Category: Showbizz

  • “Ai që donte t’i linte popullit gjithçka: trashëgimia që mbeti e gjallë”

    “Ai që donte t’i linte popullit gjithçka: trashëgimia që mbeti e gjallë”

    Ditën e sotme u mbajtën homazhet në nder të Artan Lames, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë pas një ndërhyrjeje në zemër.

    Historiani Auron Tare, në një prononcim për News24, e përshkroi Lamen si një figurë të pazëvendësueshme që rrallëherë i dhurohet një shoqërie. Sipas tij, Lamja ishte një nga koleksionistët më të mëdhenj në Ballkan dhe ndër më unikët në Europë.

    “Nuk është e lehtë të flasësh në një ditë si kjo. Ne, miqtë e tij të ngushtë, kemi vendosur ta kujtojmë me buzëqeshje dhe histori plot humor. Ishim me fat që Lamja ishte pjesë e jetës sonë, si në aspektin privat, ashtu edhe në atë publik,” – tha Tare.

    Ai shtoi se pavarësisht debateve e përplasjeve mes tyre, gjithmonë gjenin gjuhën e përbashkët.

    “Lamja nuk ishte thjesht një koleksionist, por një shpirt që jetonte për historinë dhe trashëgiminë. Deri ditën e fundit ai dha porosi për muzeun që ëndërronte, sepse besonte se koleksioni i tij i përkiste popullit shqiptar.”

  • “Miliona për një strateg: Çfarë fitoi PD përtej votave?”

    “Miliona për një strateg: Çfarë fitoi PD përtej votave?”

    Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për media, është ndalur në mënyrë të veçantë te figura e Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës së tij elektorale dhe këshilltari strategjik i Partisë Demokratike. I pyetur nëse pagesa për LaCivitën ia kishte vlejtur, Berisha u përgjigj me bindje: “Ia vlejti shumë! Kjo ishte një betejë jetike për fatin e Shqipërisë.”

    Sipas Berishës, LaCivita solli një ekspertizë të pakrahasueshme, duke e cilësuar si bashkëpunëtorin më të suksesshëm që PD ka pasur ndonjëherë:

    “Drejtoi fushatën më të suksesshme në histori. Ekspertiza e tij dhe udhëzimet u morën në konsideratë plotësisht.”

    Ai nuk kurseu superlativat, duke e krahasuar LaCivitën me figurat kyçe të fitores së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë:

    “Kontraktimi i tij ishte akti më i mirë dhe më i rëndësishëm që bëri PD. Ai është bashkëkryestrategu i rikthimit më të fuqishëm në historinë e njerëzimit.”

    Në vijim, Berisha tha se fushata e fundit, edhe pse nuk rezultoi me fitore, ishte më e mira në karrierën e tij:

    “Paraçitëm programin më transformues, bëmë fushatën më të mirë të jetës sime. Por, kjo farsë elektorale nuk fitohet nga opozita, pavarësisht cilësisë.”

    Sa i përket transparencës financiare, Berisha theksoi se gjithçka do të bëhet publike brenda afateve të përcaktuara ligjërisht.

  • “Ironi apo pajtim? Postimi i papritur i Ronaldos për Eglin ndez rrjetin”

    “Ironi apo pajtim? Postimi i papritur i Ronaldos për Eglin ndez rrjetin”

    Gjatë kohës që Egli Tako ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania 4”, një nga kritikuesit e saj më të zëshëm ishte gazetari Ronaldo Sharka. Ai nuk ngurroi të komentonte shpesh me tone kritike, duke vënë në pah mënyrën e saj të lojës dhe ndjenjat që shprehu ndaj Gjestit brenda shtëpisë.

    Një nga momentet më të përfolura ishte kur Egli u largua përkohësisht nga spektakli dhe u rikthye sërish si banore. Gjatë asaj kohe, ajo nisi të humbiste ndjekës në Instagram, ndërsa Ronaldo i dokumentonte këto rënie në Instastory me postime ironike si: “Egli humbi 1000 ndjekës… sapo humbi edhe 1000 të tjerë… dhe tani 3000 më pak.”

    Por, ndonëse ai ishte ndër më të ashpërit në qëndrimet e tij, së fundmi Ronaldo i ka habitur të gjithë me një kthesë të papritur. Pikërisht në Instastory – aty ku më parë ironizonte Eglin – ai shpërndau këngën e saj të re “Jetë”, duke i dhënë një mbështetje publike të qartë.

    Ky veprim i Ronaldos është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal pajtimi apo vlerësimi për rrugëtimin e Egli Tako jashtë BBVIP.

  • Ish-çifti Meta-Kryemadhi nën akuzë: SPAK mbyll hetimet për një nga çështjet më të bujshme të dekadës

    Ish-çifti Meta-Kryemadhi nën akuzë: SPAK mbyll hetimet për një nga çështjet më të bujshme të dekadës

    SPAK ka përfunduar hetimet për një nga dosjet më të bujshme të viteve të fundit, që përfshin ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Hetimet janë përqendruar në tre çështje kryesore: aferën CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror ndaj ish-çiftit Meta-Kryemadhi.

    Të dy ish-zyrtarët janë hetuar për vepra penale që përfshijnë korrupsionin, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin/fshëhjen e pasurisë. Dosja do të dërgohet në ditët në vijim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të zhvillohet seanca paraprake.

    Në këtë fazë, gjykata do të vendosë:

    nëse çështja do të kalojë për gjykim, nëse hetimet duhet të plotësohen, ose nëse procedimi penal do të pushohet.

    Monika Kryemadhi pritet të njoftohet për akuzat në mesditën e së martës, ndërsa Ilir Meta do të njoftohet zyrtarisht në orën 14:00 të po së njëjtës ditë.

    Përveç tyre, SPAK do të komunikojë akuzat edhe ndaj dy personave të tjerë të përfshirë në këtë dosje: Ema Çoku dhe Pirro Xhixho.

  • “Dhunë, Manipulim dhe Traumë:Rrëfimet Tronditëse të Big Mama-s, Nennës dhe Elinarës”

    “Dhunë, Manipulim dhe Traumë:Rrëfimet Tronditëse të Big Mama-s, Nennës dhe Elinarës”

    Tri gra të forta – Big Mama, Nenna dhe Elinara – zgjodhën të ndajnë plagët më të thella të jetës së tyre në një spektakël që u shndërrua në një thirrje për ndërgjegjësim, forcë dhe kurajë. Me lot në sy, ato rrëfyen përvojat e dhunës fizike, psikologjike dhe seksuale, duke sfiduar tabutë dhe heshtjen që shpesh rrethon këto tema në shoqërinë shqiptare.

    Big Mama: “Unë isha viktimë”

    Këngëtarja Big Mama tregoi për lidhjen e saj të parë, një marrëdhënie ku dhuna u shfaq qysh në fillim.

    “Filloi me xhelozi, presion psikologjik, më largoi nga miqtë dhe më mbylli në vetvete. Nuk isha më vetja. Kur ndjeva që diçka nuk shkonte dhe ia thashë, ai filloi dhunën. Nga një shtrëngim në fyt, nuk munda të ha për një javë.”

    Ajo u përpoq ta fshihte gjithçka për shkak të frikës nga opinioni publik dhe reagimi i familjes. Por më në fund, e gjeti forcën për të thënë: “Duhet të shpëtoja. Kuptova që isha një viktimë dhe i dërgova një mesazh ku i thashë që dua t’i jap fund.”

    Nenna: “E fala me fjalë, por jo me shpirt”

    Fermerja Nenna foli për një marrëdhënie të mbushur me manipulim, kontroll dhe dhunë emocionale.

    “Në Zvicër njoha një djalë. Fillimisht m’u duk karizmatik, por më izoloi, më ndaloi rrjetet sociale. Më vonë zbulova që kishte instaluar një kamerë të fshehtë në shtëpi. Hyra në depresion, përdora ilaçe, u ndjeva e mbyllur nga të gjitha anët.”

    Pavarësisht gjithçkaje, ajo pranoi të takohej sërish me të, dhe aty ai i pranoi tradhtinë.

    “Më kërkoi falje, tha që ndodhi vetëm një herë. E fala me fjalë, por jo me shpirt. Humba besimin. S’i besoja askujt më.”

    Elinara: “Më mirë të humbja jetën, sesa dinjitetin”

    Një histori tronditëse solli Elinara, e cila në moshën 18-vjeçare përjetoi një tentativë përdhunimi nga dy persona që ajo i njihte.

    “Një komshi më tha të hipja në makinë me një mikun e tij. Por shoferi mori drejtim tjetër. Filluan të më kërcënonin. Në një moment, hapa derën e makinës dhe u hodha. Humbisa ndjenjat në rrugë, por shpëtova. Doja më mirë të humbja jetën sesa të përfundoja në duart e tyre.”

    Ajo zgjodhi të heshtte për të mos shqetësuar familjen, por ajo ngjarje i la një plagë të thellë.

    Mesazhi i Big Mama-s për vajzat:

    Në fund të spektaklit, Big Mama përcolli një mesazh të fuqishëm:

    “Shumë herë ne shqiptarët mendojmë çfarë thonë të tjerët. Por asnjë familje nuk ka fëmijë për të hedhur poshtë. Mos iu përgjëro asnjë mashkulli. Bëhuni zonja e vetes suaj.”

  • Një Betëjë Milionash dhe Emrash të Njohur: RTSH në Qendër të Skandalit të Ri

    Një Betëjë Milionash dhe Emrash të Njohur: RTSH në Qendër të Skandalit të Ri

    Tenderi 9 milionë euro për mirëmbajtjen e rrjetit televiziv DVB-T2 i RTSH-së është pezulluar, pas akuzave për shkelje dhe përplasje mes operatorëve që kanë lidhje të forta me skandale të së kaluarës.

    I hartuar fillimisht nga ish-drejtoresha Aurora Polo dhe i trashëguar nga pasardhësja Eni Vasili, tenderi me një fond limit prej 9.1 milionë euro pa TVSH ka ngjallur polemika që në nisje. Procedura nisi pikërisht kur Kuvendi po përgatitej të emëronte drejtuesin e ri të institucionit – dhe sinjalet ishin që fituesi do të shpallej në prill.

    Por gjithçka ndryshoi më 16 maj, kur një bashkim operatorësh ekonomikë – “Idea Tel” SHPK (i Idlir Karkinit) dhe “Real Com” SHPK (e Servet Kasës) – ankimuan skualifikimin e tyre në KPP, duke akuzuar RTSH për përjashtim të padrejtë dhe duke kërkuar që konkurrentëve të tjerë t’u shtoheshin arsyet e përjashtimit.

    Kush janë konkurrentët? Emra të përmendur më parë në afera publike:

    Renis Tërshana, pronar i “R&T” SHPK, që u skualifikua për “mungesë përvoje specifike”. Artan Xhori, pronar i “TBS 96”, aktualisht nën hetim nga SPAK për tenderin e respiratorëve gjatë pandemisë.

    A ka favorizime të përsëritura? Të dy grupet akuzuese pretendojnë se kompanitë rivale janë favorizuar në mënyrë sistematike në tenderë publikë, përfshirë edhe këtë të RTSH-së.

    Skualifikimet janë bërë për mungesë kapaciteti financiar apo përvojë specifike – por në realitet, kjo është një betejë shumë më e thellë, ku ndikimet politike dhe ekonomike janë të pranishme në çdo vendimmarrje.

    Për momentin, procedura është bllokuar. Vendimi përfundimtar është në duart e anëtarit të KPP-së, Jonaid Myzyri – por siç thuhet nga brenda, fituesi nuk do të zgjidhet nga RTSH, por “nga lart”.

  • “Çfarë ndodhi pas pushimit të Dafinës? Prishje me ekipin dhe tensione me bashkëshortin!”

    “Çfarë ndodhi pas pushimit të Dafinës? Prishje me ekipin dhe tensione me bashkëshortin!”

    Teksa është në prag të sjelljes në jetë të fëmijës së saj të parë, Dafina Zeqiri i ka dhënë vetes një pauzë të merituar nga skena. Këngëtarja ka përfunduar zyrtarisht turin e koncerteve dhe ka vendosur të tërhiqet përkohësisht, për t’u përkushtuar plotësisht mëmësisë.

    Por, largimi nga skena duket se ka sjellë më shumë se pushim – ai ka sjellë edhe përplasje në prapaskenë. Sipas burimeve të “Prive”, raportet në ekipin e saj kanë nisur të krisën, dhe tashmë është konfirmuar ndarja me menaxherin e saj shumëvjeçar, Pëllumbin.

    Ky nuk është një ndarje e thjeshtë – bashkëpunimi i tyre kishte zgjatur për afro një dekadë dhe ishte ndër më të qëndrueshmit në treg. Por gjithçka ka marrë fund. Ekipi ka nisur të shpërbëhet dhe tensionet duket se nuk kanë munguar. Edhe në rrjetet sociale, shenjat janë të qarta: Dafina dhe Pëllumbi nuk ndjekin më njëri-tjetrin.

    Zërat thonë se prishja vjen si pasojë e mospajtimeve me bashkëshortin e saj, Kreshnikun – një konflikt i heshtur që ka shpërthyer pas vendimit të Dafinës për të ndryshuar prioritetet e saj jetësore.

    Me një epokë që mbyllet, fansat pyesin: Çfarë po ndodh me Dafinën dhe a do të rikthehet ajo më e fuqishme pas kësaj pauze?

  • Skandal në Live Show! Finalistja e BBVK me akuza tronditëse ndaj moderatores:‘I ke shkruar të dashurit tim!”(Video)

    Skandal në Live Show! Finalistja e BBVK me akuza tronditëse ndaj moderatores:‘I ke shkruar të dashurit tim!”(Video)

    Një përplasje e papritur ka tronditur skenën e emisionit “E Diell”, ku finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, hodhi akuza të forta ndaj moderatores Sara Gjoka. Gjatë një bisede që nisi qetësisht, Xheneta ngriti zërin dhe tha publikisht: “I ke shkruar të dashurit tim, ndërsa isha me të!”

    Ngjarja ndodhi në mes të transmetimit, duke lënë të befasuar jo vetëm audiencën, por edhe të ftuarit e tjerë në studio. Edhe pse tema e ditës nuk kishte lidhje me jetën personale, Xheneta e pa momentin si të duhur për të zbuluar atë që ajo e quajti “tradhti nga mbrapa shpine”.

    “Ti më ke inçizuar kur kam folur me ty. E kam me fakte,” tha modelja, ndërsa Sara u përpoq të ruante qetësinë dhe ta mohonte gjithçka. Por tensioni në studio ishte i dukshëm dhe situata u përshkallëzua me shpejtësi.

    Çfarë fshihet pas këtij konflikti? A ka më shumë se sa u tha në transmetim? Publiku tashmë pret të shohë nëse do të ketë përballje të tjera apo zbardhje të detajeve që mund të trondisin botën e showbiz-it shqiptar.

    Kliko linkun poshtë për të parë videon:

    https://youtu.be/E3dZQLvE5k0?si=hPZ5laDHD2ytj2BC

  • Çfarë po “kurdis” PD?Paralajmërimi tronditës i Belind Këlliçit për zhvillimet deri në shtator!

    Çfarë po “kurdis” PD?Paralajmërimi tronditës i Belind Këlliçit për zhvillimet deri në shtator!

    Belind Këlliçi paralajmëron një verë të nxehtë politike! Deputeti i Partisë Demokratike deklaroi se forca që ai përfaqëson, së bashku me Sali Berishën, janë të vendosur të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, të cilat i konsiderojnë si të manipuluara.

    Këlliçi solli në kujtesë precedentë të mëparshëm si zgjedhjet e vitit 2001, ku presioni ndërkombëtar pas denoncimeve solli ndryshime të mëdha politike në vend. Ai la të kuptohet se një skenar i ngjashëm mund të përsëritet, duke lënë të hapur mundësinë e një përmbysjeje politike deri në shtator, kur do të konstituohet Kuvendi i ri.

    “Deri në shtator do të ketë shumë zhvillime, shumë denoncime për farsën elektorale të 11 majit. Dhe vendime të forta nga forumet më të larta të PD për mënyrën se si do të përballemi me këtë realitet dhe me 50 mandatet që kemi fituar me gjak,” tha ai.

    A do të përmbyset skena politike në muajt në vijim? PD duket e vendosur për të mos njohur rezultatin dhe për të bërë gjithçka për ta zhbërë atë.

  • “E pabesueshme çfarë i ndodhi Laertit pas ndarjes nga motra për 7 vite!”

    “E pabesueshme çfarë i ndodhi Laertit pas ndarjes nga motra për 7 vite!”

    Aktori i njohur Laert Vasili ka ndarë një rrëfim të ndjerë në emisionin “E Diell”, ku foli për marrëdhënien e veçantë me motrën e tij, Elen, të cilën nuk e ka parë prej shtatë vitesh.

    “E kam rritur Elen që kur lindi. Unë isha 7 vjeç dhe u lidha shumë me të. Kemi jetuar bashkë për 20 vite në Athinë. Më merr shumë malli për të,” u shpreh aktori, që preku publikun me fjalët e tij.

    Ela jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku punon si make-up artiste dhe është e martuar me një amerikan me origjinë greke. Por Laerti nuk ka udhëtuar drejt SHBA-së nga frika se nuk do të kthehej më në Shqipëri. “Nuk kam shkuar atje sepse kam frikë se nuk do kthehem më. Por e dua shumë dhe më mungon,” tha ai me emocione.

    Aktori foli edhe për të atin e ndjerë, duke treguar se dikur kishte ëndërruar të bëhej futbollist, por babai i tij e pengoi me arsyetimin se “futbolli do ta nxirrte nga rruga e drejtë”. “Në vitin 1989 fillova teatrin, dhe babai e pa si një alternativë më të mirë, në një kohë kur arratisjet drejt Korfuzit ishin të zakonshme. Ai ishte një idealist deri në fund,” përfundoi ai.

    Ky rrëfim personal ka sjellë një tjetër anë të Laert Vasilit, atë të një vëllai të ndjeshëm dhe një djali që mbart kujtimet dhe ndikimin e fortë të familjes.