Category: Uncategorized

  • Nuk përmbahen më, Kiara dhe Luizi ndajnë foto int*me në shtrat (foto)

    Nuk përmbahen më, Kiara dhe Luizi ndajnë foto int*me në shtrat (foto)

    Çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli, vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe rrjeteve sociale.

    Këtë herë, ka qenë Kiara ajo që ka publikuar një fotografi të veçantë në Instagram, ku shfaqet përkrah Luizit në një moment të qetë dhe të përzemërt.

    Në foton e ndarë, Kiara ka zgjedhur të ndajë këtë çast të qetësisë me ndjekësit e saj, duke i uruar një “natë të mirë”.

    Imazhi është komentuar si një ndër më të natyrshmit dhe më të sinqertët që çifti ka postuar kohët e fundit, duke reflektuar dashurinë dhe harmoninë që ekziston mes tyre.

    Reagimet nuk kanë munguar.

    Fansat kanë shpërndarë dhjetëra komente pozitive, duke shprehur mbështetjen dhe dashurinë për çiftin që fitoi zemrat e publikut që nga koha e tyre në “Big Brother VIP”.

    Shumë prej ndjekësve i cilësojnë Kiarën dhe Luizin si simbol të një dashurie të vërtetë, që ka kaluar përmes sfidave dhe tashmë po shijojnë qetësinë dhe lumturinë.

    Ky postim është një tjetër dëshmi e afërsisë së çiftit me publikun dhe dëshirës së tyre për të ndarë momente të zakonshme, por të mbushura me dashuri, nga përditshmëria.

    Në një kohë kur figurat publike shpesh tregohen të rezervuara për jetën private, Kiara dhe Luizi vijojnë të jenë shembull i një lidhjeje të hapur, të ndershme dhe të dashur.

  • U kritikua për ndihmën ndaj Eglit, Fifi reagon menjëherë: “Po shoh plot zhgënjime…”

    U kritikua për ndihmën ndaj Eglit, Fifi reagon menjëherë: “Po shoh plot zhgënjime…”

    Artistja e njohur shqiptare Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi, ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale pas një vale kritikash dhe komentesh negative që ka marrë për bashkëpunimin e saj me Egli Tako.

    Në një postim të fundit, Fifi sqaroi se përfshirja e saj nuk ka lidhje me interes personal apo me “trende të rrjeteve sociale”, por me përkushtimin si producente që synon ta sjellë Eglin në skenë si artiste me vlera.

    Ajo theksoi se shumë nga kritikat vijnë nga adresa false që paragjykojnë pa njohur përpjekjen që fshihet pas projektit.

    “Po shoh plot komente, plot zhgënjime. Plot adresa false që po paragjykojnë lëvizjet e mia si artiste, më saktësisht si producente,” shkruan Fifi.

    Ajo njoftoi gjithashtu se projekti më i ri i Eglit, kënga “Jetë”, do të publikohet sot në orën 18:00.

    Fifi u shpreh e bindur se publiku do të kuptojë punën e madhe dhe pasionin që ajo dhe një ekip i tërë kanë investuar në këtë nisje të re për Eglin.

    “Egli nuk ka vetëm një njeri mbrapa kuintave që po punon për të, por ka një ekip super gjigant me plot pasion për punë e muzikës.”

  • Pengmarrja e autobusit më 28 maj ’99 që tronditi Shqipërinë dhe Greqinë: Një ngjarje reale që u kthye në film. Çfarë po ndodh sot

    Pengmarrja e autobusit më 28 maj ’99 që tronditi Shqipërinë dhe Greqinë: Një ngjarje reale që u kthye në film. Çfarë po ndodh sot

    Mediat greke u përballën me kritika të ashpra për mënyrën e pashpirt se si e trajtuan ngjarjen në transmetim të drejtpërdrejtë. Kush ishte 22 vjeçar Flamur Pisli, si u dhunua seksualisht dhe trauma që pësoi kur e refuzoi një femër

    Më 28 maj 1999, Greqia përjetoi një prej episodeve më dramatike dhe të paprecedentë në historinë e saj moderne: pengmarrjen e parë të një autobusi, një ngjarje që transmetohej drejtpërdrejt në ekranet televizive dhe që përfundoi në një masakër tragjike përpara se të frymëzonte edhe kinemanë.

    Ishte mëngjesi i asaj dite kur Flamur Pisli, një emigrant shqiptar 25-vjeçar, hipi në një autobus të linjës KTEL të Selanikut, në zonën Kato Sholari. Kur autobusi iu afrua qendrës së fshatit dhe ai pa se në stacion ndodheshin shumë njerëz, u ngrit nga vendi i tij, nxori armën dhe i kërkoi shoferit të ndryshonte drejtimin.

    Në mes të panikut, nxori dhe hoqi siguresën e një granate dore. Brenda pak minutash, vendi u kthye në qendër të interesit të gjithë mediave greke, të cilat mbërritën në kohë rekord dhe nisën transmetimet e drejtpërdrejta.
    https://www.youtube.com/embed/MFbzG-Dwc2U

    I armatosur me granata dhe kallashnikov, Pisli kërkoi 50 milionë dhrahmi, tre kallashnikovë dhe një rrugë të sigurt për të kaluar në Shqipëri. Sipas tij, ishte viktimë e një padrejtësie nga punëdhënësi dhe autoritetet greke.

    Policia greke, ende nën tronditjen e dështimit në rastin tragjik të Sorin Mateit në Athinë (ku humbi jetën Amalia Gjinaki), veproi pa përvojë dhe pa një negociator profesionist. Dorëzuan paratë dhe tre armë, të cilat Pisli i refuzoi sepse “nuk ishin të markës që kërkonte”.

    Autobusi nisi rrugëtimin drejt kufirit me Shqipërinë, i shoqëruar nga forcat speciale EKAM dhe i ndjekur nga kamerat. Në një moment ndaloi edhe në shtëpinë e një ish-punëdhënësi për t’u hakmarrë, por nuk arriti qëllimin. Më pas, tentoi të shkonte në shtëpinë e një gruaje që e kishte strehuar më parë, por ajo e refuzoi ashpër.

    Ndërsa koha kalonte, ai lodhej dhe nervozohej. Vazhdonte të mbante granatën pa siguresë në dorë dhe fliste me gazetarët në telefon, por edhe me pengjet, të cilëve u tregonte jetën e tij.

    Në zonën e Elbasanit, autobusit iu bë pritë nga forcat speciale shqiptare. Pisli refuzoi të dorëzohej. Kur dera e autobusit u hap, forcat speciale shqiptare qëlluan për vdekje njërin prej pengjeve, 28-vjeçarin grek Jorgo Koulouri, që ngjante në fytyrë me Pislin. Më pas, vranë edhe vetë Pislin.

    Reagimet dhe polemikat

    Ministria e Rendit Publik në Greqi akuzoi autoritetet shqiptare se nuk lejuan ndërhyrjen e forcave greke. Akuzë pati prej tyre dhe për vdekjen e pengut. Familja e Koulurit paditi autoritetet shqiptare, por hetimi u mbyll pa asnjë përgjegjësi.

    Mediat greke u përballën me kritika të ashpra për mënyrën spektakolare dhe të pashpirt se si e trajtuan ngjarjen në transmetim të drejtpërdrejtë.

    Kush ishte Flamur Pisli

    Flamur Pisli kishte lindur në Shqipëri në vitin 1975 dhe u vendos në Greqi së bashku me vëllain e tij më të vogël, Edin. Ky i fundit krijoi një marrëdhënie dashurie me gruan e punëdhënësit të tij, e cila mbeti shtatzënë dhe të dy u larguan fshehurazi nga fshati.

    Në këtë atmosferë tensioni, Flamuri u arrestua pasi në bodrumin ku punonte u gjetën armë. Ai pretendoi se ishin vendosur aty për ta akuzuar padrejtësisht. Në burg u dhunua seksualisht dhe pas lirimit u dëbua për në Shqipëri, ku nuk u prit mirë.

    Rikthehet sërish në Greqi por përballet me refuzim të ri, kësaj here nga një grua që e kishte strehuar dikur. Ndaj vendosi të rrëmbejë një autobus dhe të kthehej në Shqipëri si “hero”.

    Nga realiteti në ekranin e madh

    Kjo ngjarje tragjike u bë frymëzim për filmin “Omiros” të regjisorit Konstantinos Giannaris, që u shfaq në vitin 2005. Filmi rrëfen historinë e një emigranti shqiptar që merr peng një autobus në përpjekje për të dëgjuar zërin e tij, ndërkohë që gjatë rrugëtimit zbulohet se edhe të tjerët në autobus mbartin plagë dhe sekrete.

    JA FILMI I PLOTË

    https://www.youtube.com/embed/WoJY_wHRdyE
    Disa nga personazhet e filmit përfshijnë:

    Stathis Papadopoulos – Elion

    Theodora Tzimou – Iliana

    Giannis Stankoglou – Grigoris

    Minas Hatzisavvas – Oficer policie

    Laertis Vasiliou – Komandant shqiptar

    Manolis Afolanio – Jack (emigrant afrikan)

    Filmi u nderua me dy çmime shtetërore për cilësi dhe një çmim ndërkombëtar në Vjenë.

    Në fund, historia e Flamur Pislit mbetet një nga episodet më të dhimbshme dhe më të diskutueshme në marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe në mënyrën se si mediat dhe autoritetet përballen me situata të jashtëzakonshme. /noa.al

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • 70 euro gjobë kush ngrihet në këmbë para se të ulet avioni, hyn në fuqi rregulli i ri

    70 euro gjobë kush ngrihet në këmbë para se të ulet avioni, hyn në fuqi rregulli i ri

    Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të gjobiten. Autoriteti Turk i Aviacionit Civil (CAA) ka miratuar rregulloren e re për të përmirësuar sigurinë dhe për të zvogëluar ndërprerjet gjatë procesit të zbarkimit të avionëve.

    Kur pasagjerët nxitojnë të ngrihen, ndërsa avioni është ende në lëvizje, ata shpesh shtyjnë pasagjerët e tjerë ose rrezikojnë të shkaktojnë lëndime duke u përpjekur të hapin ndarjet sipër kokës.Vendimi synon të zvogëlojë nevojën që ekuipazhi i kabinës të lëshojë në mënyrë të përsëritur udhëzime sigurie që shpesh injorohen.

    Sipas rregullit të ri, pasagjerët duhet të qëndrojnë të ulur me rripat e sigurimit të lidhur derisa avioni të arrijë vendin e caktuar të parkimit dhe shenja “lidh rripin e sigurimit” të çaktivizohet. Ata gjithashtu duhet të presin që të thirret rreshti i tyre për të zbritur nga avioni. Rregullorja, e bazuar në nenin 143 të Ligjit të Aviacionit Civil Turk nr. 2920, prek të gjithë transportuesit që operojnë fluturime në Turqi.

    Pasagjerët që shkelin rregullat e reja do të përballen me gjobë prej 70 dollarësh ose 62 euro.

    “Sipas rregullores, linjat ajrore janë të detyruara t’u kujtojnë pasagjerëve të vendosin rripat e sigurimit gjatë dhe pas uljes derisa të arrijnë në pozicionin e parkimit dhe të theksojnë shprehimisht se çdo shkelje do t’i raportohet autoritetit të aviacionit dhe do të vendoset një gjobë”, deklaron CAA.

    Turkish Airlines e ka përditësuar tashmë njoftimin e uljes, i cili paralajmëron në mënyrë të qartë pasagjerët për penalitete të mundshme për mosrespektimin e vendimit, raporton A2cnn.

    Aty thuhet, “pasagjerët që nuk i përmbahen rregullave do të raportohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Aviacionit Civil përmes një Raporti për Pasagjerët e Shkelur dhe do t’u vendoset një gjobë administrative në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi.”

    Reagimet kanë qenë të shumta në lidhje me këtë vendim. Ndërsa disa e kanë lavdëruar, komentet në mediat sociale sugjerojnë se ka edhe skepticizëm sa i përket efektivitetit të masës për të frenuar zakonin bezdisës të përdorimit të fletëpalosjeve.

    Ende nuk dihet nëse linjat ajrore të tjera do të paraqesin paralajmërime të ngjashme për Turkish Airlines për fluturimet që mbërrijnë në Turqi.

  • Po të gjobisin pa e ditur fare – Radaret e rinj po bëjnë kërdinë në rrugë , qytetaret të tornditur !

    Po të gjobisin pa e ditur fare – Radaret e rinj po bëjnë kërdinë në rrugë , qytetaret të tornditur !

    Radarët e monitorimit të trafikut janë duke bërë kërdinë me gjoba masive, ligjshmëria e të cilave është më shumë se e dyshimtë.

    Edhe pse investimi për monitorimin e Trafikut në akset kryesore kombëtare nuk ka përfunduar ende dhe nuk është marrë në dorëzim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, radarët kanë vendosur gjoba masivisht, për shumicën dërrmuese të të cilave drejtuesit e mjeteve nuk janë në dijeni fare.

    ‘Kur ndodh një shkelje rrugore, kamerat inteligjente regjistrojnë automatikisht të dhënat dhe fotot përkatëse. Më pas, këto informacione analizohen nga operatorët dhe i transmetohen Policisë së Shtetit. Kjo e fundit verifikon rastin dhe liron gjobën përkatëse, e cila i shkon drejtpërdrejt drejtuesit të mjetit në sistemin elektronik të gjobave,’ thotë Marin Bezhani, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut (QKMT).

    Por cilat janë pikat që monitorohen aktualisht?

    ‘Monitorimi po kryhet në fazë testimi në disa pika të zgjedhura strategjike, përfshirë: Golemin pranë stacionit të trenit, mbikalimin e Spillesë 1 dhe Spillesë 2, zonën e njohur si ‘Zham Sektor’, si dhe në Bishtin e Zhurit dhe Rrogozhinë. Përveç këtyre, testime po zhvillohen edhe në disa akse të tjera rrugore kryesore në vend.’

    Projekti për monitorimin e trafikut në autostradat kombëtare është tenderuar për një vlerë prej rreth 20 milionë eurosh. Ai parashikon vendosjen e kamerave të trafikut fillimisht për 200 kilometra rrugë kombëtare, të cilat monitorojnë dhe përcjellin në kohë reale çdo shkelje.

    Si do ishte nje titull me i mire clickbite per kte lajm

  • Xheneta me mesazh thumbues në Instagram: Kujt ia drejtoi “Oscarin” për rolin e viktimës?

    Xheneta me mesazh thumbues në Instagram: Kujt ia drejtoi “Oscarin” për rolin e viktimës?

    Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, po e mban ndezur vëmendjen e publikut edhe pas përfundimit të spektaklit. Shumë aktive në rrjete sociale, modelja nga Prizreni ka publikuar së fundmi disa imazhe në Instagram, të shoqëruara me një mbishkrim që nuk ka kaluar pa u vënë re.

    “Disa vajza e luajnë aq mirë rolin e viktimës, sa meritojnë çmimin Oscar,” ka shkruar ajo, duke ndezur menjëherë spekulime rreth kujt mund t’i jetë drejtuar ky mesazh.

  • Kur nena nderoi jete , babi solli nje grua tjeter ! ngjarje dritheruese .

    Kur nena nderoi jete , babi solli nje grua tjeter ! ngjarje dritheruese .

    Gruaja e dytë e babait tim, erdhi një ditë me një kilogram karamele. Unë dhe motra ime e shikuam me tmerr. Shoqet tona na i kishin mbushur kokat me histori të tmerrshme për njerkat, kështu që as faleminderit nuk i thamë. Në vend që të ofendohej, ajo buzëqeshi dhe kurrë nuk e ndaloi buzeqeshjen. Ajo ishte një grua e bukur ne fytyre, me flokë të gjatë e të errët. Babai im na e prezantoi atë pa shumë fjalë: “kjo do të jetë nëna juaj e re.”

    Isha shumë e vogël për të kuptuar si duhet të jetë ndjerë ai. E përshëndetëm me një heshtje të ngrirë. Ata u martuan në komunë dhe pak kohë më pas ajo u transferua të jetonte me ne. Shtëpia ishte zhytur në errësirën e zisë, u mësuam me të. Ditën e parë, ajo hapi të gjitha dritaret, e la diellin të hynte dhe vuri pak muzikë. Më kujtohet shikimi i motrës sime, e bezdisur nga drita e papritur dhe muzika që thyente heshtjen, tashmë të njohur.

    Ajo bëri një pastrim me themel, dhomë per dhomë, me aq kujdes saqë edhe një mbret do të ndihej mirë. Mbushi raftet me libra dhe, kur kaloi pranë fotografise së mamit qe ishte varur, mendova se do ta hiqte nga vendi, por ne vend të kësaj, i pastroi pluhurin dhe e vendosi më në qendër të murit. E pranova atë ditë. Edhe pse nuk mund ta imagjinoja se sa shumë do të ma ndryshonte jetën.

    Në kuzhinë ajo ishte një magjistare, pjata të çuditshme dhe të shijshme që askush prej nesh nuk i kishte provuar ndonjëherë. Kështu e fitoi zemrën e babait, edhe motra ime, ngadalë, filloi të fliste me të. Pas një viti, dhimbja e vdekjes se nënës sonë ishte zbutur, edhe nëse harrimi i saj ishte i pamundur, imazhi i saj vazhdonte të na vëzhgonte nga dhoma e ndenjes.

    Ne kurrë nuk e quajtëm nënë, gjë që ajo nuk pretendoi kurrë, e fitoi besimin tonë me durim. Ajo na këshilloi, na mbrojti, na ndihmoi kur ishim ne veshtiresi. Kaluan vite. Një ditë, babi nuk u kthye nga puna. Ajo nuk u shqetësua në fillim, pastaj kaloi orë të tëra në telefon, derisa erdhi lajmi, babai kishte pesuar aksident duke gjetur vdekjen e menjehershme. Kjo ishte vdekja e dytë e fëmijërisë sonë. Dhe na detyroi të kuptojmë se asgjë nuk zgjat përgjithmonë.

    Pas funeralit, kishim frikë se do të na ndanin dhe do të na çonin në një institucion. Por ajo nuk u largua, qëndroi me ne, edhe me e pranishme se me perpara. Punonte gjysmë dite në një restorant, dhe pjesën tjetër të kohës përpiqej të na ngrinte humorin, organizonte shëtitje, kërcente, kendonte me zë të lartë, sajonte lojra te ndryshme… E shikonim nga larg, në heshtje, por ajo nuk hiqte dorë.

    Një ditë e pyeta se ku ishte topi im. Ishte një mëngjes me diell, pas muajsh me shi dhe trishtim. Ajo e gjeti menjëherë dhe ma dha me një buzëqeshje të madhe. Ndërsa po largohesha, ajo më tha: “Nëse nuk do të luash vetëm, jam unë këtu.” «Në rregull», u përgjigja duke ngritur supet. Ne luajtem dhe pastaj erdhi koha e drekes, ushqimet e saj të lehta ishin gjithmonë të veçanta, nuk kishte shumë, por dinte si ta bënte çdo tavolinë një ngjarje të vogël.

    Atë ditë fillova ta doja vërtetë. Dhe nuk kisha frikë të bëja gabime. Motra ime vuri re ndryshimin tek unë, me shumë kujdes, edhe ajo filloi të besonte, jetët tona rrotulloheshin rreth saj, edhe nëse askush nuk e thoshte me zë të lartë. Por ajo e kuptoi, ishte ëmbëlsire per ne, dhe sinqerisht na bëri për vete plotësisht. Kur mbarova shkollën, nuk mendoja se mund të shkoja në universitet.

    Por ajo kishte kursyer disa para dhe më regjistroi fshehurazi. Kur e mora vesh, qava nga gëzimi. Motra ime u diplomua si infermiere. E dija që nuk do të mund t’ia shpërbleja kurrë. Ajo nuk ishte nëna jonë, mund të ishte larguar pasi vdiq babai, por vendosi te qëndrojë dhe ishte nëna që nuk e prisnim. Kaluan vite, u bëra avokat, gjithmonë mbaja kontakt me motrën time dhe me të.

    Kur mbusha tridhjetë e tre vjeç, ajo u sëmur. U zhvendosa për të qenë pranë saj, e dinte që nuk kishte shumë per te jetuar. Pavarësisht gjithçkaje, ajo prapë buzëqeshte, na bëri të premtojmë se nuk do trishtoheshim. «Dua të tju shikoj vetëm me buzeqeshje», na tha ajo. E varrosëm një të hënë vere, nuk donte të vendosej pranë babait: “Ai vend është për mamin tuaj.”-tha dhe zgjodhi një cep të qetë, nën pemë.

    Ne shkojmë dhe i takojme te tre. Trëndafila të kuq për mamin. Shaka për babin, i cili pëlqente të qeshte. Dhe ëmbëlsira për të, ashtu siç e kërkoi. Ndonjëherë shanset e dyta janë të këqija. Por herë pas here, vijnë njerëz të mrekullueshëm që hyjnë në zemrat tona… dhe nuk largohen kurrë, edhe kur largohen! ❤️😍

  • U zhduk dy ditë më parë, 14-vjeçarja gjendet e vdekur nën një dyshek! Ish i dashuri rrëfen krimin: E godita me gurë në kokë sepse më la!

    U zhduk dy ditë më parë, 14-vjeçarja gjendet e vdekur nën një dyshek! Ish i dashuri rrëfen krimin: E godita me gurë në kokë sepse më la!

    Martina Carbonaro, një 14-vjeçare italiane e zhdukur dy ditë më parë në Afragola, në zonën e Napolit, është gjetur e vdekur.

    Trupi i adoleshentes u gjet nga karabinierët pak larg shtëpisë së vajzës, në një ndërtesë të rrënuar pranë ish-stadiumit “Moccia”. Sipas mediave italiane, viktima ishte fshehur nga vrasësi nën një dyshek.

    Si autor i krimit u arrestua ish-i dashuri 18-vjeçar, Alessio Tucci, i akuzuar për vrasje të rëndë dhe fshehje të një kufome.

    Gjatë marrjes në pyetje, ai rrëfeu se kishte vrarë Martinën dhe më pas kishte fshehur trupin e saj.

    Raportohet se 18-vjeçari i ka shkaktuar vdekjen duke e goditur në kokë disa herë me një gur. Motivi i krimit dyshohet se ishte ndarja e tyre. 14-vjeçarja e kishte dhënë fund marrëdhënies disa ditë para vrasjes dhe ai nuk mund ta pranonte ndarjen.

    Ishin pamjet filmike në kamerat e zonës që çuan në zbardhjen e ngjarjes, ku u rindërtuan lëvizjet e fundit të viktimës dhe u identifikua autori.

    Krimi besohet se ka ndodhur në afërsi ose brenda ndërtesës ku u gjet trupi. Martina raportohet se nuk donte të rikthehej me ish të dashurin, por do të kishte pranuar të takohej me ish-të dashurin e saj në të njëjtin vend ku takoheshin zakonisht kur ishin bashkë.

    Në kulmin e një debati, ai dyshohet se e goditi vajzën me gur dhe e vrau. Pas lajmit për vdekjen e vajzës së saj, nëna e 14-vjeçares shkroi në rrjetet sociale: “Kushdo që të ka lënduar do të paguajë”

    Ajo kishte raportuar zhdukjen e vajzës së saj mbërmjen midis 27 dhe 27 majit, duke i shpjeguar policisë se Martina i kishte shkruar se po dilte nga shtëpia për t’u takuar me një shoqe për akullore.

    Më vonë, megjithatë, kur ajo u përpoq ta telefononte, lidhja u ndërpre. Nëna më vonë raportoi se Martina ishte takuar me ish-të dashurin e saj.

  • Zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës/ Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Punimet….

    Zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës/ Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Punimet….

    Në autostradën Tiranë-Durrës vijon puna për zgjerimin e rrugës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra korsi do të shërbejë për emergjencat, duke e bërë autostradën në përfundim të punimeve me nga katër korsi në secilin drejtim.

    Kryeministri Edi Rama ditën e sotme shprehet se deri më tani është realizuar 50% e punimeve.

    Mirëmëngjes dhe nga kantieri i punës për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza II, ku punimet kanë ecur me ritme shumë të mira e tashmë realizimi fizik ka arritur në masën 50%, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

    Projekti pritet të përfundojë brenda dy viteve. Aktualisht, shpejtësia e lejuar në këtë segment është deri në 90 kilometra për orë, një kufizim që do të rritet në 130 kilometra për orë pas përfundimit të zgjerimit.

  • Dyshonte tek bashkeshorti dhe e ndjek nga pas per dy dite rresht, gruaja nga Durrësi shokohet nga ajo qe zbulon

    Dyshonte tek bashkeshorti dhe e ndjek nga pas per dy dite rresht, gruaja nga Durrësi shokohet nga ajo qe zbulon

    Në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, korrespondentia nga Durrësi, Dhurata, ka ndarë një lajm që lidhet me një grua e cila ka ndjekur bashkëshortin e saj për 2 ditë radhazi, për të kuptuar nëse në këtë mes kishte diçka që nuk shkonte. Sipas Dhuratës, teksa ndiqte burrin e saj, gruaja kuptoi që ai takohej jo me 1, por me disa femra.

    Dhurata: Kemi një lajm përsa i përket një rasti në fakt, ku një zonjë, ka pasur ditët e fundit, pra ka pasur… pra ka vënë re ndjeshëm këtë gjë nga bashkëshorti i saj, që diçka po ndodh tek ai. Pasi nuk ka qenë…

    Aldo: Jo ore.

    Dhurata: Po, pasi e ka lënë pak pas dore le të themi.

    Aldo: Jo ore.

    Dhurata: Po dhe kjo e ka vënë re menjëherë Aldo, sepse thashë, ishte goxha e ndjeshme për t’u kuptuar. Dhe ndërkohë e ka ndjekur për dy ditë rresht dhe vuri re që ai nuk dilte me një femër Aldo, por dilte me disa femra. Nuk është se e ka kapur, le të themi, në flagrancë përsa i përket…

    Aldo: A jo me një, por me disa?

    Dhurata: Me disa, por thjesht linte takime në kafe dhe kjo, këto dy ditë, e ndoqi. Mirëpo nuk e ka kapur në flagrancë, që shiko se me të vërtet këtë e ka të dashur. Mirëpo e ka lënë kështu, vazhdon ndjekja e saj. Të shohim se deri ku do të arrijë zotëria.