Në faqen zyrtare të Big Brother VIP Albania ka shpërthyer një valë reagimesh nga fansat, të cilët janë shfaqur tepër të revoltuar gjatë transmetimit të mesazheve “Big Love”.
Sipas komentuesve, produksioni ka lexuar kryesisht mesazhe që përfshinin çiftin Mateo–Brikena, ndërsa nuk është dhënë pothuajse asnjë mesazh individual për Mateon. Kjo ka sjellë një “stuhi” komentesh negative, ku ndjekësit akuzojnë produksionin për anashkalim dhe mungesë transparence.

Shumë prej tyre theksojnë se publiku paguan për të dërguar mesazhe dhe presin që ato të transmetohen në mënyrë të drejtë. “Turp, njerëzit paguajnë lekë dhe nuk lexohen mesazhet!”, shkruan një komentues, ndërsa të tjerë kërkojnë sqarim zyrtar nga produksioni.


Deri në këto momente, nuk ka pasur një reagim publik nga ana e produksionit lidhur me situatën, por debati në rrjete sociale vazhdon të ndizet gjithnjë e më shumë.
