Category: Uncategorized

  • “Unë jam PRO abortit” – Gentiana Gjalpi thyen heshtjen me një mesazh të fortë për gr

    Në një postim të fundit në Instagram, Gentiana Gjalpi është shprehur hapur në mbështetje të të drejtës për abort. Ajo iu përgjigj një mesazhi nga një ndjekëse që tha se ishte shtatzënë në moshën 27-vjeçare dhe ndjehej e frikësuar e nën stres, duke deklaruar se për momentin nuk dëshironte të bëhej nënë.

    Gentiana shkruan: “Unë jam PRO abortit.”, duke vazhduar më tej me një mesazh mbështetës dhe empatik:

    “Le çfarë thonë e rrit Zoti, jo e rrit nëna dhe është aq e vështirë, sa ndonjëherë dhe dështon në rritjen e një fëmije. Të uroj të bësh më të mirën për veten tënde, dhe për bebin që pret.”

    Deklarata e saj ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale

  • Tragjedia që tronditi Tiranën – publikohen pamjet e fundit të Martinit gjatë vra*jes (VIDEO)”

    Tragjedia që tronditi Tiranën – publikohen pamjet e fundit të Martinit gjatë vra*jes (VIDEO)”

    Pamjet tronditëse të një ngjarjeje që preku zemrat e shqiptarëve janë publikuar për herë të parë. Ato i përkasin tragjedisë së 18 nëntorit 2024, kur 14-vjeçari Martin Cani, nxënës i shkollës “Fan Noli” në Tiranë, u vra me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj.

    Ngjarja ndodhi në mes të ditës, vetëm disa metra larg shkollës, pas një përplasjeje fizike mes disa adoleshentëve. Krimi i rëndë tronditi një komunitet të tërë dhe ngjalli kërkesa të forta për drejtësi.

    📹 Pamjet e publikuara për herë të parë

    Videot, të siguruara nga gazetari Eraldo Harilcaj, tregojnë momentet kritike para dhe pas aktit tragjik. Në to shihen:

    Martini dhe Mario duke ecur krah për krah, të ndjekur nga një grup shokësh, përfshirë edhe Luis Meçaj, miku i Martinit, i cili më pas do të mbetej i plagosur. Grupi futet në një rrugicë pa kamera sigurie – aty ndodhi përplasja fatale. Disa minuta më vonë, shihen duke vrapuar në panik, ndërsa Martini mban me dorë zonën ku ishte goditur me thikë. Pas tij, Mario shihet duke vrapuar me armën ende në dorë, një pamje që ka lënë pa fjalë edhe ndjekësit më të fortë të lajmit.

    💔 Një ëndërr e ndërprerë, një komunitet i thyer

    Martini ishte vetëm 14 vjeç. I njohur si një djalë i qetë dhe me ëndrra për të ardhmen, ai u bë viktimë e dhunës mes të rinjve, një fenomen që po merr përmasa alarmante.

    Familja e tij vazhdon të kërkojë drejtësi, ndërsa procesi gjyqësor ndaj Mario Përlleshajt vijon, nën vëmendjen e opinionit publik dhe me presion të madh për një vendim të drejtë.

    🕯 “Një tragjedi që mund të ishte shmangur…”

    Shumë qytetarë, figura publike dhe aktivistë kanë reaguar duke theksuar nevojën urgjente për masa parandaluese në shkolla, kontroll të armëve të ftohta dhe mbështetje psikologjike për të rinjtë.

    https://www.facebook.com/share/v/1Gd9dDegGp/?mibextid=wwXIfr

  • Në një lidhje të re, kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Laert Vasilit?

    Në një lidhje të re, kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Laert Vasilit?

    Laert Vasili pas daljes nga spektakli vip ka rigjetur dashurinë. Aktori injohur në daljen e fundit ka hapur zemrën ku shprehet se është në njohjeme një vajzë. Ai ka hedhur poshtë aludiet se kjo vajzë është Valbona.

    Duket se vajza që i ka rrëmbyer zemrën është një figurë e njohur për ekranet tona por Laerti ka preferuar të mos zbulojë më shumë detaje.

    “Jam në njohje me një vajzë… dhe jo, nuk është Valbona Vajzën që po njoh, nuk e kam njohur prej rrjeteve sociale, është dikush më ka tërhequr vëmendjen dhe kam dalë disa herë. Vajza nuk është dhe aq e thjeshtë, i përket botës së të famshmëve. Është e njohur. Që unë e pëlqej atë, ia kam lënë që ta kuptojë.”

  • “1500 euro është vetëm për një…” – Shokon Enca Haxhia me deklaratën: Ja sa fitoj në ‘OnlyFans’

    “1500 euro është vetëm për një…” – Shokon Enca Haxhia me deklaratën: Ja sa fitoj në ‘OnlyFans’

    Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia, ka ndarë disa detaje rreth aktivitetit të saj në platformën ‘OnlyFans’, gjatë një interviste të dhënë.

    Gjatë rubrikës së lojës “Truth or Dare”, ajo u pyet nëse i ishte ofruar ndonjëherë shuma prej 1500 eurosh për një fotografi të këmbëve

    Në përgjigje të pyetjes, këngëtarja i shokoi të gjithë me deklaratën teksa u shpreh:

    “1500 është vetëm një gisht,” tha Enca në emisonin “Goca dhe Gra”.

    Deklarata e saj jo vetëm që shkaktoi të qeshura dhe habi në studio, por nënkuptoi edhe një realitet tjetër, fitimet që Enca gjeneron në OnlyFans janë shumë më të mëdha nga sa mund të mendohet.

    Kjo deklaratë ka ngjallur interes në publik, duke hapur diskutime mbi përfitimet ekonomike që mund të vijnë nga përfshirja në platforma të tilla, por gjithashtu edhe mbi mënyrën se si figurat publike i përdorin këto kanale për të shpërndarë përmbajtje.

    Këngëtarja ka qenë prej kohësh një prej figurave publike më të komentuara për vendimin për të qenë pjesë e platformës për të rritur, por duket se për të, kjo është një zgjedhje e ndërgjegjshme dhe një burim i mirë i të ardhurave.

  • Kjo është mrekuΙΙia më e mαdhe që ka ndοdhur në Kishën e Laçit

    Kjo është mrekuΙΙia më e mαdhe që ka ndοdhur në Kishën e Laçit

    Qyteti i vogël i Laçit, ofron një pritje të pazakontë për mijëra e mijëra besimtar që

    vinë për të përjetësuar besimin për të gjetur paqen dhe për tu prehur në mëshirën e Zotit

    Por cila ka qenë mrekullia më e madhe në historinë e Kishës së Laçit?Këtë përgjigje na thotë vetë Frat, Mirash Marinaj, dëgjojeni ,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

  • PLAS BOMBA! PRISHEN FIFI DHE EGLI ZHDUKET PROJEKTI I PËRBASHKËT EGLI I KTHEHET OFERTËS SË GJESTIT?

    PLAS BOMBA! PRISHEN FIFI DHE EGLI ZHDUKET PROJEKTI I PËRBASHKËT EGLI I KTHEHET OFERTËS SË GJESTIT?

    Një situatë e pazakontë ka habitur fansat në rrjet! Kënga e njohur e Fifit në bashkëpunim me Eglin është fshirë papritur nga YouTube dhe kjo ka ngjallur dyshime për një krisje të fortë mes vajzave.

    “Pse e fshive këngën me Eglin nga YouTube?” – ishte komenti që nisi gjithçka, ndërsa përgjigjet nga ndjekës të tjerë nuk vonuan: “Sepse deshti Fifi për qejf të vet” dhe “S’ka të bëjë me qejf, por kërkoi suport nga ajo…”.

    Situata tensionohet edhe më shumë kur një tjetër komentuese shkruan se nuk e kishte njohur kurrë Eglin para Big Brother-it, duke hedhur dyshime se marrëdhënia e tyre ka qenë më shumë strategjike sesa miqësore.

    A është ky fundi i bashkëpunimit mes Fifit dhe Eglit? Apo thjesht një pauzë e përkohshme? Fansat kërkojnë shpjegime dhe nuk kursejnë komentet!

  • Të nderuara k*rva, nuk kam lek’, G Bani liston 12 detaje për të

    Të nderuara k*rva, nuk kam lek’, G Bani liston 12 detaje për të

    G Bani ka zgjedhur rrjetet sociale për të shpërthyer me një mesazh që ka tronditur ndjekësit.

    Në një postim në Instagram Story, ai ka listuar plot 12 pika për të gjitha femrat që mund të bien në dashuri me të, duke u paraqitur si i sinqertë, brutal dhe pa filtra. Mesazhi i tij fillon me fjalët:

    “Të nderuara k*rva! Para se të bi sërish në dashuri me ndonjëren prej jush…”

    Në listën e tij, G Bani shprehet se:

    Nuk ka para, nuk ka pasuri, as në bankë e as cash.

    Është pa punë dhe nuk merr rrogë.

    Nuk pi drogë, por pi duhan.

    Është tepër xheloz, aq sa të bllokon vetëm për ndjenja.

    Nuk godet femra, por nëse situata përshkallëzohet, ai largohet.

    Dashurinë nuk e tradhton kurrë, dhe kur nuk ndjen më, nuk luan me fjalë.

    Ai përmend se pas ndarjes, vazhdon të mendojë për ish-të dashurat ditë e natë, dhe shpesh, fiksimi ndaj dikujt i zgjat me vite.

    “Po të putha në buzë, dmth të dua. Po të bëra bllok, dmth të dua,” – është një nga shprehjet që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

    Sinqeriteti mbase pak i tepruar i Xhibos në këtë postim ka ngritur pikëpyetje nëse është i qëlluar si postim publik apo jo.

  • E konsumoj!”- U arrestua për kultivim të lëndëve narkotike, thyen heshtjen për herë të parë Enca Haxhiaj: E ka krijuar zoti, kush jam unë ta disrespektoj

    E konsumoj!”- U arrestua për kultivim të lëndëve narkotike, thyen heshtjen për herë të parë Enca Haxhiaj: E ka krijuar zoti, kush jam unë ta disrespektoj

    Këngëtarja e njohur Enca Haxhiaj, ka folur për herë të parë lidhur me arrestimin e saj, pasi kultivoi bimë narkotike në disa vazo në ballkonin e banesës në Lundër, dy vite më parë.

    Asaj kohe 27-vjeçarja gjatë dëshmisë së dhënë në polici ka deklaruar se kanabisin e kishte për përdorim vetjak. Po ashtu teksa ishte e ftuar në një intervistë, Enca pohoi të njëjtën arsye duke shtuar ndër të tjera se e ka kuptuar gabimin e bërë.

    Për ta sqaruar. Isha unë një ditë. Do ta bëj këtë gjë për qejf. Ishte komplet nga kurioziteti dhe dashuria ime për bimët. Ajo u rrit, unë e kuptova gabimin tim, dhe kjo çështje ka marrë fund. Zura mend,” u shpreh ajo në “Goca dhe Gra”.

    Teksa u pyet nga moderatorja nëse është përdoruese e hashashit, këngëtarja theksoi se: Është pak temë sensitive për tu diskutuar në Shqipëri, unë e konsumoj sa herë jam në shtetet që lejohet konsumi. Një shoku im thotë zoti e ka sjellë në tokë, kush jam unë të disrespektoj zotin të mos e pi atë.”

    Kujtojmë që Enca ishte së bashku me partnerin e saj, Mickey Neblett, në banesë kur u arrestua nga policia.

    Njoftimi i policisë:

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Balcony”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

    Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja.

    Sekuestrohen bimët narkotike.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”.

    Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër.

    Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Cllevio i shkruan Rey Manajt, zbulohet mesazhi

    Cllevio i shkruan Rey Manajt, zbulohet mesazhi

    Rey Manaj u gjend në qendër të vëmendjes pas humbjes së penalltisë në ndeshjen dramatike ndaj Serbisë. Por mbështetja nuk i ka munguar, madje as nga personazhe të njohur të rrjeteve sociale.

    Cllevio Serbiano, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë, ka ndarë publikisht mesazhin e tij drejtuar Reyt, duke e inkurajuar pas momentit të vështirë:

    “Vllai, e di se si ndihesh për humbjen e penalltisë, por ky është futbolli. Historia ka treguar nga Platini, Baggio deri te Messi apo Ronaldo. Ti je djalë me karakter të fortë dhe kam besim se do ta kalosh shpejt këtë presion.”

    Mesazhi përfundon me shprehjen “Love u Rei Ganggo”.

    Ky reagim njerëzor i Cllevios vjen si një kujtesë se edhe yjet gabojnë, por ajo që ka rëndësi është mbështetja në ditët më të vështira.

  • Gjesti puth ‘Eglin’ në mes të koncertit – publiku shpërthen në ovacione! ( video )

    Gjesti puth ‘Eglin’ në mes të koncertit – publiku shpërthen në ovacione! ( video )

    Teksa ka ende shumë paqartësi mbi marrëdhënien e tyre, një moment i papritur ka ngritur në këmbë publikun në koncertin e fundit të Gjesti-t.

    Artisti ka pranuar një bluzë dhuratë nga fansat, ku ishte printuar një foto e tij me Eglin. Turma e pranishme filloi të brohoriste në kor: “Puthe, puthe!”

    Gjesti u mendua për pak çaste dhe u shpreh: “Duhet me ndjenja…”, përpara se ta puthte foton në bluzë – një veprim që elektrizoi skenën dhe nxiti ovacione të fuqishme nga të pranishmit.

    Ky gjest ka lënë të nënkuptohet se ndjenjat mes tij dhe Eglit mund të mos jenë shuar plotësisht…

    Shiko videon dhe jep komentin tend ⬇️⬇️⬇️

    https://www.instagram.com/reel/DKouZ_cOVeT/?igsh=cmptMHlwZjhyMGFs