Thursday, January 15, 2026
HomeALBBerisha sulmon SPAK-un: A•kuzë për një proces nga i cili kanë përfituar...

Berisha sulmon SPAK-un: A•kuzë për një proces nga i cili kanë përfituar 1 milion shqiptarë

Sali Berisha u paraqit paraditen e sotme në SPAK në zbatim të masës së sigurisë që lidhet me çështjen “Partizani”. Gjatë një deklarate për mediat, ish-kryeministri bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme i ka shtuar dosjes një akuzë të re, e cila sipas tij lidhet me pasuritë e paluajtshme të fëmijëve të tij.

Berisha pretendoi se SPAK ka përfshirë si element akuzues përfitimin e fëmijëve të tij nga procesi i privatizimit të banesave, një proces që, sipas tij, është zhvilluar në përputhje me ligjin dhe nga i cili kanë përfituar mbi një milion qytetarë shqiptarë.

Ai theksoi se pasuritë e familjarëve të tij janë të kufizuara dhe të deklaruara prej vitesh në institucionet përkatëse, duke përfshirë edhe një apartament të privatizuar sipas legjislacionit në fuqi në atë periudhë.

“Fëmijët e mi kanë përfituar sipas ligjit. Vajza ime, për shkak se ishte mbi 18 vjeç, zotëronte një të tretën e apartamentit, ashtu siç parashikonte ligji i privatizimit të banesave. Kjo po paraqitet sot si akuzë për korrupsion nga një prokurori politike. Janë konkluzione që nuk kanë lidhje me faktet dhe janë plotësisht alogjike”, deklaroi Berisha.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments