Ndërkohë që Brikena Selmani është pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania në Top Channel, një zhvillim i papritur ka tërhequr vëmendjen e rrjetit.
Vetëm pak minuta më parë, TV Klan ka publikuar një video ku Brikena shfaqet në një konsultë me mjeken Rezarta Kapaj, duke diskutuar për një ndërhyrje estetike – lifting temporal.

Në pamjet e publikuara, Brikena shihet duke pyetur për procedurën, mënyrën si realizohet dhe rezultatet që priten, duke lënë të kuptohet se ajo ka zgjedhur të bëjë këtë ndërhyrje për pamjen e saj.
Ky publikim ka ngritur pikëpyetje të shumta tek ndjekësit:
A është ky një vendim i marrë para hyrjes në BBVIP apo një material i publikuar qëllimisht tani për të tërhequr vëmendje?
Rrjeti ka reaguar menjëherë, duke komentuar faktin që një video e tillë publikohet pikërisht në momentin kur Brikena është brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
