Category: Uncategorized

  • Surprizon Egli Tako/ Kthehet pas një periudhe të gjatë heshtjeje (Foto)

    Surprizon Egli Tako/ Kthehet pas një periudhe të gjatë heshtjeje (Foto)

    Ish finalistja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egli Tako këtë periudhë nuk është aq aktive në rrjet. Por me veprimin e fundit që është lajmëruar nga studio ka bërë të ditur se është duke punuar fort për projekte të reja. Në një kohë kur shumë emra të muzikës shqiptare po vazhdojnë të shkëlqejnë, rikthimi i Egli Tako mund të jetë një nga surprizat më të mira të këtij viti.

    E padyshim këtij vendimi po i gëzohen edhe shumë fansa që Egli ka zgjedhur të rikthehet në muzikë. Stili i saj i muzikës ka kaluar nëpër transformime të ndryshme dhe fansat mezi presin të dëgjojnë se cilat influenca do të kenë impact në materialin e ri. Një gjë është e sigurt: ajo nuk do të zhgënjejë asnjëherë ndjekësit e saj të përkushtuar.

  • Rreziqet në pjatë! Hulumtimi zbulon se cilat fruta dhe perime përmbajnë më shumë pesticide

    Rreziqet në pjatë! Hulumtimi zbulon se cilat fruta dhe perime përmbajnë më shumë pesticide

    Edhe pse frutat dhe perimet konsiderohen shtyllat e një diete të shëndetshme, hulumtimet më të fundit tregojnë një të vërtetë shqetësuese, disa ushqime që konsumojmë çdo ditë mund të përmbajnë nivele të larta pesticidesh, edhe pasi i lajmë.

    Sipas raportit të fundit të organizatës amerikane Environmental Working Group (EWG), i njohur si lista “Dirty Dozen”, ushqimet e mëposhtme janë më të kontaminuara me pesticide:

    Luleshtrydhe
    Spinaq
    Lakër jeshile dhe filiza
    Pjeshkë
    Dardha
    Nektarinat
    Mollë
    Rrush
    Spec i zi
    Qershi
    Boronica
    Marule
    Hulumtimi u krye duke analizuar mijëra mostra nga supermarketet. Më shumë se 90% e mostrave të luleshtrydheve, mollëve, qershive, spinaqit dhe rrushit u gjetën të përmbajnë mbetje të të paktën dy ose më shumë pesticideve. Në disa raste, në një mostër u gjetën deri në 23 kimikate të ndryshme!

  • Arbana Osmani rikthehet në TV! Ja ku do e shohim!

    Arbana Osmani rikthehet në TV! Ja ku do e shohim!

    Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big Brother VIP, emri i Arbana Osmanit ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.

    https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?gdpr=0&gpp_sid=-1&client=ca-pub-3339156813419655&output=html&h=443&slotname=9605663098&adk=2317456839&adf=3660883847&pi=t.ma~as.9605663098&w=428&abgtt=6&fwrnh=0&rafmt=1&armr=3&format=428×443&url=https%3A%2F%2Fibxservices.com%2F&fwr=1&rpe=1&resp_fmts=3&sfro=1&wgl=1&dt=1748240460731&bpp=6&bdt=1142&idt=538&shv=r20250521&mjsv=m202505220101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie_enabled=1&eoidce=1&prev_fmts=0x0&nras=1&correlator=7875648749052&frm=20&pv=1&rplot=4&u_tz=120&u_his=1&u_h=926&u_w=428&u_ah=926&u_aw=428&u_cd=24&u_sd=3&adx=0&ady=711&biw=428&bih=737&scr_x=0&scr_y=0&eid=31092114%2C31092618%2C95353386%2C95360610%2C31092656%2C95361622%2C95360959&oid=2&pvsid=3314330133808081&tmod=1759472859&uas=1&nvt=1&ref=http%3A%2F%2Fm.facebook.com%2F&loc=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2F2025%2F05%2F19%2Farbana-osmani-rikthehet-ne-tv-ja-ku-do-e-shohim%2F%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTEAAR4Ims8NMyjKd9aU-INpToDcYe2ux-c4QdnjufVNBqgDgeTNHX27OT1OwPBtOg_aem_Z8r9l5Ew5jI_Hrrnl_3gMA&fc=1920&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C428%2C0%2C428%2C737%2C428%2C737&vis=2&rsz=%7C%7CeEr%7C&abl=CS&pfx=0&fu=128&bc=31&bz=1&pgls=CAEaBTYuOC4x&ifi=2&uci=a!2&fsb=1&dtd=1534

    Pyetja që shumë fansa i drejtojnë vazhdimisht është: Kur do ta shohim sërish në ekran?

    Duket se pritjes po i vjen fundi. Sipas burimeve për “Prive”, Arbana është në bisedime të avancuara për një rikthim televiziv në sezonin e shtatorit dhe këtë herë jo në platformën ku u bë e njohur.

    https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?gdpr=0&gpp_sid=-1&client=ca-pub-3339156813419655&output=html&h=443&slotname=9605663098&adk=2317456839&adf=115161112&pi=t.ma~as.9605663098&w=428&abgtt=6&fwrnh=0&rafmt=1&armr=3&format=428×443&url=https%3A%2F%2Fibxservices.com%2F&fwr=1&rpe=1&resp_fmts=3&sfro=1&wgl=1&dt=1748240460731&bpp=1&bdt=1142&idt=539&shv=r20250521&mjsv=m202505220101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie_enabled=1&eoidce=1&prev_fmts=0x0%2C428x443&nras=1&correlator=7875648749052&frm=20&pv=1&rplot=4&u_tz=120&u_his=1&u_h=926&u_w=428&u_ah=926&u_aw=428&u_cd=24&u_sd=3&adx=0&ady=1400&biw=428&bih=737&scr_x=0&scr_y=0&eid=31092114%2C31092618%2C95353386%2C95360610%2C31092656%2C95361622%2C95360959&oid=2&pvsid=3314330133808081&tmod=1759472859&uas=1&nvt=1&ref=http%3A%2F%2Fm.facebook.com%2F&loc=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2F2025%2F05%2F19%2Farbana-osmani-rikthehet-ne-tv-ja-ku-do-e-shohim%2F%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTEAAR4Ims8NMyjKd9aU-INpToDcYe2ux-c4QdnjufVNBqgDgeTNHX27OT1OwPBtOg_aem_Z8r9l5Ew5jI_Hrrnl_3gMA&fc=1920&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C428%2C0%2C428%2C737%2C428%2C737&vis=2&rsz=%7C%7CeEbr%7C&abl=CS&pfx=0&fu=128&bc=31&bz=1&pgls=CAEaBTYuOC4x&ifi=3&uci=a!3&btvi=1&fsb=1&dtd=1539

    Burimet thonë se Tv Klan është televizioni i përzgjedhur, dhe se një takim i fundit zhvilluar javën e kaluar ka vendosur bazat e bashkëpunimit të ri. Edhe pse marrëveshja përfundimtare ende nuk është zyrtarizuar, sinjalet janë pozitive.

  • Aksident në rrethrrotullimin e Kolonjës në autostradën Fier-Lushnje, ndërron jetë shoferi

    Aksident në rrethrrotullimin e Kolonjës në autostradën Fier-Lushnje, ndërron jetë shoferi

    Rrethrrotullimi i Kolonjës në autostradën Fier Lushnje, një pikë e zezë sa i përket numrit të shumtë të aksidenteve me fatalitete ka marrë një tjetër jetë.

    Mëngjesin e sotëm rreth orës 4.30 mjeti tip Ww Golf me targa AB 789 RA del nga rruga në rrethrrotullimin e Kolonjës dhe bie ne kanalin kullues. Gjen vdekjen drejtuesi një 35 vjeçar nga Tirana.

    Policia ne vendngjarje ka thirrur zjarrfikësit e Lushnjës dhe kanë nxjerrë mjetin nga kanali, ndërkohë që policia shkencore po dokumenton ngjarjen.

    Dyshohet se drejtuesi ka humbur drejtimin e mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt e ka përfunduar në kanalin kullues.

    Ekspertiza mjeko ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes, a ishte mbytje apo vdekje nga përplasja në aksident.

  • E rëndë: Vd*s 20-vjeçari në vendin e punës në Ulqin

    E rëndë: Vd*s 20-vjeçari në vendin e punës në Ulqin

    Erion Rexhep Kurti, 20 vjeç, ka humbur jet*n në mënyrë tragjike në vendin e punës, shkruan Gazeta Sinjali.

    Ai jetonte në fshatin Krythë në Ulqin.

    “Ngushëllimet dhe lutjet për familjen dhe të afërmit janë të shumta në këto momente të vështira. Të gjithë kujtojnë Erionin si një djalë të dashur dhe të respektuar.

    Zoti i dhëntë shpirtit të tij paqe dhe familjes forcë për t’u përballur me këtë dhimbje të madhe”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

  • Zhduken 2 milionë e 260 mijë dollarë! Mehmetit i erren sytë, godet vëllain me shishen e ujit

    Zhduken 2 milionë e 260 mijë dollarë! Mehmetit i erren sytë, godet vëllain me shishen e ujit

    Mehmeti ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, vëllanë  e tij, Rexhepin. Në insertin prezantues, kuptohet që konflikti mes dy vëllezërve nga Hasi qëndron te paratë. Shuma nuk bëhet e ditur ende, por Mehmeti shprehet se nuk fal asnjë qindarkë.

    Leku  është me shpirtin. Unë nuk ia fal lekët as vëllait që e kam vëlla, por edhe ata që m’i kanë marrë, unë nuk ia fal askujt lekun. Unë dua lekët e mia, është djersa ime, djersa e anëtarëve të mi që kemi punuar disa vjet.”

    Rexhepi pretendon se nuk ka borxhe ndaj vëllezërve, madje ka bërë edhe burg për ta. Ai zotohet se do ta mbrojë veten deri në fund.

    “Unë para ndershmërisë sime nuk vë as vëllezër, as fëmijë, asgjë në botë, vetëm fytyrën time do ta mbroj deri në fund, deri në vdekje për arsye se unë çdo gjë e kam me fakte, me prova. Jo vetëm që nuk iu kam  borxh vëllezërve të mi, por kam bërë edhe burg për ta!’

    Kur të dy vëllezërit gjenden përballë në studio, nisin të fyejnë e ofendojnë njëri-tjetrin. Rexhepi thotë se Mehmeti “ka bërë injorancën më të madhe” që ka kërkuar të ballafaqohen publikisht. Sipas tij, ai ka ndërtuar një firmë ku punonin 4 vëllezërit dhe shuma për të cilën bëhet fjalë është marramendëse, 2  milionë e 260 mijë dollarë.

    Rexhep: Unë nuk u kam gjë borxh këtyre zotërinjve. Unë ndërtova  një firmë për të punuar të gjithë së bashku. Arsyeja ishte që këta…

    Eni Çobani: Kush të gjithë së bashku? Sqaroje një çikë publikun!

    Rexhep: Jemi 4 vëllezër.

    Eni Çobani: Ti tani ke marrë të gjitha shumat e parave o zotëri dhe s’u ke dhënë gjysmë leku këtyre, të lutem!

    Rexhep: Aty bëhet fjalë për 2 milionë e 260 mijë dollarë.

    Eni Çobani: Po ku i gjetët ju në majë të Hasit atje?

    Rexhep: Kam fakte dhe prova se nga më ka ardhur burimi i lekëve.

    Eni Çobani: Pra flasim për 2 milionë….

    Rexhep: E 260 mijë dollarë, ta marrë vesh gjithë publiku! Unë kam hyrë borxh edhe nëpër njerëz të mitë, miq dhe shokë për të arritur t’i nxjerr nga gropa!

    Mehmet: 2 milionë e 200 mijë i di, por 400 mijë dollarëshin që ke kaluar në bankë, more i pafytyrë! Ku i çove?

    Rexhep: I ka kaluar banka ato!

    Sipas Rexhepit, këto para kanë ardhur nga miniera e kromit për të cilën ata kanë një leje zhvillimi.  Mehmeti e akuzon se ka marrë para nga shoqëria duke ‘i përplasur’ edhe dokumentet fytyrës.

    Mehmet: Ore i pafytyrë! Këqyre kinezi, se e ke firmosur vetë letrën, 480 mijë dollarë!

    Rexhep: Lëri more letrat!

    Mehmet: 400 mijë dollarë! Ku është një bankë e madhe që t’i merr ty 400 mijë dollarë!

    Rexhep: Po i ka marrë se ke dëshmitarë, nëse gjen firmën…

    Mehmet: Shiko ku i ke 400 mijë dollarë! Shiko ku e ka firmosur vetë!

    Rexhep: Unë kam kontratat e shitjes!

    Mehmet: I ka vulosur herë të parë, të dytë, të tretë, po bankën?

    Eni Çobani: Keni 4 deklarata noteriale…

    Rexhep: Janë deklaratat e shitjes që kam bërë unë me subjektet!

    Eni Çobani: Po ore po, të kuptoj! Ore, je Rexhep Dauti ti? E ke vënë vulën këtu me firmë? Po, shumë bukur, këtë solli vëllai!

    Mehmet: E ka futur përqindjen, shihe…

    Eni Çobani: Do ju lutem të shkoni se nuk ju kap kamera….

    Mehmet: Ia ka dhënë drejtorit të ATSH-së, Ilir Zhilla, 15%, nuk na ka pyetur, ia dha indianit, a morën edhe indianët dhe ne hajt, me të huajt… por ky palaço, unë e kam prurë këtu t’i kërkoj 1 milionë e 200 mijë dollarëshin o shok!

    Rexhep: Ore zotëri janë 2 milionë e 200 mijë dollarë!

    Mehmet: Se ty do të të përplas!

    Mehmeti i vërvit vëllait shishen e ujit, por fatmirësisht nuk e godet. Ai paralajmërohet nga Eni Çobani që   nëse do të vazhdojë me sjelljen e tij, seanca do të ndërpritet.

  • E rëndë/ Aksident me vdekje në vend, detajet e para

    E rëndë/ Aksident me vdekje në vend, detajet e para

    Një 36-vjeçar në Gjirokastër ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka aksidentuar për vdekje një 71-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

    Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”.

    Po ashtu, në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se 36-vjeçari në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur.

    Njoftimi i Policisë:

    Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër-Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në Përmet, pasi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin R. N., 71 vjeç, banues në Përmet, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë 71-vjeçari ka humbur jetën në spital.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • Gjatë çmontimit, bolieri shkëputet dhe i bie në kokë, humb jetën 52-vjeçari

    Gjatë çmontimit, bolieri shkëputet dhe i bie në kokë, humb jetën 52-vjeçari

    Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mesditë në kryeqytet, ku një 52-vjeçar me iniciale B.H humbi jetën në mënyrë tragjike.

    Ai ishte duke kryer punime në banesën e një personi tjetër, konkretisht në heqjen dhe çmontimin e bolierit të ujit.

    Gjatë punës, bolieri u shkëput papritur dhe goditi në kokë 52-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime serioze. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri” duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit.

  • Festa kthehet në tragjedi/ U mblodh me shokët për të festuar beqarinë 30-vjeçari mbytet në det, një javë para dasmës

    Festa kthehet në tragjedi/ U mblodh me shokët për të festuar beqarinë 30-vjeçari mbytet në det, një javë para dasmës

    Mesditën e sotme në plazhin Kathisma të Lefkadës në Greqi, një 30-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi u mbyt nga dallgët e forta për shkak të motit të keq, teksa notonte.

    I riu me origjinë nga Trikalla kishte shkuar në Lefkadë me miqtë për të festuar së bashku festën e beqarisë, të cilën e kishin planifikuar prej kohësh, pasi javën e ardhshme pritej të martohej.

    Sipas miqve të tij, të cilët ishin të pranishëm në momentin tragjik, ata të tmerruar e panë 30-vjeçarin të nxirrej në breg nga dallgët, pa ndjenja.

    Roja bregdetare dhe ekipi i urgjencës mjekësore (EKAV) arritën ta nxjerrin nga uji dhe ta transportojnë me ambulancë në spitalin e Lefkadës, por i riu kishte ndërrur jetë.

  • Detaje të reja/ Aksidenti tragjik ku ndërruan jetë 3 shqiptarë në Gjermani po ktheheshin nga një festë familjare (Video)

    Detaje të reja/ Aksidenti tragjik ku ndërruan jetë 3 shqiptarë në Gjermani po ktheheshin nga një festë familjare (Video)

    Nga aksidenti i rëndë rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit pranë qytetit Koblenz, në Gjermani, ku humbën jetën tre shtetas shqiptarë dhe disa të tjerë mbetën të plagosur, dalin detaje të reja rreth ngjarjes.

    Sipas raportimeve, viktimat janë një burrë 53-vjeç dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç. Ata, së bashku me gjashtë persona të tjerë të moshës nga 20 deri në 66 vjeç, po ktheheshin nga një festë familjare në landin e Hessenit.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 03:05 të mëngjesit, kur një minibus me nëntë pasagjerë doli nga rruga në të djathtë dhe më pas u përmbys. Policia gjermane ka bërë me dije se asnjë automjet tjetër nuk ishte i përfshirë në aksidentin fillestar, por një makinë tjetër kaloi mbi ‘rrënoja’ pak pas ngjarjes.

    Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet janë duke vijuar hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat. Gjithashtu, ende nuk janë konfirmuar plotësisht identitetet e disa prej personave që ndodheshin në automjet, ku mësohet se përveç shqiptarëve, kishte edhe shtetas të tjerë të huaj.

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka konfirmuar humbjen tragjike të jetëve dhe ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit. Konsullata dhe Ambasada shqiptare në Gjermani po vijojnë bashkëpunimin me autoritetet vendase për të ndihmuar qytetarët e prekur nga kjo ngjarje e rëndë.