Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar publikisht pas një situate të ndodhur në trafik në Tiranë, ku sipas tij autokolona shoqëruese e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ka ndërprerë qarkullimin normal të automjeteve.
Braçe kritikon ashpër praktikën e bllokimit të trafikut nga autokolonat e zyrtarëve të lartë, duke e cilësuar thyerjen e radhës si të paligjshme, arrogante dhe në kundërshtim me parimin e barazisë para ligjit.
Sipas deputetit, drejtuesit e shtetit duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit njësoj si çdo qytetar tjetër, ndërsa thekson se policia nuk duhet të garantojë privilegje të tilla në mungesë të një arsyeje madhore sigurie.
“TIRANA E MADHE. ZOTERINJ UDHEHEQESA A MUND TE RRINI NE RRADHE?E KENI PROBLEM TE PRISNI SI TE GJITHE?
Shtetas tuajet jane keta qe presin ne rradhen e trafikut e sipas kushtetutes dhe ligjit jeni te barabarte me ta!
Kjo hyrja brutale ne mes te rradhes, ne nje rruge me dy korsi, duke shtyre ne cepa e ne nje ane jashte saj popullin, eshte e padenje, arrogante dhe irrituese;E PALIGJSHME DOEMOS!
Dhe nuk fitoni gje me shume se 8-10 minuta, nderkohe qe ne zyre po shkoni; dilni 8-10 minuta me heret dhe mberrini ne kohe; POR ME NJE NDRYSHIM: DUKE RESPEKTUAR NJEREZIT, TAMAM SHTETASIT TUAJ!
Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA;U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje.Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!
Ja kaq!”** Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga Presidenca apo nga Policia e Shtetit lidhur me pretendimet e deputetit“, shkruan Braçe teksa publikon videon me poshtë.
