Tuesday, March 3, 2026
HomeALBBerisha: Edi Rama të japë dorëheqjen! Rrezikon 60 vite burg…

Berisha: Edi Rama të japë dorëheqjen! Rrezikon 60 vite burg…

Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka uzurpuar postin e kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Në konferencën për mediat, Berisha deklaroi se ai qëndron në pushtet në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Sipas Berishës, në momentin që Rama largohet nga posti rrezikon shumë vite burg.

Në emër të PD ripërsëris kërkesën e prerë të dorëheqjes së Edi Ramës si uzurpator i postit të kryeministrit. Rama qëndron në pushtet mbi krimin dhe drogën. Në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit. Rama qëndron në pushtet për të mbrojtur vjedhjet e qindra dhe miliarda eurove të shqiptarëve. Qëndron në pushtet, i bindur se në momentin e parë të largimit nga ajo karrige ai përfundon, nëse për lubinë i tha 36 vjet burg, ju garantoj se për Ramën as 76 nuk mjaftojnë, për serialin e veprave penale. Vetëm Porti i Durrësit është të paktën 60 vite burg. Djegësi i Tiranës, pra ajo që thashë unë ishte me minimumet, por Rama meriton 3 jetë ti kalojë në burgje për vjedhjet që ka bërë”, deklaroi Berisha.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments