Friday, February 20, 2026
HomeALBBaton Haxhiu “zbërthen” fjalën e Ramës në SHBA: U tregua kryeministër me...

Baton Haxhiu “zbërthen” fjalën e Ramës në SHBA: U tregua kryeministër me bole

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar në emisionin “Opinion” paraqitjen e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes, si dhe deklaratat që ai bëri për UÇK-në në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Sipas Haxhiut, Rama tregoi se politika nuk kërkon vetëm guxim, por edhe vendosmëri të fortë për të artikuluar qëndrime të ndjeshme në forume ndërkombëtare. Ai vlerësoi si të guximshëm faktin që Rama lidhi temën e paqes me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Kur ka një deklaratë të tillë, është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për ta përshkruar. Politika kërkon jo vetëm guxim, por edhe vendosmëri të fortë. Për mua, Rama ishte i guximshëm dhe kjo deklaratë mund të ketë edhe pasoja. Në një ambient të tillë duhet më shumë se thjesht kurajë. Nuk e kisha menduar që ai do të fliste për Hagën në Shtetet e Bashkuara. Kur përmendi paqen, ai solli menjëherë në vëmendje rastin e Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i lidhur temat në mënyrë të drejtpërdrejtë”, u shpreh Haxhiu.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments