Category: Showbizz

  • U bë nënë për herë të dytë, ja cfarë emri unik paska zgjedhur Einxhel Shkira për djalin e saj!

    U bë nënë për herë të dytë, ja cfarë emri unik paska zgjedhur Einxhel Shkira për djalin e saj!

    Moderatorja e njohur Einxhel Shkira është bërë nënë për herë të dytë, por emrin e djalit të saj të vogël e ka zbuluar vetëm sot, gati dy javë pas lindjes.

    Pas Trev, emrit simbolik që lidhet me trevat shqiptare, Einxhel ka zgjedhur për djalin e saj të dytë një emër po aq të veçantë dhe të shkurtër – Kres.

    Në një postim emocional, Einxhel shkruan se do ta ribënte çdo sakrificë dhe do t’i përjetonte miliona herë të njëjtat dhimbje vetëm për ta pasur atë në krahë. Ajo flet me shumë dashuri për rrugëtimin e shtatzënisë dhe lindjes, duke e përshkruar si një periudhë të mbushur me kujdes, mbështetje dhe dashuri.

    Do e zgjidhja në secilën jetë të njëjtin fat… vetëm për të të pasur ty në krahët e mi,” shprehet ajo, duke emocionuar ndjekësit e saj që mezi kishin pritur lajmin për emrin e bebit.

    Einxhel ka preferuar ta mbajë privat këtë detaj për disa ditë, por me fjalët e saj sot, i dha edhe një kuptim të veçantë momentit të ndarjes së emrit me publikun.

    https://www.instagram.com/reel/DJ6sczOIKis/?igsh=MTc1eGY4MzI5MGJp

  • “RAI publikon të dhënat e fshehura – Shqipëria befasuese në Eurovision”

    “RAI publikon të dhënat e fshehura – Shqipëria befasuese në Eurovision”

    Pas përfundimit të spektaklit më të madh europian të muzikës, Eurovision 2025, televizioni italian RAI ka publikuar përqindjet e televotave për vendet që publiku italian kishte të drejtë të votonte – dhe rezultatet kanë habitur jo pak!

    San Marino kryesoi bindshëm si në gjysmëfinalen e parë ashtu edhe në finale, duke u shndërruar në të preferuarin absolut të italianëve me këngën “Tutta l’Italia” nga Gabry Ponte. Por surpriza e madhe erdhi nga Shqipëria, e cila u rendit e dyta në të dyja rastet, duke treguar se kënga e saj ka prekur zemrat e publikut përtej Adriatikut.

    Televotimi i publikuar nga RAI:

    Gjysmëfinalja e parë (pjesëmarrësit ku votoi publiku italian):

    San Marino – 54.65% Shqipëria – 12.43% Estonia – 7.46% Ukraina – 5.46% Suedia – 3.00% (vijojnë shtetet e tjera me përqindje më të ulëta)

    Finalja:

    San Marino – 34.16% Shqipëria – 16.52% Izraeli – 11.44% Estonia – 6.18% Ukraina – 5.00% (ndërsa pjesa tjetër e shteteve morën përqindje më të vogla, përfshirë Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën)

    Ndërkohë, Italia, e përfaqësuar nga Lucio Corsi me këngën “Volevo essere un duro”, përfundoi në vendin e 5-të me 256 pikë. Ajo mori 12 pikë nga gjashtë vende të ndryshme në juritë profesionale dhe 12 pikë nga televotimi i Sllovenisë.

    Ky publikim nga RAI tregon edhe një herë ndikimin që kanë televotat kombëtare dhe preferencat kulturore të publikut. Për Shqipërinë, ky është një tregues i qartë se performanca dhe kënga e këtij viti kanë rezonuar fuqishëm me publikun italian – një arritje që vlen të festohet!

  • Nga shtatzënia e dytë te bota e filmit-Kiara Tito i rrëfen të gjitha!(Video)

    Nga shtatzënia e dytë te bota e filmit-Kiara Tito i rrëfen të gjitha!(Video)

    Moderatorja e njohur Kiara Tito ka rrëmbyer vëmendjen sërish! E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ajo ndau me publikun disa rrëfime mjaft interesante për jetën e saj, karrierën dhe – surprizë! – një projekt kinematografik me bashkëshortin Luiz Ejlli.

    Po, e lexuat mirë! Çifti më i komentuar i Big Brother VIP Albania po përgatitet të vijë në një film të përbashkët, një projekt që sapo ka nisur të marrë formë.

    “Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë, është hera e parë që e them. Ai e ka përmendur pak edhe në rrjetet sociale, por deri tani nuk kishte gjë konkrete. Tani kemi nisur hapat e parë, dhe na duhet kohë që të dalë, por është një dëshirë që duam ta realizojmë sa më shpejt,” – u shpreh Kiara me entuziazëm.

    E pyetur nëse filmi do të jetë një komedi apo një rikrijim i historisë së tyre të dashurisë që nisi në reality show, ajo nuk hezitoi të japë një përgjigje të ëmbël që i bëri të gjithë të buzëqeshin:

    “Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda, ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri.”

    Çifti, i cili vijon të jetë në qendër të vëmendjes që nga përfundimi i BBVIP, duket se nuk ka ndërmend të largohet nga ekranet – përkundrazi! Ata po përgatisin një kapitull të ri në karrierë, këtë herë në botën e filmit, dhe fansat mezi presin të shohin çfarë do sjellë kjo dyshe e pëlqyer në ekranin e madh.

    A është ky fillimi i një epoke të re për Kiarën dhe Luizin? Një gjë është e sigurt – dashuria e tyre do të vazhdojë të transmetohet, këtë herë përmes kinemasë!

    Kliko linkun për të parë videon:

    https://youtu.be/BQOuaKL6ykA?si=VuhBR4vAg9lUKn0t