Wednesday, March 11, 2026
HomeALBBabai yt është në burg”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Selin

Babai yt është në burg”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Selin

Një nga momentet më të tensionuara dhe më delikate të mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP Albania” ka qenë padyshim përplasja e ashpër mes Rogertit dhe Selinës.

Këtë herë, loja kaloi kufijtë e shtëpisë, pasi në qendër të debatit u përfshi familja e banores.

Gjatë një rrëfimi të transmetuar në Prime, Rogerti bëri një deklaratë të bujshme dhe shumë të rëndë për jetën personale të Selinës.

“Selin vjen nga një eksperiencë e llastuar. Unë e di informacionin për babain e saj që e ka në burg,” – u shpreh ai me bindje nga Dhoma e Rrëfimit.

Pasi dëgjoi klipin live, reagimi i Selinës ishte i menjëhershëm. Ajo e mohoi kategorikisht këtë akuzë, duke e quajtur situatën qesharake dhe duke sqaruar se i ati jeton dhe punon i lirë jashtë shtetit.

“Kjo është ekstrem shumë qesharake. I uroj lirim të shpejtë të gjithë baballarëve që ndodhen pas hekurave. Im atë, për fat të mirë, është jashtë hekurave… gëzon liri të plotë,” – theksoi Selin.

Ajo shtoi me krenari se nuk do ta kishte aspak për turp ta pranonte nëse do të ishte e vërtetë, pasi e konsideron atë një “figurë të mrekullueshme atërore”.

Përplasja agravoi kur Rogerti vazhdoi të insistonte, duke e pyetur se në cilin shtet jeton dhe duke u mbrojtur me faktin se burimi i tij ishte një e afërm e saj.

“Unë di që tezja jote ka thënë që babai yt është në burg,” – i tha Rogerti.

E revoltuar nga kjo ndërhyrje, Selin refuzoi t’i jepte llogari: “Të detyrohem një shpjegim unë se ku jeton im atë? Familjen time e dua shumë… padashje është bërë pjesë e kësaj eksperience.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments