Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë ku kundërshton ndalimin e udhëtimeve jashtë vendit.
Nëpërmjet avokatëve të saj, Belinda Balluku kërkon që të zhbllokohet vendimi i pezullimit të pasaportës.
Lidhur me masën e pezullimit nga ushtrimi i detyrës, Belinda Balluku nuk ka ngritur pretendime duke qenë se Apeli e ka pezulluar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Masat ndaj Ballukut janë vendosur nga Prokuroria e Posaçme për shkak të akuzave të ngritura ndaj saj.
