“Britanikët zbulojnë ‘perlën e fshehur’ të Evropës – dhe jo, nuk është më sekrete…”

“Britanikët e thonë troç: Shqipëria po përjeton një shpërthim turistik historik!”

Media e njohur britanike Express i ka kushtuar një artikull të veçantë Shqipërisë, duke parashikuar se vendi ynë do të përballet shumë shpejt me një “pushtim turistik” të paprecedentë, falë rritjes marramendëse të numrit të vizitorëve të huaj.

“Shqipëria ka përjetuar një bum të jashtëzakonshëm në industrinë e turizmit,” shkruan gazeta, duke përmendur se plazhet shqiptare me rërë të artë janë kthyer në një magnet për influencuesit dhe turistët nga e gjithë bota.

Statistikat flasin vetë: nga 3 milionë turistë në vitin 2015, në gati 10 milionë vizitorë vetëm në vitin 2023 – një rritje prej 56% krahasuar me periudhën para pandemisë. Kjo e pozicionon Shqipërinë si destinacionin me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë.

Madje, sipas të dhënave, Shqipëria renditet e treta në botë për ritmin e rritjes së turizmit, pas vetëm Katarit dhe Porto Rikos.

🔮 Ambicia është e madhe: qeveria shqiptare synon deri në 30 milionë turistë deri në vitin 2030, një shifër që do ta vendoste vendin tonë në një rang me gjigantë turistikë si Portugalia e Kroacia – madje me ritme më të larta rritjeje.