Category: Uncategorized

  • BE “godet” Berishën/ Bashkimi Europian reagon për herë të parë për zgjedhjet

    BE “godet” Berishën/ Bashkimi Europian reagon për herë të parë për zgjedhjet

    Bashkimi Europian ka reaguar për herë të parë duke vlerësuar si pozitive zgjedhjet e zhvilluara më 11 maj në Shqipëri.

    Zëvendëspresidentja Kaja Kallas dhe Komisioneria Marta Kos, e vlerësojnë si një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe i organizuar në mënyrë të mirë.

    “Zgjedhjet u menaxhuan përgjithësisht në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente, dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe e organizuar mirë, pavarësisht disa mangësive. Zgjedhjet në përgjithësi ishin konkurruese dhe të zhvilluara në mënyrë profesionale dhe kandidatët në përgjithësi ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht”, theksohet në deklaratën e BE.

    Në këtë mënyrë, Bashkimi Europian i jep një “goditje” Sali Berishës i cili vazhdon “avazin e vjetër” duke deklaruar se Rama i ka vjedhur votat, megjithëse socialistët kanë një diferencë të thellë me rreth 300 mijë vota para demokratëve.

    “Të gjitha forcat politike duhet të sigurojnë funksionimin e vazhdueshëm të institucioneve të vendit. Ne e inkurajojmë Shqipërinë të vazhdojë të ndjekë të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin e saj të ardhshëm në BE, duke përfshirë miratimin e një reforme të mëtejshme zgjedhore që adreson të gjitha rekomandimet kryesore të ODIHR-it dhe ato që janë ende të pazgjidhura nga zgjedhjet e mëparshme. Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është një objektiv strategjik kombëtar dhe një projekt për të gjithë shoqërinë, i cili mbështetet fuqimisht nga qytetarët e Shqipërisë”, thekson BE.

  • Rama tregon LAJMIN FANTASTIK për pensionistët: Nga 1 Qershori…

    Rama tregon LAJMIN FANTASTIK për pensionistët: Nga 1 Qershori…

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot lajmin fantastik lidhur me faktin se marrëveshja e pensioneve me Italinë nis zbatimin nga 1 Qershori 2025.

    Rama pohon se ky është një lajm i mirë ndërsa shton se homologia e tij italiane Georgia Meloni e solli dokumentin final ditën e Samitit Evropian në Tiranë.

    Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”, shkruan Rama.

    Marrëveshja për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë do të nisë zbatimin në muajin Qershor të këtij viti dhe nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë.

  • Pa shkollë, ama Gjesti na dha të gjithëve mësimin më të madh!!!

    Pa shkollë, ama Gjesti na dha të gjithëve mësimin më të madh!!!

    Gjesti, fituesi i edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, ka prekur zemrat e publikut me historinë e tij të jetës. Edhe pse nuk ka përfunduar arsimin formal, ai ka arritur të fitojë dashurinë dhe respektin e miliona shqiptarëve.

    MOS HARRONI TË KOMENTONI MENDIMIN TUAJ!0

    I rritur në kushte të vështira ekonomike dhe pa mbështetje të fortë familjare, Gjesti është shembulli i një njeriu që nuk dorëzohet përballë jetës. Ai ka treguar se ndershmëria, sinqeriteti dhe karakteri i fortë vlejnë më shumë se çdo diplomë.

    Gjatë gjithë qëndrimit në shtëpinë e BBVIP, ai dallohej për sjelljen e tij të thjeshtë, pa maska dhe pa kalkulime, duke e bërë atë një nga konkurrentët më të dashur për publikun. Fitorja e tij nuk ishte vetëm një çmim, por një mesazh i fuqishëm për shumë të rinj.

    Pas daljes nga formati, Gjesti nuk është ndalur. Ai ka nisur të angazhohet në koncerte dhe projekte muzikore, duke shfrytëzuar vëmendjen që fitoi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

    Në intervistat e para pas fitores, ai është shprehur mirënjohës për publikun që e përkrahu dhe i qëndroi pranë deri në fund. Mesazhi i tij ka qenë i qartë: “Në jetë nuk ka rëndësi nga vjen, por sa i vendosur je të arrish atje ku dëshiron.”

    Historia e Gjestit është kthyer në simbol frymëzimi për të gjithë ata që ndihen të lënë pas, të nënvlerësuar apo të pamundur. Ai tregoi se suksesi nuk matet me diploma, por me shpirt dhe zemër.

  • Humbja katastrofë në zgjedhje/ Vjen një tjetër DORËHEQJE, largohet kreu i partisë…

    Humbja katastrofë në zgjedhje/ Vjen një tjetër DORËHEQJE, largohet kreu i partisë…

    Dashamir Shehi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK).

    Ndryshe nga Sali Berisha i cili nuk pranon dështimin, Dash Shehi është shprehur se mban përgjegjësi për humbjen katastrofë që pësoi partia e tij në zgjedhjet e 11 majit.

    Zgjedhjet i humbëm prandaj gabimet e mia dje prandaj largohem, i hap rrugë të tjerëve. Nga gjithë zgjedhjet pati një element pozitiv, partitë të reja e çan rrethimin dje bravo i qoftë. Uroj të prodhojnë një sinergji politike më të mirë. Vetëm kjo është e mira këtyre zgjedhjeve”, tha Shehi.

    Në zgjedhjet e 11 majit, koalicioni Djathtas për Zhvillim arriti të grumbullonte vetëm 5,530 vota në të gjithë vendin duke mos marrë asnjë deputet.

  • “Ulini duart”/ Rama video të pazakontë me Lindën: Jam me katunaren time…

    “Ulini duart”/ Rama video të pazakontë me Lindën: Jam me katunaren time…

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga Surreli ku ndodhet së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama dhe disa banorë të zonës.

    “Unë me katundaren time”, u shpreh kreu i qeverisë, ndërsa iu drejtua qytetarëve që bënin numrin 5 me batutë: “Ulini duart se është heshtje zgjedhore”.

    “Katundi jonë ju përshëndet, ulini duart se është heshtje zgjedhore. Ky është katundi jonë, unë me katundaren time këtu dhe ja katundari tjetër këtu, ja dhe katundari tjetër, ja dhe katundari i vogël. Ju urojmë një ditë fantastike nga katundi jonë, Surreli quhet”, u shpreh Rama.

  • Xheneta nxjerr zbuluar Jozin dhe të dashurën e tij…

    Xheneta nxjerr zbuluar Jozin dhe të dashurën e tij…

    Xheneta ka vendosur të flasë hapur për disa situata që kanë ndodhur, duke zbuluar detaje të reja që lidhen me përfshirjen e Jozit në një ngjarje të organizuar nga Loredana. Ajo shpjegon se Jozi mori pjesë në ditëlindjen e Loredanës, por qëndrimi i tij aty ishte shumë i shkurtër.

    MOS HARRONI TË KOMENTONI MENDIMIN TUAJ!0

    Sipas saj, Jozi nuk qëndroi gjatë në festë, madje nuk hyri brenda në vendin ku po zhvillohej ngjarja. Ai zgjodhi të largohej për të shmangur çdo përplasje të mundshme me ish-banorët e shtëpisë së famshme, të cilët ndodheshin aty.

    Ky veprim i Jozit interpretohet si një përpjekje për të ruajtur qetësinë dhe për të mos krijuar drama apo situata të pakëndshme gjatë një feste që ishte menduar të ishte pozitive dhe festive për Loredanën.

    Xheneta, ndonëse dha disa informacione, mbeti e rezervuar kur u pyet drejtpërdrejt nëse Jozi dhe Loredana janë ende në një lidhje. Ajo nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi këtë fakt.

    Në vend që të flasë në emër të tyre, Xheneta sugjeroi që nëse dikush dëshiron të dijë të vërtetën, duhet të kontaktojë vetë Jozin dhe Loredanën për një përgjigje të saktë dhe përfundimtare.

    Deklaratat e saj tregojnë se ajo është në dijeni të disa prapaskenave, por njëkohësisht ruan një qëndrim të matur për të mos përfshirë veten në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë histori personale.

    Ngjarja mbetet ende e turbullt për publikun, por ajo që është e qartë është se ka më shumë prapavijë se sa duket në sipërfaqe dhe se ky rrëfim ka hapur një tjetër faqe në diskutimin mbi marrëdhëniet e tre personazheve të njohur.

  • Gjesti ‘shpërthen’ ndaj Xhenetës: ‘E lashë unë, ajo s’po më lë!’

    Gjesti ‘shpërthen’ ndaj Xhenetës: ‘E lashë unë, ajo s’po më lë!’

    Në intervistën e tij të parë pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, Gjesti zgjodhi emisionin “Goca dhe Gra” për të ndarë mendimet e tij. Kur u pyet nëse projektet e tij të reja muzikore i kushtohen ndonjë personi, ai u shpreh:

    MOS HARRONI TË KOMENTONI MENDIMIN TUAJ!0

    “Ia dedikoj dikujt, por dikujt jo, dikujt diss që e kom lanë e ajo nuk me ka lën.”

    Kjo deklaratë u interpretua nga ndjekësit si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Xhenetës, e cila vazhdon të flasë për Gjestin në emisionin “E Diell”.

    Kjo nuk është hera e parë që Gjesti shpreh mendime të forta për Xhenetën. Në një bisedë me Rozanën, ai tha:  

    “As sytë nuk ka me m’i pa. Hiç hiç.” 

    Ndërsa më herët, ai e ka quajtur Xhenetën “femër të ulët” dhe ka shprehur zhgënjimin e tij për të. 

    Nga ana tjetër, Xheneta ka reaguar ndaj këtyre deklaratave përmes postimeve në rrjetet sociale, duke shkruar: 

    “Jo tipi që e gjen dy herë,” 

    duke lënë të kuptohet se ka hequr dorë përfundimisht nga lidhja me Gjestin.

  • Gjesti befasohet në koncert, fansat i ofrojnë kartën e bankës në mes të performancës

    Gjesti befasohet në koncert, fansat i ofrojnë kartën e bankës në mes të performancës

    Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë një prej koncerteve të fundit të Gjesti, i cili është rikthyer fuqishëm në skenë pas suksesit në Big Brother VIP Albania.Ndërsa ishte duke performuar përpara një publiku entuziast, një grup fansash të zjarrtë befasuan artistin duke i zgjatur kartën bankare.

    Ngjarja ndodhi në mes të këngës, kur një fanse e emocionuar i ofroi kartën në mënyrë simbolike, duke shkaktuar të qeshura dhe habi në mesin e të pranishmëve.

    Gjesti reagoi menjëherë me sportivitet, duke thënë përmes mikrofonit:“Jo, jo…” – ndërkohë që falënderoi fansat për dashurinë dhe mbështetjen e tyre. Pas këtij momenti të pazakontë, ai vazhdoi performancën duke e kaluar këtë moment me sportivitet.

    Rikthimi i Gjestit në qendër të vëmendjes erdhi pas fitores së tij në Big Brother VIP Albania, ku u shpall fitues pas një loje që solli emocione të ndryshme në publik.

  • Drama jashtë “Ferma VIP”: Limi tradhton Albën, ish-fermerja reagon live në emision!

    Drama jashtë “Ferma VIP”: Limi tradhton Albën, ish-fermerja reagon live në emision!

    Largimi surprizë i Lim Hotit dhe Alba Pollozhanit nga reality show “Ferma VIP” tronditi ndjekësit, teksa dyshja vendosi të lërë garën për të ndjekur lidhjen e tyre jashtë. Tashmë, ata po bashkëjetojnë në Tiranë, në banesën e Limi-t. Por mesa duket, marrëdhënia e tyre nuk është aq e qartë sa pritej…

    Ndërsa Alba ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në puntatën me Luana Vjollcën, një situatë aspak e zakontë ndodhi në banesën që ajo ndan me partnerin. Limi, i cili po qëndronte në shtëpi, postoi në Instastory një video ku shfaqej një vajzë provokuese, thuajse nudo, duke bërë lëvizje me konotacion seksual.

    Postimi u fshi menjëherë, por mjaftoi për të ndezur rrjetin dhe për të vënë në dijeni edhe vetë Albën, gjatë kohës që ajo ishte ende live në emision.

    Reagimi i saj ishte i menjëhershëm: e informuar për atë që po ndodhte në shtëpi, Alba i dërgoi një mesazh vajzës që shfaqej në video, duke i kërkuar të largohej menjëherë nga rezidenca e Limi-t, përndryshe paralajmëroi “tërmet”.

    Pa humbur kohë, ajo u largua nga studio dhe u nis drejt banesës ku qëndron partneri i saj.