Wednesday, January 14, 2026
HomeALBBerisha i kërkon dorëheqjen/ Zbulohet LËVIZJA e menjëhershme e Ramës, mbledh

Berisha i kërkon dorëheqjen/ Zbulohet LËVIZJA e menjëhershme e Ramës, mbledh

Teksa Berisha kërkon dorëheqjen e Edi Ramës, burime për Report TV bëjnë me dije se kryeministri do të mbledhë të premten (më 9 janar), në Tiranë, ministrat e kabinetit të tij.

Fokusi i kësaj mbledhjeje do të jetë te objektivat e qeverisë për vitin 2026. Takimi do të nisë në orën 10:00 te Pallati i Brigadave dhe është konceptuar si një tryezë e gjatë pune për vetëm një ditë.

Ndërsa një javë më pas, të premten e 16 janarit, Rama do të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të PS në nisje të sesionit të ri parlamentar, me qëllim për të koordinuar punën në Parlament.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments