Category: Showbizz

  • Romancë e re? Sara Hoxha dhe Erik Fullani ndezin rrjetin me postimet e fundit!

    Romancë e re? Sara Hoxha dhe Erik Fullani ndezin rrjetin me postimet e fundit!

    Pas ndarjes së shumëpërfolur me reperin Ledri Vula, duket se Sara Hoxha po shijon një kapitull të ri në jetën e saj personale. Influencerja e njohur shqiptare është vënë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një romancë të mundshme me një djalë misterioz.

    Fillimisht u përfol se bëhej fjalë për një figurë të njohur nga Tirana, por postimet e fundit në rrjetet sociale kanë nxjerrë në pah emrin e Erik Fullanit, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

    Të dy kanë shpërndarë foto nga i njëjti vend buzë detit – me disa minuta diferencë. Rasti nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët janë të bindur se mes Sarës dhe Erikut ka më shumë sesa një rastësi.

    Nuk është hera e parë që të dy postojnë nga të njëjtat vende, duke i shtuar edhe më shumë aludimet për një lidhje të re dashurie. Megjithatë, deri tani asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar zërat.

    A është ky fillimi i një romance të re për Sarën? Apo thjesht një rastësi mes miqsh? Rrjetet sociale vazhdojnë të ziejnë nga komentet…

  • Jozi emocionon me dedikimin prekës për futbollistin nga Kosova!

    Jozi emocionon me dedikimin prekës për futbollistin nga Kosova!

    Teksa në “Air Albania” vijon të luhet ndeshja e shumëpritur Shqipëri–Serbi, vëmendja nuk është vetëm në fushë. Edhe rrjetet sociale janë ndezur nga emocionet, reagimet dhe mesazhet që vijnë nga figura të njohura publike.

    Një ndër më të ndjerët ka ardhur nga Jozi, i cili në një Instastory prekëse, ka shpërndarë një foto të futbollistit kosovar Mirlind Daku, të cilit i ka dedikuar fjalë të forta zemre.

    “Do të doja të ishe nga minuta e parë në lojë Mirlind Daku, por besoj me shpirt që nëse çunat kanë nevojë, ti do futesh e do na nderosh,” – shkruan ai, duke e shoqëruar postimin me një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm: “Ne do fitojmë.”

    Mirlind Daku është pa dyshim një nga emrat më të lakuar në këtë sfidë të rëndësishme, për shkak jo vetëm të performancës së tij në fushë, por edhe për peshën simbolike që mbart si përfaqësues i Kosovës në fanellën kuqezi.

    Ndeshja vazhdon… por shpresa për një fitore historike është më e madhe se kurrë.

  • Vesa Vllasaliu “konfirmon” romancën me futbollistin shqiptar – fotot që ndezën rrjetin!

    Vesa Vllasaliu “konfirmon” romancën me futbollistin shqiptar – fotot që ndezën rrjetin!

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, ka bërë një paraqitje që s’mund të kalonte pa u vënë re – dhe këtë herë, nuk ka të bëjë me modën.

    Pak para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi në stadiumin “Air Albania”, Vesa ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet e buzëqeshur, e veshur me fanellën kuqezi – dhe jo çfarëdo fanelle, por atë me numrin 19, që i përket futbollistit të kombëtares, Mirlind Daku.

    Ky detaj ka ndezur menjëherë rrjetin, me komentues që aludojnë se kjo nuk është një zgjedhje rastësore, por një sinjal i qartë për një lidhje që s’po fshihet më. Thashethemet për një romancë mes Vesës dhe sulmuesit të njohur kanë qarkulluar prej muajsh, por asnjëherë nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga të dy.

    Por tani, duket se heshtja po zëvendësohet me gjeste publike. Fansat kanë shpërthyer në komente – nga ata që i urojnë si çift, tek ata që mezi presin një konfirmim zyrtar.

    A është ky postimi që “zbulon” lidhjen? Apo thjesht një përkrahje si tifoze? Çfarëdo qoftë, një gjë është e sigurt: Vesa dhe fanella me numrin 19 janë bërë tema e ditës.

  • Tifozët dhe fëmijët në Tiranë u kthyen në ‘armiq’ – Serbia dramatizon gjithçka pas ndeshjes!

    Tifozët dhe fëmijët në Tiranë u kthyen në ‘armiq’ – Serbia dramatizon gjithçka pas ndeshjes!

    Edhe pse ndeshja Shqipëri–Serbi përfundoi pa gola, duket se në mediat serbe loja nuk ka mbaruar ende. Me tone dramatike dhe përshkrime thuajse imagjinare, portalet në Beograd kanë pasqyruar barazimin si një skenar ‘lufte psikologjike’.

    Kurir e ka cilësuar ndeshjen si “terrori në Tiranë” dhe ka shkuar deri aty sa të thotë: “Po na sulmojnë djemtë tanë!”. Por çfarë ndodhi realisht? Fëmijët shqiptarë, gjatë himnit serb, bënë gjestin e shqiponjës dykrenare – një simbol kulturor dhe kombëtar. Kjo është marrë nga mediat serbe si “tmerr i pastër” dhe “provokim i padurueshëm”.

    Madje Kurir nuk nguron të përdorë tituj si:

    “Skandalet nuk mbarojnë – fëmijët treguan shqiponjën, një ferr i vërtetë për lojtarët tanë”, ndërsa përfundimi i ndeshjes u shoqërua me titullin dramatik: “Futbollistët serbë mezi shpëtuan jetën në Tiranë!”

    Ndërkohë, Blic raporton:

    “Skuadra e Dragan Stojkoviç i mbijetoi ferrit të Tiranës” dhe pretendon se lojtarët janë goditur tri herë në kokë. Sipas tyre, arbitri David Massa “nuk pati guxim” t’i nxirrte serbët nga fusha.

    Ironikisht, këto reagime vijnë nga një media që harron shpejt – përfshirë incidentin real të Beogradit, ku një ndeshje e Shqipërisë u ndërpre dhunshëm nga tifozët vendas dhe përfundoi me rezultat zyrtar 0-3 për Shqipërinë.

  • “Trondit” inteligjenca artificiale: Ja rezultati që parashikon për Shqipëri–Serbi!

    “Trondit” inteligjenca artificiale: Ja rezultati që parashikon për Shqipëri–Serbi!

    Në një përballje që pritet me zemër të ngrirë nga mijëra tifozë, inteligjenca artificiale ka bërë tashmë “gjyqin” e saj për sfidën Shqipëri–Serbi. Sipas një analize të detajuar të formës së ekipeve, statistikave të mëparshme dhe ecurisë në eliminatore, AI parashikon një rezultat përfundimtar 1-1.

    Një barazim i tensionuar, që pritet të vijë pas një ndeshjeje të ndezur ku asnjëra prej skuadrave nuk do të lëshojë terren lehtë. Shqipëria kërkon të mbajë gjallë ëndrrën e kualifikimit për Botërorin SHBA–Meksikë–Kanada 2026, ndërsa Serbia kërkon të rikthehet fuqishëm në garë.

    Ndeshja luhet sonte në mbrëmje në “Air Albania”, nën masa të rrepta sigurie dhe me vëmendjen jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të mediave ndërkombëtare – për shkak të historikut të ndezur mes dy kombeve.

    A do të realizohet parashikimi i inteligjencës artificiale? Apo Shqipëria do të befasojë me një fitore historike?

  • Humbje e rëndë! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme, ish-bashkëshorti i Grida Dumës

    Humbje e rëndë! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme, ish-bashkëshorti i Grida Dumës

    Një lajm i trishtë ka tronditur sot rrethin diplomatik dhe atë akademik: është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur diplomati Ilir Shqina.

    I njohur për kontributin e tij në shërbimin publik dhe jetën akademike, Shqina ishte ish-bashkëshorti i politikanes Grida Duma dhe babai i djalit të tyre.

    Lajmin e hidhur e ka bërë publik ish-ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu, e cila në një mesazh prekës në rrjete sociale kujton jo vetëm miqësinë, por edhe bashkëpunimin me të, në një periudhë delikate për integrimin e Shqipërisë në BE.

    “Ilir solli në Ministrinë e Integrimit atë që shpesh i mungon administratës: korrektësi, dinjitet dhe maturi,” shkruan ajo, duke shtuar se, pavarësisht dallimeve politike, profesionalizmi i tij ishte shembullor.

    Ndarja nga jeta e Ilir Shqina-s është një humbje e madhe për të gjithë ata që e kanë njohur, punuar me të apo e kanë vlerësuar për qetësinë, etikën dhe përkushtimin që e karakterizonte.

    Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve!

    U prehsh në paqe, Ilir.

    Kliko linkun per te parë foton e publikuar nga Majlinda Bregu:

    https://www.facebook.com/share/p/16e1zMBWja/?mibextid=wwXIfr

  • Policia “blindon” Tiranën për serbët – ja çfarë ndodhi para stërvitjes!

    Policia “blindon” Tiranën për serbët – ja çfarë ndodhi para stërvitjes!

    Tirana është “blinduar”! Kombëtarja serbe ka lënë ambientet e hotelit ku është akomoduar, e shoqëruar nga forca të shumta policore dhe dy autobusë nën mbikëqyrje të rreptë sigurie. Lëvizja e tyre drejt stadiumit “Air Albania” është realizuar nën një operacion të gjerë policor, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

    Burime nga vendngjarja raportojnë se hoteli ishte i rrethuar nga dhjetëra efektivë, ndërkohë që rrugët përreth janë mbajtur të lira për kalimin e eskortës së ekipit serb. Atmosfera e tensionuar dhe prania masive e uniformave blu kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe mediave.

    Ekipi serb pritet të zhvillojë stërvitjen zyrtare në “Air Albania”, aty ku më vonë trajneri dhe një nga lojtarët do të dalin në konferencën për shtyp, në prag të përballjes që ka ngjallur interes dhe emocione të forta.

  • “‘Princesha ime’ – Arbana Osmani zbulon imazhin e vajzës që e mbajti fshehur për vite!”

    “‘Princesha ime’ – Arbana Osmani zbulon imazhin e vajzës që e mbajti fshehur për vite!”

    Arbana Osmani emocionon ndjekësit me një surprizë të ëmbël nga jeta e saj personale.

    Pas shumë vitesh diskrecioni, ku ka zgjedhur ta mbajë vajzën e saj Zoi larg syrit publik, prezantuesja e njohur shqiptare ka ndarë për herë të parë disa pamje që zbulojnë portretin e vogëlushes.

    Në fotot e fundit të publikuara në rrjetet sociale, Zoi duket si një princeshë e vogël, e veshur me delikatesë dhe me një buzëqeshje që ka “shkrirë” ndjekësit.

    Komentet nuk kanë munguar – nga “Engjëll i vërtetë” te “Mini-Arbana!”, fansat janë të mahnitur nga bukuria dhe ëmbëlsia e saj.

    Arbana, e njohur për ruajtjen me kujdes të jetës private, duket se këtë herë ka dashur të ndajë një copëz zemre me publikun e saj besnik.

  • “E pabesueshme çfarë bëri vajza e Obamës për të fshehur mbiemrin!”

    “E pabesueshme çfarë bëri vajza e Obamës për të fshehur mbiemrin!”

    Malia Obama ka marrë një vendim që po bën bujë në Hollywood: ajo ka zgjedhur të përdorë vetëm emrin “Malia Ann” në projektet e saj filmike – duke lënë pas mbiemrin e famshëm të babait të saj, Barack Obama.

    Pse? Për të shmangur etiketimin si “fëmijë nepotik” dhe për të fituar respektin si artiste e pavarur.

    Në debutimin e saj si regjisore në Sundance me filmin “The Heart”, dhe në projektin e suksesshëm “Swarm” të Donald Glover, Malia u prezantua thjesht si “Malia Ann”, në nder të gjyshes së saj, Ann Dunham.

    Michelle Obama konfirmoi në podcastin “Sibling Revelry” se vajzat e saj janë shumë të ndjeshme ndaj ndikimit të famës familjare në karrierat e tyre.

    Barack Obama vetë e paralajmëroi: “Njerëzit do të të njohin gjithsesi.”

    Por vendosmëria e Malias për të ndërtuar diçka nga zero tregon qartë: ajo nuk kërkon përkrahje nga mbiemri, por nga talenti.

  • “Rikthimi surprizë i emrit që emocionon tifozët shqiptarë!”

    “Rikthimi surprizë i emrit që emocionon tifozët shqiptarë!”

    Stadiumi Kombëtar në Tiranë nuk do të ndryshojë emër!

    FSHF sapo ka zyrtarizuar marrëveshjen e re pesëvjeçare me Air Albania – kompania që, që prej vitit 2019, ka qenë pjesë e identitetit të arenës më moderne në vend.

    Presidenti Armand Duka tha se ky bashkëpunim nuk është thjesht marketing:

    “‘Air Albania’ nuk është një logo në fasadë – është pjesë e filozofisë sonë për një Shqipëri moderne që ecën përpara përmes sportit dhe krenarisë kombëtare.”

    Edhe drejtori i Air Albania, Sinan Isik, theksoi rolin e ri të kompanisë:

    “Ne nuk jemi vetëm një kompani transporti – jemi pjesë e zhvillimit të vendit dhe sportit.”

    Ky partneritet i ri sinjalizon një epokë të re për sportin shqiptar, ku bashkëpunimet e qëndrueshme janë çelësi i suksesit.