Shpronësimi i 74 familjeve durrsake për projektin e bulevardit historik “Edidamn” (projekti TID) ka nxitur zemërim te banorët. Mosmarrëveshja nuk lidhet me zhvillimin e zonës historike, por me vlerën e dëmshpërblimit që shteti ka parashikuar.
Një nga rastet më prekëse është ajo e Sofie Simakut, e moshuar që protestoi dje përpara Bashkisë. Ajo deklaroi se nuk do të largohet nga shtëpia e saj, pavarësisht se ka marrë letër për të liruar banesën më 16 shkurt. Simaku kërkon që shteti t’i sigurojë një apartament brenda Durrësit dhe refuzon të zhvendoset në Spitallë apo zona të tjera.
“Kam rreth 70 vite që jetoj këtu. Sot më kërkohet të largohem me një letër”, tha ajo, duke treguar shqetësimin e madh të banorëve për humbjen e shtëpive të tyre historike.
