh embrionin më të zgjuar apo më të shëndetshëm. Por dikush tjetër do ta bëjë. Dhe kur kjo garë të nisë, nuk ka më kthim pas.”

    Po të kishe mundësinë të zgjidhje për fëmijën tënd një jetë më të gjatë, më të shëndetshme dhe më të lehtë, a do ta bëje? Dhe nëse jo… a do ishe i qetë që dikush tjetër ta bënte përpara teje?

    Teknologjia është këtu. E ardhmja nuk është më “e largët”. Është në ekranin tënd, në klinikat e fertilizimit, dhe në duart e prindërve të rinj që sot po zgjedhin më shumë se një jetë, po zgjedhin një version të përmirësuar të saj.