Në shtëpinë e Big Brother, Luizi ka komentuar hapur situatën mes Mateos dhe Brikenës pas suprizës romantike që ai i përgatiti, por që u prit me një qëndrim të ftohtë nga ajo. Sipas Luizit, reagimi i Brikenës ishte zhgënjyes dhe pa asnjë emocion.
“Edhe një përqafim e meriton njeriu pas gjithë asaj që bëri,” – tha Luizi, duke shtuar se Mateo u përpoq me gjithë zemër, por u përball me një mur ftohtësie. Madje, kur Mateo i dhuroi arushin dhe i tha se e kishte quajtur “Teo”, Brikena ia ktheu: “Jo, do ta quaj Boli,” gjë që sipas Luizit nuk kishte fare sens.
Ai theksoi se më e ndershme do të ishte që Brikena t’i thoshte hapur se nuk kishte ndjenja, sesa ta mbante situatën pezull dhe pa sinjale të qarta.
