Category: Aktualitet

  • Rudina e pyet kë ka për bashkëshort: Aktorja e lë pa fjalë: Kam marre atë që ti e ke pasur..

    Rudina e pyet kë ka për bashkëshort: Aktorja e lë pa fjalë: Kam marre atë që ti e ke pasur..

    Aktorja Oriana Cama ka folur rreth zhvendosjes së saj nga Shqipëria drejt Italisë, duke theksuar se shkak i kësaj është bërë njohja me bashkëshortin, i cili jetonte atje.

    Ajo ishte e ftuar në “Tv Klan”, në një intervistë me moderatoren Rudina Magjistari. Teksa po rrëfente zhvendosjen në Itali dhe po fliste për bashkëshortin e saj, aktorja zbuloi se ky i fundit dhe Rudina Magjistari kanë qenë shokë banke.

    Ky detaj e habiti moderatoren Rudina Magjistarin, e cila nuk mundet ta besojë rastësinë, por shprehu se Oriana ka bërë zgjedhjen e duhur.
    Biseda:

    Rudina Magjistari: Partneri është shqiptar?
    Oriana Cama: Shqiptar. Nuk e di pse mendojnë të gjithë që është italian.–Rudina Magjistari: Prej faktit që jeni zhvendosur direkt atje. Ai jetonte në Shqipëri kur u njohët?

    Oriana Cama: Jo, ai ka shumë vite…keni qenë në një klasë, Rudina.–Rudina Magjistari: Vërtet? Duhet ta shoh më mirë në fotografi.

    Oriana Cama: Po, te shkolla “Naim Frashëri”, keni qenë në një bankë sepse kur e mori vesh që jam…–Rudina Magjistari: Në Elbasan?
    Oriana Cama: Po.–Rudina Magjistari: Vërtet?

    Oriana Cama: Kur e mori vesh që jam te emisioni yt, tha “ua Rudina, shoqja ime e klasës”.–Rudina Magjistari: Si e ka emrin?–Oriana Cama: Julian Baxho.

    Rudina Magjistari: Uau! Ka ndryshuar aq shumë sa është e pamundur që unë…por është e pabesueshme, çfarë koincidence. Ka qenë djalë shumë i mirë, ke bërë zgjedhje shumë të mirë.

  • Fati ironik i Artan Lames: 8 vite më parë rrëfeu si i shpëtoi vdekjes ,Ja çfare tha ai …

    Fati ironik i Artan Lames: 8 vite më parë rrëfeu si i shpëtoi vdekjes ,Ja çfare tha ai …

    Artan Lame është ndarë papritur nga jeta, pas një ndërhyrje në zemër.

    Edhe 8 vite më parë, ai për pak u largua nga jeta, pas një operacioni të vështirë pikërisht në zemër. Lame kishte treguar përballjen me vdekjen dhe se si ndryshoi jeta e tij atëherë, pas operacionit në zemër.

    Pas provës me shëndetin, të gjithë menduan se nuk do të rikthehesha më fare, por u riktheva. Një nga pasojat që më la semundja ishte që më bëri të humbas frikën nga vdekja. Realisht e kam humbur edhe pse mund të ndodhë çdo gjë. Mendova se pas asaj që kalova do bëhesha më i qetë, por jam bërë më përshpejtues. E llogaris më tepër vlerën e çdo momenti që kaloj dhe që humbas. Dy-tre media kishin bërë gati shkrimin për vdekjen time, për ta do ishte një gjë normale, bëje gati se nuk i dihet…por tashmë është një histori e kaluar”,tha Lame në një intervistë.

  • LAJMI I FUNDIT/ Thellohen akuzat ndaj Erion Veliajt, SPAK i jep një tjetër “goditje”…

    LAJMI I FUNDIT/ Thellohen akuzat ndaj Erion Veliajt, SPAK i jep një tjetër “goditje”…

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar një tjetër pronë të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

    Pasuritë e sekuestruara janë të regjistruara në emër të subjektit tregtar A.K., por sipas Prokurorisë se Posaçme ka dyshime se Veliaj dhe Xoxa kanë interesa pasurore mbi këto pasuri që ndodhen te rezidenca Kodra e Diellit.

    Po ashtu, SPAK i ka shtuar edhe një vepër tjetër penale, atë të “fshehjes së pasurisë”. Gjashtë akuza të tjera janë ngritur ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt dhe bashëshkortes së tij Ajola Xoxës.

    Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, shkruan SPAK.

  • 🔴 Tërmet i fuqishëm trondit Mesdheun! U ndje deri në Izrael dhe Egjipt – Ja çfarë ndodhi në orën 6:19 të mëngjesit!

    🔴 Tërmet i fuqishëm trondit Mesdheun! U ndje deri në Izrael dhe Egjipt – Ja çfarë ndodhi në orën 6:19 të mëngjesit!

    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë paraprake prej 6.1 ballësh goditi pranë ishullit grek të Kretës në orët e para të mëngjesit të së enjtes, sipas të dhënave të raportuara nga sizmologët.

    Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti ndodhi në orën 6:19 të mëngjesit me orën lokale dhe pati epiqendrën në veri të Kretës. Ai u regjistrua në një thellësi prej 69 kilometrash (rreth 43 milje).

    Lëkundjet u ndjenë në të gjithë rajonin, përfshirë pjesë të Izraelit, Egjiptit dhe Qipros, duke shkaktuar shqetësim në një zonë të gjerë të Mesdheut lindor.

    Epiqendra ishte afër qytetit Agios Nikólaos, rreth 59 kilometra larg tij, dhe afërsisht 74 kilometra nga qyteti i Irákleionit, të dyja në ishullin e Kretës.

    Autoritetet greke janë në monitorim të situatës, por deri tani nuk janë raportuar dëme të mëdha apo viktima.

  • Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën

    Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën

    Papa Leon i katërmbëdhjetë emëroi Luigji Bianko si Nunc Apostolik në Slloveni dhe Delegat Apostolik në Kosovë. Kështu raporton media e Vatikanit, që saktëson se Selia e Shenjtë vazhdon me politikën e vjetër ndaj Prishtinës zyrtare.

    “Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe në të kaluarën ka mbështetur dialogun dhe moderimin në konfliktin me Serbinë. Rajoni, i cili është i banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Nga afërsisht një milion e gjysmë banorë, rreth 250 mijë kosovarë i përkasin Kishës Katolike, shumica prej të cilëve shqiptarë etnikë”, shkruan media Vatican News. Selia e Shenjtë thekson se situata mes Kosovës dhe Serbisë është stabilizuar kryesisht pas luftës, shkruan A2 CNN.

    “Megjithatë, kohët e fundit ka pasur raste të përsëritura dhune dhe konflikti, veçanërisht në veri të Kosovës, e cila është kryesisht e populluar nga serbët. UNESCO e konsideron trashëgiminë kulturore ortodokse të krishterë të Kosovës si nën kërcënim”, lexohet në lajmin e Vatican News. 

  • Hyn në fuqi falja e gjobave, ja cilat përfshihen dhe kur do të shuhen nga sistemi

    Hyn në fuqi falja e gjobave, ja cilat përfshihen dhe kur do të shuhen nga sistemi

    Vendimi i qeverisë për fshirjen apo faljen e masave administrative i ndërmarrë 3 ditë para zgjedhjeve, ka hyrë në fuqi duke filluar nga kjo e mërkurë.

    Vendimi i qeverisë për fshirjen apo faljen e masave administrative i ndërmarrë 3 ditë para zgjedhjeve, ka hyrë në fuqi duke filluar nga kjo e mërkurë. I publikuar në fletoren zyrtare, Vendimi parashikon të gjitha penalitetet e vendosura nga 6 inspektoriate të ndryshme, ku përfshihen gjobat e vendosura nga inspektoriatet vendore dhe ai kombëtar i mbrojtjes së territorit, nga policia e shtetit dhe ajo bashkiake, nga inspektoriati kombëtar i ushqimit dhe ai shëndetësor.

    Një procedurë është parashikuar për zbatimin e këtij vendimi I cili pritet të zgjat nga 60-80 ditë.

    Procedura e fshirjes apo faljes së gjobave do të nis më përgatitjen e listave nga institucionet përkatëse. Një kopje e së cilës do t’i kalohet drejtorive përgjegjëse. Të cilat brenda 30 ditëve duhet të kryejnë procedurën e fshirjes apo faljes për secilin individ apo subjekt. Dhe në fund njoftohen kjo fshirje do të regjistrohet edhe në sistem.”

    Për individët të cilët pretendojnë se sipas vendimit në fuqi nuk i është shfuqizuar masa administrative duhet të paraqesin kërkesë pranë institucioneve përkatëse të cilat kanë vendosur gjobën

    Konkretisht përfitues të këtij vendimi janë ata indidivdë që janë gjobitur për ndërtim të paligjshëm për strehim individual nga IKMT, policia e shtetit apo ajo bashkiake. Do të falen gjobat e vendosura nga AKU në subjektet agro-përpunuese si dhe penalitetet nga inspektoriati shëndetësorë për masat anti-Covid.

    “Procesi i heqjes/fshirjes nga lista e subjekteve të debitorëve, sipas këtij vendimi, përfundon brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij, me përjashtim të rastit të parashikuar në pikën 3, të kreut III, për të cilin afati i përfundimit të procesit është 80 (tetëdhjetë) ditë.”

    Shpenzimet administrative për realizimin e procesit të fshirjes së gjobave të paekzekutuar përballohen nga secili institucion.

    Vendimi për faljen e gjobave të vendosura do të përfshijë periudhën nga data 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024. /

  • Rama “i shkon” në shtëpi Ilir Vrenozit, ajo që bën demokrati i lë gazetaret pa fjalë

    Rama “i shkon” në shtëpi Ilir Vrenozit, ajo që bën demokrati i lë gazetaret pa fjalë

    Ilir Vrenozi, figura që është kthyer në fenomen të rrjeteve sociale, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5”. Në stilin e tij karakteristik, Vrenozi hyri në studio duke kënduar “Përsëri ne humbëm”, një mesazh që reflekton qasjen e tij pas humbjes së opozitës në zgjedhjet e 11 majit.

    “Jam i djathtë i lindur, por kur humb, duhet të vish me këmbë në tokë,” u shpreh Vrenozi, duke shtuar se një nga problemet kryesore të politikës shqiptare është paaftësia për të pranuar humbjen. Ai kritikoi bashkëpunimin e opozitës me Ilir Metën, duke e cilësuar si “difektin e parë të së djathtës” dhe kërkoi një rikthim te vlerat dhe fisnikëria politike.

    Lidhur me refuzimin e ftesës për kafe nga Kryeministri Edi Rama, Vrenozi tha me humor:

    Kështu jam unë, jam pak i sëmurë. Nëse vjen te dera, do bie dera. Do i them që nuk jam.”

    Ai e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Ramën, duke theksuar besnikërinë ndaj demokratëve. Megjithatë, u shpreh se nëse do ishte kontaktuar më herët për një podcast me Kryeministrin, do e kishte pranuar për të thënë atë që mendon. “Tani që humbëm, po të më shohin me të, do thonë u shit,” tha ai.

    Në fund, nuk kurseu as një mesazh për lidershipin aktual të opozitës: “Nëse unë do isha në vend të Doktor Berishës, do kisha ikur që në 2023. E lexova votën e popullit”

  • Roza Lati zbërthen prapaskenat tronditëse të largimit nga televizioni: ‘M’u shpif!’, paralajmëron rikthim të fuqishëm që do të ‘shkundë’ ekranin!

    Roza Lati zbërthen prapaskenat tronditëse të largimit nga televizioni: ‘M’u shpif!’, paralajmëron rikthim të fuqishëm që do të ‘shkundë’ ekranin!

    Moderatorja e njohur shqiptare, Roza Lati, e cila për shumë vite drejtoi emisionin “Why Not?” në RTV Ora, ka kohë që është larguar nga ekrani dhe mungesa e saj është ndjerë nga publiku. Së fundmi, në një Instastory, ajo ka ndarë me ndjekësit arsyet që e çuan të largohej nga televizioni.

    Roza tregoi me sinqeritet se arsyeja kryesore ishte zhgënjimi i thellë ndaj mënyrës si funksiononte televizioni ku punonte. Sipas saj, ndonëse e donte dhe e shijonte punën, presioni psikologjik dhe mungesa e mbështetjes në momente të vështira e detyruan të largohej.

    “E vërteta është që televizioni më është shpifur në këtë periudhë të jetës,” tha Roza, duke zbuluar se gjatë një periudhe krizash në televizionin ku punonte, shumë punonjës u larguan nga frika, ndërsa ajo dhe të tjerë mbetën për të përballuar mungesën e stafit. “Por publiku nuk duhej ta kuptonte – show must go on,” shtoi ajo.

    Pas përfundimit të sezonit të fundit të “Why Not?”, Roza përjetoi një periudhë të vështirë personale që përfshinte humbjen e dy qenve të saj të dashur, Petit dhe Sashës, si dhe një shtatzëni të dështuar.

    Ajo përmendi gjithashtu eksperiencën në “Big Brother VIP Albania 3”, ku sipas saj është përballur me padrejtësi dhe mungesë profesionalizmi në disa media. “Po shoh njerëz pa përvojë që drejtojnë programe, që nuk dinë të flasin e të transmetojnë emocion,” u shpreh ajo, duke theksuar se “profesionisti nuk vlerësohet më – dhe profesionisti kushton.”

    Megjithatë, Roza i dha fansave një lajm të mirë: ajo do t’i rikthehet ekranit më fuqishëm dhe më profesionale se kurrë më parë. Jo vetëm për veten, por edhe në bashkëpunim me profesionistë të tjerë të zhgënjyer nga televizioni aktual, me të cilët ndan të njëjtin vizion.

    “S’kam mbaruar me ekranin. Do rikthehem. Dhe jo vetëm. Por me një grup profesionistësh që, si unë, janë gati për diçka të re,” përfundoi Roza.

  • Tërmeti politik në PS! Majko, Kodheli dhe ‘ushtarët’ e Veliajt jashtë – kush po përgatitet për postet e qeverisë?

    Tërmeti politik në PS! Majko, Kodheli dhe ‘ushtarët’ e Veliajt jashtë – kush po përgatitet për postet e qeverisë?

    Zgjedhjet e 11 majit tronditën themelet e Partisë Socialiste, duke lënë jashtë Kuvendit disa nga figurat më të njohura dhe më jetëgjata në politikën shqiptare. Strategjia e re e Edi Ramës për të risjellë fytyra të reja solli një “pastrim” të paprecedentë të emrave të vjetër dhe të lidhur ngushtë me strukturat aktuale të pushtetit.

    Goditjen më të madhe e mori Pandeli Majko – ish-kryeministër dhe një nga figurat më emblemë të PS-së – i cili, pavarësisht përvojës dhe kontributit, nuk arriti të sigurojë një mandat, duke u renditur me vetëm 6736 vota. Fati i ngjashëm i ndodhi edhe Mimi Kodhelit dhe Ermonela Felajt, që për herë të parë pas shumë mandatesh mbetën jashtë politikës aktive.

    Por befasia më e madhe erdhi nga eliminimi i “gardës së Veliajt”. Të gjithë ish-funksionarët e Bashkisë së Tiranës – përfshirë Toni Gogu, Etjen Xhafaj dhe Klotilda Bushkën – nuk arritën të sigurojnë besimin e votuesve socialistë. Duket se baza elektorale ka dhënë një mesazh të qartë: larg influencës së Veliajt në strukturat e PS-së.

    Një tjetër humbje me peshë ishte ajo e Blerina Gjylametit, e cila u mposht me një diferencë të ngushtë nga Olta Xhaçka, që fitoi mandatin me rreth 100 vota më shumë. Po ashtu, tentativa për të përfshirë emra nga partitë e tjera – si Halit Valteri, Blendi Sulaj dhe Endrit Brahimllari – rezultoi dështim total.

    Tashmë vëmendja është zhvendosur drejt muajit korrik, ku pritet të ndahen “shpërblimet” e pushtetit. Postet në nivelet e treta të qeverisë priten të përdoren si kompensim për ata që, edhe pse nuk fituan në vota, ruajtën besnikërinë ndaj lidershipit të Ramës. Loja sapo ka filluar.