Ngjarja tragjike që tronditi Tiranën ka marrë një tjetër dimension prekës. Pas aksidentit fatal pranë Gjykatës, ku një grua humbi jetën pasi u përplas nga një autobot me ujë, në vendngjarje kanë qenë të pranishëm familjarë të viktimës.
Momenti më i dhimbshëm ishte kur bashkëshorti i saj, i moshuar, mbërriti në vendin e ngjarjes dhe pa trupin e pajetë të gruas së tij. I pushtuar nga dhimbja, ai është ulur në gjunjë pranë saj dhe ka shpërthyer në lot, një skenë që ka prekur thellë të gjithë të pranishmit.
Dëshmitarët tregojnë se burri nuk mund të përmbahej, ndërsa përpiqej t’i afrohej trupit të mbuluar të bashkëshortes, duke krijuar një moment rrëqethës që ka tronditur edhe efektivët dhe kalimtarët.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa kjo ngjarje ka lënë pas jo vetëm një viktimë, por edhe një familje të shkatërruar nga dhimbja.
