Category: Uncategorized

  • “Nuk ta fal çfarë më bëre” – Egli i thotë të gjitha në këngën e fundit

    “Nuk ta fal çfarë më bëre” – Egli i thotë të gjitha në këngën e fundit

    Pas një pritjeje të gjatë dhe një sërë pritshmërish nga ndjekësit, Egli Tako ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Jetë”, një projekt që që në minutat e para ka zgjuar shumë reagime në rrjetet sociale.

    Kënga tingëllon si një shpërthim emocional dhe një dedikim i fortë për ndjenjat që ajo përjetoi gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania, ku u komentua gjatë marrëdhënia e saj me Gjestin.

    Me një tekst të sinqertë dhe plot ndjenjë, Egli duket se i kthehet edhe kritikëve dhe atyre që e paragjykuan për dashurinë që shfaqi hapur:

    “Nuk ta fal, nuk ta fal o jetë. Ç’a mbone, nuk ta fal që m’le vet o jetë, të deshta…
    E ku shkove, pse m’harrove, a s’tu dhimbsa pak? Edhe pse dreqin më merr malli ty me t’pa…
    Sa fort jam gjyku pse fort kam dashuru, n’zemër akullnajë e fortë jam bërë shkaku jot.”

    EGLI TAKO - JETË (Official Video)

    Ky projekt përbën jo vetëm një rikthim muzikor për Eglin, por edhe një mesazh të koduar për gjithçka ka përjetuar gjatë dhe pas eksperiencës së saj televizive.

    Kënga “Jetë” është publikuar në YouTube dhe pritet të ngjitet shpejt në tendencat muzikore shqiptare.

    Një gjë është e qartë: Egli ka zgjedhur të flasë përmes muzikës dhe nuk ka frikë të tregojë shpirtin e saj.

  • Vjehrra godet me sende të forta nusen e djalit në Tiranë, tenton të përdorë edhe thikën

    Vjehrra godet me sende të forta nusen e djalit në Tiranë, tenton të përdorë edhe thikën

    Ndaj një 75-vjeçareje ka nisur hetimi në Tiranë, pasi ka dhunuar bashkëshorten e djalit të saj.

    Policia thotë se ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 75 vjeçe, sepse pas një konflikti të çastit, ka goditur me një send të fortë bashkëshorten e djalit të saj.

    Madje 75-vjeçarja ka tentuar ta godasë bashkëshorten e djalit edhe me mjet prerës.

    “Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 75 vjeçe, sepse pas një konflikti të çastit, ka goditur me një send të fortë bashkëshorten e djalit të saj dhe ka tentuar ta godasë me mjet prerës.“-njofton policia.

  • Çfarë pritet të ndodhë?/ Ushtarët e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës zbarkojnë në Shqipëri

    Çfarë pritet të ndodhë?/ Ushtarët e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës zbarkojnë në Shqipëri

    Ditën e nesërme, Shqipëria do të shndërrohet në qendër të një prej stërvitjeve më të mëdha ushtarake të dekadës në Evropë dhe Afrikë, me nisjen e manovrës shumëkombëshe “Defender Europe 25”.

    E organizuar nën drejtimin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM) dhe në bashkëpunim me forcat e NATO-s dhe partnerë strategjikë, kjo stërvitje do të shtrihet përtej Shqipërisë në disa vende të Ballkanit dhe të kontinentit.

    Faza e parë e stërvitjes do të fillojë mëngjesin e të martës, më 27 maj, me nisjen e trupave nga garnizoni i Zall-Herrit drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, ku do të zhvillohen skenaret më intensive, përfshirë:

    Operacione mësymëse dhe mbrojtëse në terrene të vështira

    Dislokime strategjike të trupave dhe pajisjeve

    Testimi i gatishmërisë në kushte të simulimit të luftës

    “Defender Europe 25” do të zgjasë deri më 9 qershor dhe synon të rrisë:

    Gatishmërinë e përbashkët ndërkombëtare

    Ndërveprimin efektiv mes forcave aleate

    Kapacitetin për të reaguar ndaj kërcënimeve reale në një ambient kompleks operacional

    Stërvitja bazohet në Nenin 5 të Traktatit të NATO-s, që garanton mbrojtje kolektive ndaj çdo vendi anëtar në rast sulmi.

    Përveç Shqipërisë, një tjetër pikë kyçe do të jetë Kosova, ku do të trajnohen skenarë të mbrojtjes së infrastrukturës kritike, sigurimit të pikave të imbarkimit dhe menaxhimit të logjistikës së avancuar.

    Kjo stërvitje konfirmon edhe një herë rolin strategjik të Shqipërisë si një nyje thelbësore në arkitekturën e sigurisë euroatlantike, si dhe besueshmërinë e saj si partnere ushtarake në rajon.

  • Reagon polici ndaj të cilit Serbia ka lëshuar fletarrest: Sot, më shumë se kurrë, ndihem i vendosur të vazhdoj me nder

    Reagon polici ndaj të cilit Serbia ka lëshuar fletarrest: Sot, më shumë se kurrë, ndihem i vendosur të vazhdoj me nder

    Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dylot Brahimi, ka reaguar publikisht pas lëshimit të një fletarrestimi nga autoritetet serbe në lidhje me një incident që ndodhi me maturantë në veri të Kosovës një ditë më parë, shkruan Gazeta Sinjali.

    Përmes një postimi në Facebook, Brahimi ka shprehur vendosmërinë e tij për të vazhduar punën me përkushtim dhe integritet.

    “Sot, më shumë se kurrë, ndihem i vendosur të vazhdoj me integritet, me përkushtim dhe me nder. Të punoj me gjithë zemër për një polici të drejtë, transparente dhe gjithmonë pranë qytetarëve”, ka shkruar ai.

    Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për përkrahjen që ka marrë nga qytetarët pas kësaj situate.

    “Të nderuar kolegë, miq, dhe të gjithë ata që më kanë përkrahur, Sot qëndroj para jush me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe krenarie… çdo fjalë inkurajuese, çdo dorë që më është zgjatur, çdo besim që më është dhënë — të gjitha kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në përkushtimin tim për këtë detyrë”, ka thënë Brahimi.

    Ai shtoi se puna në Policinë e Kosovës nuk është thjesht profesion, por “një thirrje”, dhe se përkrahja që ka marrë është forca që e shtyn të ecë përpara.

    “Ju më keni dhënë motivimin që të jem më i mirë çdo ditë, më keni rikujtuar pse kjo punë ka kaq shumë rëndësi… Le të ecim përpara së bashku — me besim, unitet dhe përkushtim ndaj të mirës së përbashkët”, përfundoi ai.

  • Reagon Macron pasi gruaja e goditi në fytyrë: Ja pse e bëri

    Reagon Macron pasi gruaja e goditi në fytyrë: Ja pse e bëri

    Një video e shkurtër, por shumë e komentuar, ku presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte shfaqen në një moment të pazakontë gjatë një vizite zyrtare në Vietnam, ka ndezur rrjetin me spekulime për një konflikt në çift. Por vetë Macron ka vendosur të sqarojë gjithçka.

    Pamjet tregojnë çastin kur çifti presidencial zbriste nga avioni. Brigitte, në një moment që shumë e interpretuan si tension, shihet duke e prekur në fytyrë Macron-in, në një mënyrë që disa përdorues e cilësuan si shuplakë.

    Ndërkohë në një deklaratë për shtyp, Macron hodhi poshtë çdo aludim për krizë martesore apo konflikt:

    Video të pakuptimta. Thjesht po bëja shaka me gruan time, siç bëjmë shpesh. Për mua, kanë kaluar tre javë të ngarkuara nga Kievi në Tiranë e deri në Hanoi. Ka njerëz që mendojnë se kam ndarë një qese kokaine, se kam pasur një përballje me presidentin turk apo se po zihem me gruan time. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë, edhe pse tre videot janë të vërteta.”

    Ai theksoi se jemi në një epokë ku çdo gjest kapet nga kamera dhe keqinterpretohet në rrjet, duke bërë thirrje për kthim te burimet e besueshme të informacionit.

  • Ky është i mituri që humbi jetën nga aksidenti me biçikletë në rrugën Mazgit–Bërnic, nuk u mbijetoi plagëve

    Ky është i mituri që humbi jetën nga aksidenti me biçikletë në rrugën Mazgit–Bërnic, nuk u mbijetoi plagëve

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunitetin në zonën Mazgit–Bërnic, ku një aksident me biçikletë ka rezultuar me fatalitet.

    Shqiperia Sot mëson ekskluzivisht se viktima është Erion Bytyqi, 15 vjeç, i cili ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të rënda trupore të pësuara gjatë aksidentit.

    Burimet tona konfirmojnë se Erioni ishte përfshirë në një incident me biçikletë dhe ishte parë nga dëshmitarë okularë i gjakosur në kokë dhe pa vetëdije, çka shtoi dyshimet për lëndime të rënda që i rrezikonin jetën. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve për ndihmë mjekësore, ai nuk arriti të mbijetojë.

    Detajet mbi mënyrën e saktë se si ndodhi aksidenti ende nuk janë konfirmuar nga autoritetet, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

    Shqiperia Sot i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bytyqi për humbjen e parakohshme dhe tragjike të Erionit.

  • Vjehrra godet me sende të forta nusen e djalit në Tiranë, tenton të përdorë edhe thikën

    Vjehrra godet me sende të forta nusen e djalit në Tiranë, tenton të përdorë edhe thikën

    Ndaj një 75-vjeçareje ka nisur hetimi në Tiranë, pasi ka dhunuar bashkëshorten e djalit të saj.

    Policia thotë se ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 75 vjeçe, sepse pas një konflikti të çastit, ka goditur me një send të fortë bashkëshorten e djalit të saj.

    Madje 75-vjeçarja ka tentuar ta godasë bashkëshorten e djalit edhe me mjet prerës.

    Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 75 vjeçe, sepse pas një konflikti të çastit, ka goditur me një send të fortë bashkëshorten e djalit të saj dhe ka tentuar ta godasë me mjet prerës.“-njofton policia.

  • Video virale po bën namin në rrjet/ Presidenti Macron goditet me sh*plakë nga gruaja e tij gjatë mbërritjes në Vietnam

    Video virale po bën namin në rrjet/ Presidenti Macron goditet me sh*plakë nga gruaja e tij gjatë mbërritjes në Vietnam

    Një moment i pazakontë u kap në video pas mbërritjes së avionit presidencial francez në Vietnam, ku presidenti Emmanuel Macron duket se është goditur me shuplakë nga gruaja e tij, Brigitte Macron. Videoja u bë menjëherë virale, duke shkaktuar diskutime të shumta në mediat sociale.

    Në imazhe, derisa dera e avionit hapet dhe Macron del jashtë, shihen dy krahët e Brigitte-s që shtrihen drejt fytyrës së presidentit, duke krijuar përshtypjen e një shuplake apo përkëdheljeje. Shprehja e çuditshme në fytyrën e Macron dhe reagimi i tij i menjëhershëm kanë nxitur spekulime për një grindje midis tyre.

    Pallati Elize reagoi menjëherë duke mohuar incidentin si një konflikt serioz, duke e përshkruar si një “moment të relaksimit dhe shfryrjes” mes çiftit para fillimit të vizitës zyrtare. Një ndihmës i presidentit e përshkroi ngjarjen si një “grindje të shkurtër” midis Macron dhe Brigitte-s, duke shtuar se ishte një situatë e zakonshme që ndodh përpara nisjes së udhëtimeve zyrtare. Në video, pas momentit të diskutuar, çifti shihet duke zbritur shkallët së bashku, me Macron që i zgjat krahun Brigitte-s, por ajo mban krahun pas kangjellave, një ndryshim nga zakonisht. Ky episod i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe komentuesve, duke nxitur një valë diskutimesh mbi marrëdhënien e çiftit presidencial në publik.

  • Kur do të përcillet në banesën e fundit, familja e Artan Lames jep njoftimin e rëndësishëm

    Kur do të përcillet në banesën e fundit, familja e Artan Lames jep njoftimin e rëndësishëm

    Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame do të përcillet në banesën e fundit të martën më 27 maj.

    Familja Lame ka njoftuar se pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e sotme më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00 pranë agjencisë funerale “Alba 2000” te Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).

    Të martën do të zhvillohen homazhe pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00. Në orën 12:00 do të përcjellet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës. Ndërkohë të mërkurën dhe të enjtjen do të vazhdojnë pritjet nga ora 09:30 deri në 13:00. Pasdite po ashtu nga ora 17:00 deri në 20:30.

    Artan Lame është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. Ai ka mbajtur poste të larta drejtuese në shtetin shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

  • SPAK kontrolloi disa lokale përpara zgjedhjeve’, Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

    SPAK kontrolloi disa lokale përpara zgjedhjeve’, Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë një analizë të thelluar mbi zgjedhjet e fundit, duke theksuar se procesi nuk ishte pa probleme, sidomos për shkak të ndikimit të eksponentëve të krimit të organizuar në disa qarqe si Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Fier.

    Sipas saj, janë të paktën 39 çështje penale që po hetohen për korrupsion zgjedhor, ndërsa e cilëson të dyshimtë faktin që nuk ka asnjë çështje të hapur që lidhet me Partinë Socialiste, pavarësisht përfshirjes së administratës dhe përdorimit të aseteve publike në fushatë.

    Lala shtoi se SPAK kreu kontrolle edhe në disa lokale të lidhura me kandidatin Ani Dyrmishi, për shkak të dyshimeve për lidhje të krimit të organizuar me shtabin e tij elektoral. Ajo theksoi se duhet pritur për të parë çfarë do të zbulohet më tej.

    Lala tha se ka pasur edhe incidente të drejtpërdrejta gjatë votimeve, si në Kashar, ku vëzhgues të kandidatit të PS Ornaldo Rakipi goditën sekretarin e KZAZ-së, dhe se vetë ajo ka arritur të filmojë një çantë me para në vendngjarje. Ajo vuri në dukje se në disa raste, personazhe me të kaluar kriminale kanë qenë të pranishëm në qendrat e votimit apo në numërim, si në rastin e përplasjes së Flamur Nokës me Xhabaftët në Vorë.

    Në Fier, Lala përmendi presionin “nën rrogoz” dhe faktin që qytetarët nuk votuan deri në orët e vona të ditës. Po ashtu, në Elbasan përmendi kandidaturën e Sara Milës, që sipas saj është objekt hetimi për lidhje të mundshme me krimin e organizuar, duke vënë në pikëpyetje rritjen e votave të saj.