Monday, March 9, 2026
HomeALBBastard, ordiner!”/ Shqipe Hysenaj “kryqëzon” Arjan Konomin: Ofendoi një grua në 8...

Bastard, ordiner!”/ Shqipe Hysenaj “kryqëzon” Arjan Konomin: Ofendoi një grua në 8 Mars, turp edhe për…

Ish-konkurrentja e njohur, Shqipe Hysenaj, ka shpërthyer në një reagim të ashpër publik ndaj opinionistit Arjan Konomi, pas një debati të ndodhur në “Fan Club” mes tij dhe një koreografeje të ftuar.

Shqipe nuk i ka kursyer etiketat e rënda ndaj Konomit, duke e akuzuar se ka humbur toruan dhe nuk di të ndajë televizionin nga rrjetet sociale.

Ky bastard, ordiner që mendon se është live në TikTok… e ka ngatërruar televizionin me rrjetet sociale,” – shkruan Shqipe e revoltuar.

Ajo e ka cilësuar sjelljen e tij si të turpshme, veçanërisht duke marrë parasysh kontekstin e Ditës së Gruas.

Të lejosh një ‘opinionist’ barbon të ofendojë me këtë lloj fjalori një grua në një ditë të shënuar si 8 Marsi…” – vazhdon ajo.

Shqipe nuk ka kursyer as panelin dhe të pranishmit e tjerë në studio, duke i akuzuar se heshtja e tyre ishte mungesë respekti për veten.

“Turp dhe për ato që ishin aty që s’patën as respekt për veten që ta stoponin, e jo më të kishin respekt për tjetrën. S’keni faj, keni arritur kulmin në nivelet më të larta,” – përfundoi ajo reagimin e saj të fortë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments